EmailFacebookKontakt

Që të gjithë të jemi një

Manastiri i hirshëm i Shën Joan
Vladimirit, pranë Elbasanit, nga
data 14-16 dhjetor 2018, u gjallërua
nga prania dhe entuziazmi për rri-
tje shpirtërore i grupit rinor nga
Tirana. Dita e premte nisi me Shër-
besën e Paraklisit, ku të rinjtë i
psalën së bashku së Tërëshenjtës.
Pas Shërbesës së Pasdarkës të
rinjtë u mblodhën rreth zjarrit ku
ndoqën me interes atë Irineun, pri-
ftin e manastirit, i cili tregoi histo-
rinë dhe mrekullitë e shën Joan
Vladimirit dhe manastirit të tij. Më
pas Parashqevi Gega, u tregoi të
rinjve për përvojën e saj në Uganda
të Afrikës dhe i nxiti ata të jenë
falënderues për çdo të mirë që na
jep Zoti, sepse, duke parë që ka
edhe të tjerë që janë më keq, kup-
tojmë sa shumë të bekuar jemi dhe
sa shumë duhet të mendojmë për
Që të gjithë të jemi një
ata rreth nesh, që kanë nevojë. Pro-
grami i së shtunës vijoi me lutjen e
mëngjesit, mëngjesin dhe orën e
shoqërizimit, punë dore, ku të rinjtë,
përgatitën kartolina për Krishtli-
ndje, shitja e të cilave do të mbë-
shtesë nismën për mbjelljen e 150
trëndafilave në hyrje të manastirit.
Gjatë programit të së shtunës
grupit rinor nga Tirana iu bashkua
edhe një përfaqësi e të rinjve nga
Elbasani. E diela, dita e Zotit, filloi
me Shërbesën e Mëngjesit dhe
Liturgjinë në kishën e Shën Joan
Vladimirit, drejtuar nga Mitropoliti
i Elbasanit, Andoni.

10