Më 18 nëntor, me Shërbesën e
Bekimit të Ujit (Ajazmën), që u
krye nga Mitropoliti, Imzot Andoni,
u përurua Qendra Rinore Ortho-
dhokse e Elbasanit. Merrnin pjesë
të rinj orthodhoksë të qytetit dhe
disa klerikë.
Pas shërbesës, Hirësi Andoni u
foli të rinjve, duke i nxitur që të jenë
aktivë me pjesëmarrjen dhe kontri-
butin e tyre, për një miqësi të vër-
tetë të krishterë dhe një ndihmë
konkrete në shoqëri. Më pas, të
rinjtë kaluan kohë së bashku në
mjediset e qendrës, që ndodhet
pranë qendrës së qytetit, në rrugën
“Rinia”, e cila të çon për në Univer-
sitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Qendër për rininë orthodhokse të Elbasanit
Kjo qendër është vazhdimësi e
përpjekjeve të mëparshme që ishin
bërë në qytetin e Elbasanit, ku
shumë të rinj e të reja u kultivuan
me besimin dhe dashurinë për Pe-
rëndinë dhe njëri-tjetrin, diçka që
pritet të vazhdojë e zgjerohet edhe
me këtë qendër të re. Mjediset janë
marrë me qira dhe qendra rinore
do të ketë një program të për-
ditshëm, kryesisht pasditeve. Takimi
kryesor i të rinjve do të jetë ditën e
shtunë paradite, ndërsa të mërku-
rave pasdite do të ketë studim të
Shkrimit të Shenjtë dhe të premteve
pasdite do të kryhet Shërbesa e
Paraklisit të Hyjlindëses Mari.
Mitropolia e Elbasanit