EmailFacebookKontakt

Presidenti Nishani shtroi një darkë zyrtare me rastin e Krishtlindjes

Presidentit Nishani shtroi dar-
kë zyrtare për Komunitetet Fetare
Me rastin e festës së Krisht-
lindjes, të shtunën, 26 dhjetor 2015,
Presidenti i Republikës, z. Bujar
Nishani, shtroi një darkë zyrtare në
Pallatin e Brigadave, ku ishin të
ftuar përfaqësues nga komunitetet
e krishtera dhe nga komunitetet e
tjera fetare në vend, drejtues të
institucioneve të pavarura, depu-
tetë etj. Në darkë mori pjesë edhe
një përfaqësi e zgjeruar nga Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë, e kryesuar nga Kryepiskopi
Anastas, ku bënin pjesë të gjithë
anëtarët e Sinodit të Shenjtë, si dhe
klerikë e laikë nga Kryepiskopata
dhe nga tri Mitropolitë.
Në përshëndetjen e tij, Presi-
denti, z. Bujar Nishani, ndër të tjera
theksoi: “Jam i nderuar të jem sonte
mikpritësi juaj. Ndihem gjithashtu i
lumtur që kam mundësi të përsëris
se feja është instrument paqeje dhe
dashurie, se ajo nuk duhet instru-
mentalizuar dhe përdorur në shër-
bim të ideve dhe qëllimeve totali-
tare e integraliste. Ne shqiptarët
mund ta pohojmë me forcë këtë,
mund ta përçojmë kudo mesazhin
tonë, por kemi edhe detyrën të de-
kurajojmë, të izolojmë, të mposhtim
çdo tentativë që cenon trashëgi-
minë tonë, të sotmen apo hedh hije
dyshimi për të ardhmen. Bashkësia
Ortodokse, Bashkësia Katolike dhe
Vëllazëria Ungjillore si dhe prijësit
e tyre e kanë bërë gjithmonë këtë
shërbesë dhe shfrytëzoj rastin t’iu
shpreh admirimin tim të thellë per-
sonal dhe institucional, si dhe
vlerësimin plotësisht të merituar
të të gjithë shqiptarëve në cilësinë
e Kreut të Shtetit shqiptar! Ju
falënderoj të gjithë! Edhe njëherë,
siç urojmë ne shqiptarët: Për shu-
më mot Gëzuar Krishtlindjet!”
Në emër të Kishës sonë për-
shëndeti Fortlumturia e Tij Anastasi,
i cili falënderoi për ftesën, e cila
është e para e këtij lloji për këtë të
kremte të madhe, si dhe theksoi
rolin që kanë luajtur komunitetet
fetare në zhvillimin e gjithanshëm
të vendit në këta 24 vjet.
Gjithashtu, përshëndetën edhe
Kryetari i Konferencës Ipeshkv-
nore, Mons. Angelo Masafra dhe
Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore,
pastor Ali Kurti.
Korresp. i “Ngjallja”
Presidenti Nishani shtroi një darkë zyrtare
me rastin e Krishtlindjes

3