EmailFacebookKontakt

Referimi i Departamentit të Teologjisë së Universitetit “Aristoteli” të Selanikut

Në referimin e tij para Senatit, Departamenti i Teologjisë së
Universitetit “Aristoteli” të Selanikut midis të tjerave, përmendi:
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i
Gjithë Shqipërisë, Anastasi, Profesor Emeritus i Universitetit
Kombëtar Kapodistrian të Athinës, Anëtar Nderi i Akademisë
së Athinës dhe Doktor Nderi i 18 Fakulteteve e Departamenteve
si dhe i Departamentit tonë, është dalluar ndërkombëtarisht
për kontributin e tij në mendimin teologjik bashkëkohor dhe
në zbatimin praktik të tij, veçanërisht në shoqëri të goditura
nga varfëria (Afrikë) apo të privuara nga liria (Shqipëri). Ka
qenë në pararojë të kërkimit teologjik për dëshminë e Ungji-
llit në kufij të rinj, ka kryer studime dhe kërkime të specializu-
ara fetarologjike e hierapostolike si bursant i Fondacionit
“Alexander von Humboldt”, të cilat i zbatoi në Afrikë dhe në
Shqipëri. Ka marrë pjesë në mënyrë aktive në dialogë ndër të
krishterë dhe ndërfetarë, ka shkruar një numër të madh
studimesh, esesh dhe artikujsh të botuar në shumë gjuhë…
Kryepiskopi Anastas është shquar si një personalitet
shpirtëror me autoritet ndërkombëtar dhe është nderuar me 24
çmime ndërkombëtare… Është shpallur “Bamirës i Madh i
Patriarkanës së Aleksandrisë”, Doktor Nderi i 18 Universiteteve
të ndryshme dhe është zgjedhur në poste të larta të organizmave
ndërkombëtarë: President i Komisionit të Këshillit Botëror të
Kishave për Hierapostullimin dhe Ungjillëzimin (1984-1991),
Zëvendëspresident i Këshillit të Kishave Evropiane (2003-2009),
President i Këshillit Botëror të Kishave (2013-2016), President
Nderi i “Asamblesë Botërore Ndërfetare për Paqen” (2006 e
në vazhdim). Gjithashtu është vlerësuar në mënyrë të shum-
anshme nga Institucionet e Larta Akademike dhe të Edukimit
të vendit tonë, nga bota politike dhe shoqëria e gjerë. Në vitin
2000, u propozua nga 33 anëtarë të Akademisë së Athinës dhe
personalitete të Shqipërisë si kandidat i çmimit Nobel për
Paqen… Z. Anastas, me veprën e tij madhore, ka kontribuuar
në rikthimin e dinjitetit të orthodhoksëve të Shqipërisë, pa-
varësisht nga origjina etnike, në punësimin dhe kujdesin shë-
ndetësor për një pjesë të madhe të popullsisë, pavarësisht nga
feja, në ruajtjen dhe promovimin e monumenteve të kulturës,
në shkollimin e shumë të rinjve…
Në mënyrë të veçantë, theksoi ato sa përmenden në motivacionin
përfundimtar të Senatit…

8