EmailFacebookKontakt

Qarkullojnë botime që mbjellin urrejtje dhe dasi: Protestë drejtuar organizatorëve të Panairit të Librit

Të nderuar organizatorë të
Panairit të Librit. Kisha Orthodho-
kse Autoqefale e Shqipërisë ka qe-
në prej shumë vitesh pjesëmarrëse
e rregullt e veprimtarisë së organi-
zuar nga ju dhe i ka përmbushur me
korrektesë të gjitha detyrimet ndaj
jush, si dhe ato ligjore. Por, na shqe-
tëson fakti se në Panair lejohet të
qarkullojnë libra që fyejnë në më-
nyrë të hapur e të dënueshme Ko-
munitetin Orthodhoks dhe drejtu-
esin e tij, Kryepiskopin Anastas.
Qarkullojnë botime që mbjellin urrejtje dhe dasi
Protestë drejtuar organizatorëve të Panairit të Librit
Një libër i tillë është edhe ai
“Djaj në veladon”, i autorit Sejdi
Kondi, i cili si nga ana vizive, ashtu
dhe e përmbajtjes është një dhunim
i të gjitha rregullave të etikës e ligje-
ve që garantojnë harmoninë fetare
dhe të drejtat e komuniteteve fetare.
Besojmë e shpresojmë se detyra
juaj nuk është vetëm përcaktimi i
hapësirave dhe marrja e pagesës, por
dhe zbatimi i një kodi etik e mbrojtja
mbi bazën e ligjeve të Shtetit të
pjesëmarrësve ne Panairin tuaj.
Shpresojmë që kjo protestë do
të merret parasysh për të tashmen,
por sidomos për t’u pasur parasysh
në të ardhmen, për të përcaktuar e
zbatuar një kod etik mbi bazën e
ligjeve në fuqi, por edhe për të har-
tuar një rregullore që ndalon fyerjen
e diskriminimin ndaj klientëve tuaj.
Tiranë, 14 nëntor 2015
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë

3