Diakonia Agapes, (Shërbimi i
Dashurisë), Zyra sociale, zhvillu-
ese dhe e emergjencave e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, është themeluar në vitin
1992, me iniciativën dhe bekimin e
Fortlumturisë së Tij, Anastasit,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe
i Gjithë Shqipërisë. Ajo filloi akti-
vitetin e saj duke ofruar ndihmë
humanitare gjatë periudhave të
emergjencës e më pas, për t’u për-
shtatur sa më mirë me nevojat në
ndryshim të situatës në vend, i
orientoi aktivitetet e saj drejt fu-
shës së zhvillimit, duke synuar t’u
qëndrojë afër dhe të mbështesë
individët dhe grupet më në nevojë
në shoqërinë shqiptare. Që prej vi-
tit 2000, zyra funksionon brenda
Fondacionit “Fryma e Dashurisë”
të Kishës, që është një organizatë
jofitimprurëse. Diakonia Agapes
është gjithashtu një nga theme-
lueset e Rrjetit Ballkanik të Zhvilli-
mit të Shoqërisë Civile, i cili për-
bëhet nga 15 organizata të kësaj
fushe. Këtë vit ajo ka planifikuar
dhe nisur disa projekte të reja:
Projekte të reja në mbështetje të personave
me aftësi të kufizuara dhe të fermerëve
Përrenjas – mbështetje për
personat me aftësi
të kufizuara
Diakonia Agapes, në bashkë-
punim me shoqatën “Mbrojtja e të
Drejtave të Personave me Aftësi
të Kufizuara” (MEDPAK) dhe
Qendrën Shqiptare për Integrimin
e Njerëzve me Nevoja të Veçanta
(QSHINJNV), po zbaton projektin
6-mujor “Shërbime publike tran-
sparente dhe efektive për Perso-
nat me Aftësi të Kufizuara”, në
bashkitë Përrenjas, Belsh dhe Cë-
rrik. Ky projekt mbështetet nga
fondi i nëngrantimit “Rrjetëzim
dhe shkëmbim i njohurive ndër-
mjet OSHC-ve në fushën e anti-
korrupsionit dhe qeverisjes së mirë
në nivel vendor” – Raundi II, në
kuadër të projektit CIVILISC, fi-
nancuar nga BE-ja, zbatuar nga
IDM-ja, në partneritet me Fonda-
cionin RiskMonitor, Bullgari.
Në kuadrin e këtij projekti, më
28 shkurt 2018, u zhvillua prezan-
timi i projektit në bashkinë Përre-
njas, ku morën pjesë persona me
aftësi të kufizuara, prindërit e tyre,
përfaqësues të institucioneve pu-
blike dhe shoqërisë civile. Në takim
mori pjesë edhe Kryetarja e bash-
kisë Përrenjas, Miranda Rira, e cila
shprehu interes për projektin dhe
ofroi bashkëpunimin dhe ndihmën
e saj dhe të institucionit që përfaqë-
son.
Projekt në ndihmë
të fermerëve
Diakonia Agapes, që nga 1 ja-
nari 2018, ka filluar zbatimin e
projektit: “Fuqizimi ekonomik i
fermerëve në zonat rurale të Shqi-
përisë”, i mbështetur nga organiza-
ta Bread for the World – Gjermani.
Qëllimi i tij është përmirësimi i ku-
shteve të jetesës dhe rritja e mirë-
qenies së fermerëve në fshatrat e
qarkut të Elbasanit.
Në kuadër të këtij projekti u
realizuan 2 workshope njëditore në
njësinë administrative Tregan. Më
23 shkurt, u zhvillua workshopi në
Muçan, në të cilin morën pjesë gra-
të përfituese të serave të fshatra-
ve Muçan dhe Kaçivel, si dhe me
27 shkurt, u zhvillua workshopi në
fshatin Kyçyk, ku ishin prezente
përfitueset e fshatrave Kyçyk dhe
Tregan. Në takim morën pjesë
edhe fermerë që kanë sera dhe kul-
tivojnë perime në zonë dhe janë të
interesuar për t’u bërë pjesë e pro-
jektit.