EmailFacebookKontakt

Predispozicion sakrifice dhe përgjegjësie për t’iu bindur dëshirës së Perëndisë

Kryepiskopi mori pjesë në
disa aktivitete në Mitropolinë e
Gjirokastrës pas disa veprim-
tarive të zhvilluara në ishullin e
Korfuzit, ku në një veprimtari
mbresëlënëse u nderua nga
diaspora e 7 ishujve jonianë dhe
prefektura përgjegjëse.
Të shtunën, më 8 Shtator, kur
Kisha jonë nderon dhe kremton
Lindjen e së Tërëshenjtës dhe
Gjithmonëvirgjërës Mari, Kryepi-
skopi Anastas kreu Liturgjinë
Hyjnore në enorinë qendrore të
Dhërmiut, në kishën e Shën Hara-
llambit. Dhjetëra besimtarë mbu-
shën kishën, ambientet e saj ndih-
mëse dhe oborrin, për të marrë pje-
së në Misterin e mistereve dhe për
të marrë bekimin e Kryebariut të
Kishës sonë. Bashkëmeshoi me të
edhe Mitropoliti i Amantias, Hirësi
Nathanaili, priftërinj të zonës etj.
Në predikimin dhe përshënde-
tjen e rastit Kryepiskopi foli për
figurën e Nënës së Tërëkulluar të
Zotit tonë Jisu Krisht dhe në veça-
nti për heshtjen e saj të shenjtë.
Heshtje bindjeje në momentin që
iu ungjillëzua lajmi i mishërimit të
Fjalës Perëndi, heshtje shpresë-
tarie kur në mërgim kujdesej për
Birin e Perëndisë dhe heshtje du-
rimi kur Ai pësonte në Kryq. Por
edhe për momentet kur ajo flet në
Ungjill: për të pranuar sa u porosit
nga Kryeengjëlli, për të lavdëruar
Perëndinë kur e vizitoi Elisabeta
dhe për të kërkuar nga Biri dhe
Perëndia ynë të shtonte harenë e
njeriut në ngjarjen e Kanës.
“Le të frymëzojë kjo secilin nga
ne që duam të jemi bij të Perëndisë
dhe që i lutemi Atij, – tha Kryepi-
skopi, – për të pasur më shumë uni-
tet mes nesh, më shumë ndjenjë
faljeje për njëri-tjetrin, predispozi-
cion sakrifice dhe përgjegjësie për
t’iu bindur dëshirës së Perëndisë”.
Së bashku me besimtarët e
shumtë, në Liturgji dhe në gjithë
takimet në vijim morën pjesë edhe
personalitete të jetës shoqërore
në zonë, punonjës të arsimit, bash-
këpunëtorë të Kishës, si edhe Krye-
tari i Bashkisë lokale z. J. Goro.
Mesazhi i shpresës i Kryepi-
skopit Anastas dhe vizioni për të
vijuar punën krijuese të Kishës
sonë është konkret: Pavarësisht
nga vështirësitë, kohët e fundit ko-
muniteti i besimtarëve të Dhërmiut
dhe gjithë zonës së Himarës po
përjeton realitetin e rehabilitimit të
plotë të Manastirit të Hirshëm të
Shën Theodhorëve, me iniciativën,
Predispozicion sakrifice dhe përgjegjësie
për t’iu bindur dëshirës së Perëndisë
– Në të kremten e Lindjes të së Tërëshenjtës, Kryepiskopi Anastas kreu Liturgjinë Hyjnore
në kishën e Shën Harallambit, në Dhërmi –
kujdesin e veçantë dhe fonde të
siguruara nga ai. Nëpërmjet fjalë-
ve të priftit të tyre, besimtarët
shprehën falënderimin dhe mirë-
njohjen për këtë mrekulli të pa-
besueshme deri pak kohë më parë.
Kryepiskopi i lavdëroi dhe i
nxiti ata për të vijuar në përku-
shtimin në Besimin Orthodhoks,
duke kujtuar edhe atë Liturgji
Hyjnore në gushtin e vitit 1991, me
pjesëmarrje dhe përdëllimtari të
veçantë, që ishte faktor mbështetës
në situatën e errët që mbizotëronte
dhe vendimet përcaktuese që du-
heshin marrë.
Kryepiskopi Anastas, duke kon-
kretizuar optimizmin për të ardh-
men, u komunikoi besimtarëve
përpjekjen për zgjerimin më tej të
Kolegjit Universitar “Logos” me
Fakultetin e Shkencave Humane
dhe degët e reja të Theologjisë,
Gjuhës Greke dhe Pedagogjisë,
për objektivin e kërkimit të mu-
ndësive për një lice të fondacionit
“Fryma e Dashurisë” në zonën e
Himarës dhe rijetëzimin më tej
përmes veprimtarive shpirtërore
të Manastirit të Shën Theodhorëve.
Korresp. i “Ngjallja”

3