EmailFacebookKontakt

Përshëndetje hapëse e veprimtarisë “Diskriminim, Persekutim, Martirizim”: Të propozojmë forma të reja mbështetjeje për të krishterët anembanë botës

Është një gëzim i veçantë që të uroj
mirëseardhjen dhe të përshëndes “në dashurinë
e Krishtit’ të gjithë pjesëmarrësit e nderuar të
Konsultimit me temë “Diskriminim, Persekutim,
Martirizim: Duke ndjekur Krishtin së bashku”
organizuar nga Forumi Botëror i Krishterë në
bashkëpunim me komunitetet e krishtera të
Shqipërisë.
Shqipëria është përballur me shumë sprova
serioze gjatë shekullit të njëzetë. Persekutimi
kundër të gjitha feve në tërë vendin ka pasur
dy faza. Në të parën, 1944-1967, ishte i ngja-
shëm me format e tjera të persekutimit të të
krishterëve që hasen në Bashkimin Sovjetik
dhe në vende të tjera komuniste. Faza e dytë,
nga 1967 deri në 1990, ishte një persekutim
absolut që shkatërroi çdo shprehje të jetës fe-
tare. Regjimi i Hoxhës imponoi një Kushtetutë
që ndalonte çdo lloj forme shprehjeje të fesë.
Ia vlen të kujtojmë se në mbarë historinë botë-
rore, asnjë shtet tjetër nuk ka hartuar një lloj
ligji të tillë. Çdo strukturë kishtare u shkatë-
rrua, klerikët u persekutuan; shumë vdiqën në
internim apo nëpër burgje, së bashku me laikë
të përkushtuar. Shumica e manastireve dhe
Përshëndetje hapëse e veprimtarisë “Diskriminim, Persekutim, Martirizim”,
nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasi
Të propozojmë forma të reja mbështetjeje
për të krishterët anembanë botës
kishave u shkatërruan, ose ndryshuan desti-
nacionin e tyre, duke u kthyer në kinema, stalla,
magazina etj. Kisha Orthodhokse u shkatërrua
plotësisht.
Pas ndryshimeve të bëra në Bashkimin
Sovjetik dhe me rënien e shumë regjimeve
komuniste, Shqipëri më 1991, përqafoi lirinë
fetare dhe ka kultivuar një bashkëjetesë
paqësore midis komuniteteve fetare, por edhe
me ata që nuk bëjnë pjesë në ndonjë fe tjetër.
Ndryshimi nuk ndodhi me ndonjë revolucion,
por me këmbimin e roleve në partitë politike.
Kur unë mbërrita në Tiranë në vitin 1991,
u prita në aeroport nga një grup i vogël njerë-
zish në moshë të madhe e të munduar, që na
drejtoi tek katedralja e shkatërruar, që për de-
kada ishte përdorur si një palestër gjimnastike.
Që nga ai çast i parë, dëshirova të përcaktoj
mesazhin esencial të misionit tim. Kështu u
kërkova të gjithëve të merrnin një qiri dhe u
kërkova se si thonë në shqip: “Krishti u Ngjall”.
Ndeza qiriun duke kënduar “Krishti u ngjall”!
Besimtarët, njëri pas tjetrit, nisën të ndezin edhe
ata qirinjtë e tyre e u përgjigjën me lot me fjalët:
“Vërtet u ngjall!”. Nga ajo kohë, fraza “Krishti
u Ngjall!”, është bërë motoja me të cilën kemi
kaluar tërë këto vite. Kjo ndjesi e ndriçoi mela-
nkolinë e rëndë të vjeshtës e dimrin e errët dhe
të ftohtë që pasuan. Gjatë qëndrimit tuaj në
Tiranë, mund të shikoni disa nga shenjat e
ngjalljes e të rritjes së Kishës Orthodhokse që
ndodhën gjatë këtyre 23 viteve të fundit.
Perëndia le ta bekojë takimin tonë, le të
na ndihmojë të shqyrtojmë më thellësisht temën
tonë dhe që të propozojmë forma të reja mbë-
shtetjeje për të krishterët anembanë botës. Le
të na forcojë lidhjet tona vëllazërore dhe të na
japë entuziazëm të ri, për tu përballuar me dis-
kriminimin, persekutimin dhe martirizimin,
duke e ndjekur Krishtin së bashku. Të rrethuar
nga martirë të pafund të Kishës, me sytë e
ngulitur tek Krishti, ne vrapojmë drejt qëllimit
final, aspak të shkurajuar. Ne e dimë se tek
cili e kemi vënë shpresën tonë (2Tim.1:12) dhe
përballemi me çdo kundërshti, duke parë për-
para me besim tek Zoti i Kryqëzuar dhe i Ngja-
llur, me sigurinë se Ngjallja nuk vjen pas Kryqit,
por në të vërtetë, ndodhet përbrenda Kryqit.

3