Është me vend që ta fillojmë mësimin tonë
me Zotin, dhe kur të kemi mbaruar ta fa-
lënderojmë Zotin – jo se unë jam i denjë që të
zë në gojë emrin e Zotit, por jam i sigurt që
Zoti vuan që unë të bëj një gjë të tillë falë
përkushtimit të Tij të pafund. Ai është i
trinishëm: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë; por
me një natyrë, një lavdi, një mbretëri, një
Zot. Ai është gjithë dritë, gjithë gëzim, gji-
thë përkushtim, gjithë dashuri. Kjo Trini e
Tërëshenjtë që ne besojmë, të Krishterët
Orthodhoksë e lavdërojnë dhe adhurojnë.
Ai është Zoti i vërtetë dhe të gjithë të ashtu-
quajtur zota të tjerë janë demonë. Dhe nuk
jemi vetëm ne që besojmë, lavdërojmë dhe
adhurojmë Trininë e Shenjtë, por edhe
engjëjt, kryengjëjt dhe të gjithë qeniet
qiellore të panumërueshme si yjet e qiellit
dhe si rëra e detit e lavdërojnë pa pushim
Trininë e Tërëshenjtë me himne dhe adhu-
rime.
Le të duam Zotin dhe njerëzit tanë. Në-
se doni që të shpëtoni, mos kërkoni asgjë
tjetër në këtë botë përveç dashurisë. Unë
kam një copë bukë për të ngrënë; ju nuk
keni. Dashuria më thotë mua: Mos e ha
atë vetëm, jepu ca vëllezërve të tu dhe ti
ha atë që mbetet. Unë kam rroba; dashuria
më thotë mua: jepja një rrobë vëllait tënd
dhe ti vish tjetrën. E hap gojën që t’ju
akuzoj, që t’ju gënjej, që t’ju mashtroj; por
menjëherë më vjen ndërmend dashuria e
cila ma mbyll gojën dhe nuk më lë mua që
t’ju them gënjeshtra. E zgjat dorën që t’ju marr
atë që ju përket juve, paratë tuaja, të gjithë
pasurinë tuaj. Dashuria nuk më lejon që t’jua
marr. E shikoni vëllezër se çfarë dhurata ka
dashuria? Martirët e fituan Parajsën me gjakun
e tyre; Asketët, me jetën e tyre asketike. Kurse
ju vëllezërit e mi, ju që keni fëmijë, si do ta
fitoni Parajsën? Nëpërmjet mikpritjes, duke u
ardhur në ndihmë vëllezërve, të varfërve, të ver-
bërve dhe të ngratëve. I krishteri ka nevoje për
dy krahë në mënyrë që të ngjitet lart në Parajsë;
përulësinë dhe dashurinë. Kur rreshti i parë i
engjëjve ra nga lavdia engjëllore dhe u kthyen
në demonë, 9 rreshtat e tjerë u përulën dhe
adhuruan Trininë e Tërëshenjtë, duke qëndruar
në vendet e tyre dhe duke gëzuar në përjetësi.
Edhe ne, vëllezërit e mi, duhet të reflektojmë
se sa gjë e keqe është krenaria – që e largoi
djallin nga lavdia engjëllore, i cili do të digjet
gjithmonë në ferr – dhe ajo përulësi i mbajti
engjëjt në Qiell, dhe ata gëzojnë pa pushim në
lavdinë e Trinisë së Shenjtë. Le t’i qëndrojmë
larg krenarisë, vëllezër, se është e bija e parë e
djallit, është një shteg që të çon në Ferr, dhe le
të jemi të përulur sepse është engjëllore, është
një shteg që të shpie në Parajsë.
Nëse doni që të shëroni shpirtin tuaj, ju
duhen katër gjëra. E para, është që të falni
armiqtë tuaj. E dyta, është që të rrëfeni gjithçka
që keni bërë. E treta, është që t’ia vini fajin
vetes. E katërta, është që të vendosni që të
mos bëni më mëkat.
Ne që jemi të Krishterë të devotshëm duhet
të mbajmë kreshmë gjithmonë, por në mënyrë
të veçantë të mërkurave, sepse Perëndia u shit
në atë ditë, dhe të Premteve, sepse Ai u kryqë-
zua në atë ditë. Po ashtu, është detyra jonë që
gjatë sezonit të Kreshmës së Madhe, ashtu si
Shpirti i Shenjtë ndriçoi Etërit e Shenjtë të
Kishës me pushtet, në mënyrë që të poshtë-
ronin pasionet dhe të përulnin trupin. Mbani
kreshmë sipas mundësive, lutuni siç duhet si-
pas mundësive, ndihmoni të vobektët sipas
mundësive dhe gjithmonë mbani para syve të
mendjes vdekjen.
Zoti e krijoi gruan të barabartë me bu-
rrin, jo inferiore. Të Krishterët e mi, duhet
t’i doni gratë tuaja si shoqe jete e jo t’i kon-
sideroni si skllave, sepse edhe ajo është një
krijesë e Zotit, ashtu siç jeni edhe ju. Zoti
u kryqëzua për të ashtu siç u kryqëzua
edhe për ju. Ju e quani Zotin atë, dhe ajo
e quan Atë atë po ashtu. Që të dy keni të
njëjtin Besim, të njëjtin Pagëzim, të njëjtin
Libër të Ungjijve, të njëjtën Kungatë të
Shenjtë, të njëjtën Parajsë për të gëzuar.
E dëgjoni priftin që po i bie kambanës?
Ngrihuni menjëherë, lahuni e shkoni në
kishë. Merrni pjesë e ndiqni me vëmendje
mësimet e Kishës dhe Liturgjinë Hyjnore.
Nuk duhet që të punojmë apo bëjmë
tregti të dielave… Mbajeni të Dielën si një
ditë të dedikuar Zotit. Kjo lutje nuk duhet
t’u mungojë asnjëherë: “O Zot Jisu Krisht,
Biri dhe Fjala e Zotit të gjallë, me Hyjli-
ndësen dhe gjithë Shenjtorët, ki mëshirë
për mua, shërbëtorin tënd mëkatar të pa-
denjë”. Gjithmonë thojeni këtë lutje si me
gojë dhe me mendje, ditën dhe natën, kudo
që të jeni, kur të jeni duke ngrënë, duke
ecur, duke punuar, apo duke ndenjur.
Gjithmonë meditoni në lidhje me të, sepse
ju vjen në ndihmë jashtë mase, iu pastron këtu
nga çdo e keqe, dhe iu shpie atje duke ju shpë-
tuar nga Ferri i përjetshëm dhe ju bën të denjë
që të shkoni në Parajsë, në vendin tonë qiellor.
Mbani parasysh të gjitha mendimet e Ungji-
jve të Shenjtë, sepse janë plot me diamante, the-
sare, gëzim, kënaqësi, jetë të përjetshme. Ek-
zistenca e shumë kishave nuk e ruan dhe as nuk
e fuqizon besimin tonë në masën e në mënyrën
e duhur, nëse ata që besojnë në Zot nuk ndri-
çohen nga Dhiata e Vjetër dhe e Re. Mua më
janë dukur fjalët dhe urdhërimet e Krishtit të
pastra, të shenjta, të vërteta, plot shkëlqim, më
të shkëlqyeshme se dielli; dhe kushdo që beson
në Krisht dhe e thërret atë Zot, dhe jeton sipas
mësimeve të Tij, që përmbahen në Ungjijtë e
Shenjtë, është me fat dhe tre herë i bekuar.
Pjesë të zgjedhura
nga mësimet e Shën Kozmait