Disa qarqe, kohë pas kohe, lëshojnë sharje të
ndryshme, me sajesa e trillime të gënjeshtërta, për të
fyer personalitete të Kishës Orthodhokse. Së fund-
mi, një libër fyes u prezantua në Panairin e Librit, në
Tiranë. Bëhet fjalë për gjoja “romanin” me titull “Djaj
në veladon” të Sejdi Kondit, botim i shtëpisë botuese
“Çamëria”, i promovuar nga një stendë me orientime
politike të caktuara. Ky libër është një përçartje
fantazie e sëmurë, shfaqet si roman, por përmend
direkt dy emra historikë, shën Kozmain e Kolko-
ndasit (Fier) dhe Kryepiskopin Anastas. Kopertina
e librit përbëhet nga ikona e të parit dhe fotografia e
të dytit. Është më se e qartë se qëllimi i librit është të
godasë autoritetin e tyre, t’u baltosë emrin, duke
shpikur dialogë imagjinarë dhe duke e shtrembëruar
krejtësisht historinë e tyre. Por, pikësëpari, fyen të
gjithë orthodhoksët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe
në mbarë botën orthodhokse, që i nderojnë dhe i
respektojnë këto figura në mënyrë të veçantë.
Protestave të forta, të bëra brenda vendit dhe
jashtë tij, jemi të detyruar t’u shtojmë protestën
zyrtare të Kishës Orthodhokse drejtuar shkrimtarit,
shtëpisë botuese dhe qarqeve politike që këmbë-
ngulin për promovimin e këtij libri. Ka ardhur koha
që ky sakrilegj i padëgjuar të marrë fund dhe të
hiqet nga qarkullimi ky libër i turpshëm, që fyen jo
vetëm komunitetin orthodhoks, por përbën një
stonaturë në harmoninë fetare, për të cilën mburret
vendi ynë dhe minon bashkekzistencën paqësore.
Kisha Orthodhokse sigurisht që do ta vazhdojë
e paepur veprën e saj krijuese, duke rrezatuar
dashuri e shpresë në të gjitha drejtimet. Shën Joan
Gojarti ka shkruar qysh në shekullin e 4-t pas
Krishtit, në lidhje me fenomenin e mësipërm: “Kisha
fiton, kur e luftojnë; kur bëjnë plane kundër saj, më
shumë forcohet; kur shahet bëhet më e shndrit-
shme,… gjithmonë lulëzon”.
Sinodi i Shenjtë
i Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë
27.11.2017
Protestë
Për një “roman”, që fyen orthodhoksët
dhe më gjerë,
si edhe harmoninë fetare të Shqipërisë