EmailFacebookKontakt

Privilegj të jem mik i veçantë i Kryepiskopit

Privilegj të jem mik i veçantë i Kryepiskopit
– Intervistë për Radion “Ngjallja” e akademikut Neritan Ceka, pas
vizitës së urimit në selinë e Sinodit të Shenjtë në ditën e Pashkës –
Vij, sepse e konsideroj privilegj të jem një nga frekuentuesit e
vazhdueshëm të Katedrales, si institucion, jo vetëm si godinë. Privilegj
të jem mik veçantë 1 Kryepiskopit, që është një person 1 jashtëzakon-
shëm në dimensionin human edhe në dimensionin shqiptar, pasi është
rithemeluesi i Kishës Autoqefale Orthodhokse Shqiptare, të cilën e ngriti
në një nivel bashkëkohor, ndërkombëtar, një Kishë që është pjesë jo
vetëm e lëvizjes shpirtërore për të vërtetën dhe të drejtën, por edhe për
kulturën shqiptare. I dha asaj një frymë intelektuale, krijoi një kler nga
më të arsimuarit, jo vetëm në nivel shqiptar, por besoj se është edhe në
nivel evropian. Dhe sa herë vij në këtë institucion, e ndiej veten me të
vërtetë të ripërtërirë.

3