Më 15 korrik, pasdite, studentët e
Shkollës Verore të Gjuhës, Histo-
risë dhe Civilizimit Bizantin, e cila
u zhvillua për herë të parë këtë ve-
rë, u njohën me Muzikën Bizantine,
e cila përfaqëson një nga aspektet
më të rëndësishme dhe interesan-
te të trashëgimisë shpirtërore dhe
kulturore të Perandorisë Bizantine.
Me termin muzikë “bizantine” apo
“pasbizantine” i referohemi asaj
shprehjeje dhe tradite muzikore, e
cila karakterizohet për nga vijue-
shmëria dhe ngjashmëria e pa-
ndërprerë që prej shekujve të lar-
gët të kulturës bizantine. Si art,
muzika bizantine përbën shprehje
të shpirtit dhe kulturës së Bizantit.
Ajo u organizua gjatë gjysmës së
shek. X, në një sistem shkrimi mu-
zikor të plotë, të pavarur, të përkry-
er dhe homogjen me qëllim përso-
sjen e shprehjes së adhurimit fe-
tar në Kishën Ortodokse Lindore.
Kjo kulturë e shkruar artistike për-
mbi 1000-vjeçare, mbërriti deri në
ditët tona, e evoluuar dhe e inter-
pretuar pa ndërprerje prej mësu-
esve të mëdhenj nga brezi në brez,
si Joan Kukuzeli, përmes kodikë-
ve të dorëshkruar etj. Në Shqipëri,
kodikët muzikorë përfaqësojnë
një trashëgimi të pasur të kësaj
kulture që u përhap dhe u kultivua
në hapësirën shqiptare ndër she-
kuj. Ato datojnë nga shek. XIII de-
ri në shek. XIX dhe, megjithëse të
paktë në numër, përbëjnë një dë-
Prezantim me traditën e muzikës bizantine
shmi të vyer për njohjen e traditës
së artit të muzikës bizantine në
trojet shqiptare.
Të ftuar specialë këtë mbrëmje
ishte kori i muzikës bizantine “Shën
Joan Kukuzeli” i Katedrales Ortho-
dhokse “Ngjallja e Krishtit” në
Tiranë, me drejtues z. Theodhor
Peci.