EmailFacebookKontakt

Program i pasur veprimtarish i Rinisë Orthodhokse

Program i pasur veprimtarish i Rinisë Orthodhokse
Siç është tashmë e njohur, çdo vit shkollor përkon edhe me nisjen
e aktiviteteve të ndryshme rinore në të gjitha dioqezat e vendit.
Me bekimm e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë, Anastasit, Rinia Orthodhokse e Shqipërisë “Bijtë e
Ditës”, në bashkëpunim me klerikë, teologë, katekistë dhe studentë,
nis për vitin akademik 2016-2017 programin rinor, me anë të të cilit
të rinjtë ftohen të njohin Krishtin dhe Kishën e Ty.
Të rinj dhe të reja nga1 gjithë vendi, bazuar në objektivat e Lidhjes
Rinore: Njohja me Krishtin, Miqësia, Dëshmia dhe Shërbimi, do të
kenë mundësinë që të zbulojnë dhe zhvillojnë të vërtetat e përjetshme
që kanë të bëjnë me vetë ekzistencën dhe qëllimin final: Bashkimin
me Perëndinë nëpërmjet mistereve të shenjta brenda Kishës
Orthodhokse që në thelb është liman shpëtimi.
Takimet rinore me tema sociale dhe kulturore, konferencat
rinore, lutjet, trajnimet, nismat e bamirësisë, pelegrinazhet, shkë-
mbimet e përvojave etj., janë aktivitetet bazë, pjesë e programit të
sivjetshëm, që do të ndihmojnë të rinjtë të jenë pranë Kishës dhe
njeri-tjetrit.
Urojmë që kjo vepër te jetë sa më frytdhënëse, në mënyrë që
përpjekjet shpirtërore të të rinjve tanë të gjejnë shpresë dhe ngroh-
tësi në zemrat e tyre.
Jani Meni

3