EmailFacebookKontakt

Përvjetor kujtimi dhe falënderimi: U festua 2-vjetori i Shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”

( —
– në
dI
i ht
Na ‘Ly
Në vitin 2014, më 1 qershor,
Shenjtërimi 1 Katedrales së Tiranës
“Ngjallja c Krishtit” ishte një ngjarje
sa shpirtërore, aq edhe historike për
Kishën Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, konsakrim 1 qartë 1
Autoqefalisë së saj në gjirin e Ki-
shës Orthodhokse të përbotshme,
por edhe afirmimi më maksimal 1
arritjeve të jashtëzakonshme në
këto vite ringjalljeje nga gërma-
dhat, meritë e pamohueshme e
Kryepiskopit Anastas. Liturgjia
Përvjetor kujtimi dhe falënderimi
U festua 2-vjetori i Shenjtérimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”
Hyjnore dhe shërbesat u kryesuan
nga Tërëshenjtëria e Tij, Patriarku
Ekumenik, Vartholomeu I, në
bashkëmeshim me Fortlumturitë
e Tyre, Patriarkun e Jerusalemit,
Theofilin; të Serbisë, Irineun, të
Rumanisë, Danielin; Kryepiskopin
e Qipros, Krisostomin; té Athinés
Jeronimin; Kryepiskopin e Tiranës,
Anastasin, Kryepiskopin e Var-
shavës, Savën. Bashkëmeshuan
edhe Hirësitë e Tyre Mitropolité,
përfaqësuesit e Patnarkëve të Ale-
ksandrisë, të Antiokisë, të Moskës,
të Bullgarisë dhe të Gjeorgjisë.
Me këtë rast, në përvjetorin e
Shenjtërimit, në Katedralen “Ngja-
Iljae Krishtit”, në Tiranë u krye një
kremtim panegjink me bashkëmeshi-
min e Sinodit të Shenjtë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë dhe Episkopit të Filomilit, Ilias.
Kjo ngjarje do të rrezatojë gjatë
në gjithë veprën dhe jetën e Kishës
sonë dhe të vendit. Ajo mund të
quhet edhe kulmim i ringjalljes së

nisur më 24 qershorin e 24 viteve
më parë, me zgjedhjen e Fortlumtu-
risë së Ti, Anastasit, Kryepiskop
të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë
Shqipërisë. Gjithashtu, ngjarje të ti-
Ila historike, si ngritja e katedraleve
qendrore, duke nisur nga Kryekisha
e Shën Sofisë 15 shekuj më parë,
kujtohen në kalendarët kishtarë
dhe kremtohen çdo vit si ngjarje-
gurë themeli të historisë së kishave
lokale dhe Orthodhokse në për-
gjithësi.

3