25 vjet më parë
Çdo përvjetor ngjall emocione të ve-
çanta dhe të paharrueshme, por numri 297
i këtij tetori, i gazetës “Ngjallja”, është
edhe më i veçantë. Ai përkon me 25-vje-
torin e daljes së saj. Iniciuesi, projektuesi
dhe drejtuesi i saj ishte dhe është Krye-
piskopi Anastas, i cili që në fillim e trajtoi
si parësore daljen e një gazete informue-
se. Në fjalimin e tij të Fronëzimit ai e quaj-
ti “nevojë urgjente” daljen e gazetës së
Kishës. Kryeredaktori i saj i parë ishte
dr. Thoma Qendro, ndërsa këshilltari,
korrespondenti, bashkëpunëtori më i vy-
er dhe gjithmonë i gatshëm për të shkru-
ar ishte teologu Dhimitër Beduli, gjithmo-
në i paharruar. Gjithashtu, të gjithë ata që
punonin e kontribuonin për Kishën, e pa-
në si detyrë dhe kënaqësi të shkruanin
Përvjetor që është veç një pikënisje e re
(vijon në faqen 2)
25 vjet nga numri i parë i gazetës “Ngjallja”
artikuj për të apo të sillnin kujtime
nga e shkuara.
Në fillim nuk kishte as mjedise
elementare. Puna nisi me një kom-
pjuter të dhuruar, në një dhomë të
vogël të marrë me qira, për të ka-
luar më vonë në një mjedis më të
madh, por përsëri privat. Ishte ko-
ha kur edhe Kryepiskopi e kishte
zyrën në apartamentin ku bano-
nte. Më pas, u kalua në mjediset
e reja që iu shtuan kishës së Ungji-
llëzimit, deri kur, më 1995, per-
soneli i saj u fut në zyrat e reja në
godinën e Kryepiskopatës, të ble-
rë dhe të rikonstruktuar thellësisht
me fondet e siguruara nga Fort-
(vijon nga faqja 1)
25 vjet nga numri i parë i gazetës “Ngjallja”
lumturia e Tij. Në këtë 25-vjetor,
gazeta përgatitet në zyrat bashkë-
kohore të godinës së Sinodit të
Shenjtë, në kompleksin madhë-
shtor të Katedrales “Ngjallja e
Krishtit”.
Vit pas viti në faqet e saj kanë
zënë vend të veçantë betejat për
të mbrojtur Kishën tonë nga sulmet
që synonin më kot të ndalnin ecjen
e saj. Janë pasqyruar data histo-
rike të këtyre dy dekadave dhe
veçanërisht ringritja e mrekullue-
shme e Kishës nga gërmadhat e
komunizmit. Këtu do të veçonim
zgjedhjen, para 25 vjetësh, të
Kryepiskopit Anastas në krye të
Kishës sonë, krijimin e Sinodit të
Shenjtë dhe hirotonitë e episko-
pëve të rinj, Statutin e ri, Marrë-
veshjen dhe njohjen zyrtare nga
Shteti sipas Kushtetutës etj.
Në “Ngjallja” është pasqyruar
mendimi i klerikëve, teologëve,
por edhe i besimtarëve. Është
pasqyruar vepra e shquar sociale
për shtresat më në nevojë dhe
kontributi i veçantë në raste kri-
zash dhe çastesh të vështira që ka
kaluar vendi. Ka zënë vend roli
gjithmonë në rritje i Kishës dhe
Fortlumturisë së Tij mes Kishave
Orthodhokse dhe atyre të Kri-
shtera në përgjithësi, por edhe në
dialogun ndërfetar.
Një falënderim i veçantë u
shkon të gjithë bashkëpunëtorëve
tanë ndër vite, të vjetër e të rinj,
të cilët kanë qenë të pazëvendë-
sueshëm për suksesin dhe daljen
e gazetës.
Gazeta “Ngjallja” u drejtohet
pjesëtarëve të Kishës sonë, por
edhe jeton në saje të shkrimeve
dhe ndihmës së tyre të pakursyer,
ndaj mirëpresim kontributin për të
të sa më shumë prej tyre, me shkri-
me, por edhe me sugjerime e vë-
rejtje, në mënyrë që “Ngjallja” jo
vetëm të vazhdojë misionin e saj,
por edhe të rrisë nivelin dhe kon-
tributin për ecjen përpara të
Kishës orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë. Ndaj ky përvjetor
përbën për ne veç një pikënisje të
re, me më shumë detyra dhe për-
gjegjësi.