EmailFacebookKontakt

Pse Perëndia i ndalon magjinë dhe fallin?

Fragment nga
shën Nikodhim Agjioriti
Te libri Dhefteronomi (Ligji i
Dytë), Perëndia i urdhëroi heb-
renjtë: “Tek ti (Izrael) të mos gje-
ndet asnjë që të “pastrojë” djalin e
tij dhe vajzën e tij me zjarr; asnjë
që të mos shtjerë në fall apo short,
që të parashikojë të ardhmet me
zëra (kledonet) dhe të vërejë she-
njat (Oionet); magjistar, që të me-
rret me yshtje, me mediume që kë-
shillojnë frymërat, as me magji-
starë, as me ndjellje të vdekurish.
Gjithashtu në Levitik , shton që
asnjë të mos u afrohet atyre që i
bëjnë këto gjëra, që të mos ndotet:
“Të mos u ngjiteni (magjistarëve),
se ndoteni prej tyre; Unë jam Zoti,
Perëndia juaj”(Lev. 19:26,31).
Perëndia i ndalon magjitë, sep-
se, si ata që i përdorin edhe ata që
i kërkojnë, i drejtojnë te falja dhe
adhurimi i demonëve. Ndaj për-
bëjnë mëkat të vdekshëm. Nga ana
tjetër, magjitë nuk mund të ofrojnë
asnjë dobi (Urtësia e Sirakut 34:5).
Për këtë arsye, apostujt e shenjtë
urdhërojnë të krishterët të mos
përdorin asnjë lloj magjie.
Të krishterë, kujtohuni se, kur
morët Pagëzimin e shenjtë, prifti ju
pyeti apo ndoshta vetë Krishti: “E
mohon satananë dhe gjithë veprat
e tij, dhe gjithë adhurimin e tij, dhe
gjithë lavdinë e tij?”. Dhe secili nga
ju, me gojën e nunit të tij, u përgjigj:
“E mohoj”. Jo vetëm satananë, por
dhe veprat e tij, dhe adhurimin e tij,
Pse Perëndia i ndalon magjinë dhe fallin?
dhe lavdinë e tij. Por cili është
adhurimi i satanait? Shën Kirilli i
Jerusalemit përgjigjet se janë të
hedhurit fall, pijet vdekjeprurëse,
epshndjellëse dhe të gjitha llojet e
tjera të magjive. Ndërsa Gojarti i
hirshëm thotë se janë teatrot (e
shfrenuara), hipodromet, kledonet
dhe çdo mëkat.
Pra, vëllezër të dashur, nuk e
kuptoni se për atë pohim dhe betim
tuajin në orën e pagëzimit, do t’ju
kërkohet llogari ditën e Gjyqit?
Nuk e dini se duhet ta ruani me
çdo kusht marrëveshjen që bëtë
me Perëndinë? Si e lini Krishtin
dhe shkoni te magjistarët dhe
magjistricat, domethënë, te vetë
djalli?
Fjalët “E mohoj satananë dhe
gjithë adhurimin e tij, dhe gjithë
lavdinë e tij”, duhet të jenë gjith-
monë në gojën tuaj dhe në mendjen
tuaj, si fre dhe pengesë nga çdo
lloj magjie. Këto fjalë do t’ju bëjnë
të mos keni frikë nga asgjë kur të
dilni nga shtëpia, as nga fjalët dhe
as nga “rastësitë”. Këto fjalë, të
bashkëlidhura me shenjën e Kryqit,
do t’ju bëjnë të mos keni frikë as
vetë djallin, me të gjithë shpurën e
tij. Vetëm mos reshtni së përsëritu-
ri gjithmonë dhe kudo, ashtu siç
këshillon goja e artë e shën Joanit:
“Ju lutem, qëndroni të pastër nga
kurthi i magjisë, duke pasur si mbë-
shtetje këto fjalë. Dhe, ashtu siç
nuk mund të shkoni në pazar pa
rroba apo këpucë, mos shkoni as-
gjëkund pa thënë frazën: “Satana,
të mohoj ty dhe lavdinë tënde, dhe
adhurimin tënd dhe me Ty, o Krisht,
bashkohem!”. Asnjëherë mos dil
nga dera e shtëpisë pa thënë fjalët
e mësipërme, sepse janë mbështe-
tja jote, arma jote, “kalaja që s’ta
marrin dot”. Njëkohësisht, vulosu
me shenjën e Kryqit. Kështu, jo ve-
tëm njeriu, por as djalli nuk do të
mund të të dëmtojnë, duke të parë
ngado me këtë mburojë armatimi”.
Pse të krishterët
ranë në magjira
Shkaku që të krishterët e sotëm
ranë në veprat e djallit dhe pa-
dyshim në magji, është se i harroj-
në premtimet që i dhanë Krishtit
kur u pagëzuan, përfundimisht i
fshinë nga kujtesa dhe nga zemra
e tyre. Prandaj dhe tek ata bëhen
realitet ato që tha Zoti: “Edhe fryma
e ndyrë (demoni) kur del nga njeriu
shkon nëpër vende pa ujë, duke
kërkuar prehje dhe nuk gjen (sepse
prehje gjen vetëm kur e sundon
njeriun dhe i bën të keqe). Atëherë
thotë: Do të kthehem në shtëpinë
time (d.m.th. në zemrën e njeriut),
andej nga dola. Edhe si vjen, e gjen
të zbrazët, të fshirë e të stolisur
(d.m.th. e gjen njeriun të pakujdes-
shëm, të ekspozuar, që ta pranojë
përsëri). Atëherë shkon e merr me
vete shtatë frymë të tjera më të liga
se veten, edhe si hyjnë, banojnë
atje; edhe të pastajmet e atij njeriu
bëhen më të këqija se të parat (dhe
nga pagëzimi)”. (Matth. 12:43-45).
Pra, sapo të krishterët merren
me magji, largojnë nga zemrat e
tyre Hirin Hyjnor, Shpirtin e Shenj-
të dhe vendosin brenda vetes fry-
mën e papastër, demonin. Atëherë,
me fuqinë demoniake bëjnë çdo gjë
satanike dhe të çuditshme.
Rrjedhimisht, ata që merren me
magji, si mund të quhen të kri-
shterë? Të krishterë dhe njëkohë-
sisht magjistarë?! Të krishterë dhe
demonadhurues? E padëgjuar! E
pamundur! Si mund të bien dakord
drita dhe errësira, bijtë e Perëndisë
me bijtë e djallit?…

3