EmailFacebookKontakt

Përshëndetje drejtuar organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Konferencën e Dytë Ndërkombëtare të Mediave Digjitale dhe të Pimantikës Orthodhokse

Fort të dashurit e mi,
“Do të bekoj Zotin në çdo kohë, lavdë-
rimi i tij do të jetë përgjithnjë në gojën time”
(Ps. 33:2). Me ndjenja lavdërimi për Perë-
ndinë po ndjekim përpjekjet orthodhokse
për shfrytëzimin e mundësive që na ofrojnë
mediat digjitale dhe përgëzojmë me gjithë
zemër të gjithë ata që morën iniciativën dhe
bashkëpunuan për suksesin e
kësaj Konference.
Është një fakt i ri se sot ekzi-
ston një rritje e shpejtë e me-
diave digjitale, po kështu është
dhe përdorimi i tyre nga ortho-
dhoksët. Sigurisht, themelore
është të mos përthithemi nga
dukja e jashtme dhe të tregojmë
sa më shumë kujdes për cilësinë
e përmbajtjes së mesazhit. Më
lejoni të theksoj gjashtë pika në
gjërat e shumta dhe thelbësore që janë shkruar,
por që edhe do të shtjellohen më tej në këtë
Konferencë.
Teksa lexojmë temën e kësaj Konference:
“Bota digjitale si vendi i rishprehjes së Penti-
kostisë dhe i “fjalës së gjallë” të Apostull Pavlit”
dhe tekstet e tjera shoqëruese, një përqasje e
shumanshme e kësaj teme çelet para syve ta-
në. Është bindja jonë e thellë, dhe këtë e për-
sërisim shpesh, se për Kishën Orthodhokse
në shekullin e 21-të vazhdojnë të mbeten jetike
këto çështje:
a) Thellimi i unitetit të Kishave Orthodho-
kse në vende të ndryshme. Kjo, duke theksuar
gjithmonë karakterin misterial dhe sotirio-
logjik të Kishë sonë, kultivimin esencial shpir-
tëror të gjymtyrëve të saj, duke u mbështetur
te Shkrimi i Shenjtë dhe tradita e Etërve të
Kishës dhe duke fuqizuar vetëndërgjegjësinë
se Kisha jonë është “trupi i Krishtit”, “plotësimi
i atij që i plotëson të gjitha në të gjitha” (Efes.
1:22-23).
b) Dëshmia orthodhokse dinamike në
botën e sotme. Me sigurinë se Kisha që është
Një, e Shenjtë, Katholike dhe Apostolike, në
të cilën ne bëjmë pjesë, nuk jeton ekskluzi-
visht për veten e saj, por se çdo gjë që është
dhe çdo gjë që i është dhënë, destinohet për
mbarë njerëzimin.
c) Kontributi në bashkëjetesën paqësore
dhe bashkëpunimin harmonik me komunite-
tet e tjera fetare në vendet përkatëse. Duke u
përpjekur që të ndërtohen ura mbi antitezat
midis komuniteteve të ndryshme të krishtera
dhe duke pasur si qëllim bashkëjetesën me
njerëz të bindjeve të ndryshme fetare.
Një trajtim i rëndësishëm i këtyre çështjeve
u krye gjatë Sinodit të Shenjtë dhe të Madh,
që u mblodh në qershor të vitit 2016, në të
njëjtin vend ku po mbahet edhe Konferenca
juaj. Përmbledhtazi, Mesazhi dhe Enciklika e
Sinodit, në mënyrë më analitike, nënvizojnë
çështje themelore, të cilat duhet të studiohen
dhe të zhvillohen edhe më tej në mënyra të
larmishme. Është më se e ditur se janë formu-
luar edhe mendime të ndryshme ose plotësu-
ese, por këto tekste sinodike përbëjnë trua-
llin pjellor për një vlerësim të mëtejshëm edhe
nga mediat digjitale.
Formulimi i temës: “Bota digjitale si vendi i
rishprehjes së Pentikostisë…” thekson dina-
mikën dhe shtrirjen e gjerë të dëshmisë ortho-
dhokse në kufij të rinj. Shpirti i Shenjtë, të cilin
e morën nxënësit sipas premtimit të Zotit, çeli
horizontin e Kishës në mbarë botën, për të
transmetuar mesazhin e Shpëtimit të Krishtit
të Kryqëzuar dhe të Ngjallur “deri në skajet e
dheut” (Veprat 1:8). Pra, njëkohësisht me
baritimin dhe riungjillëzimin e atyre që ndo-
dhen në zona dhe komunitete me traditë
orthodhokse, duhet të na shqetësojë edhe
transmetimi i mesazhit shpëtimtar të Ungji-
llit përtej kufijve tradicionalë. “Bota digjitale”
siç e quani ju, ofron një mundësi të re të ma-
dhe në këtë vepër.
Gjithashtu përmendja me shumë vend e
Apostull Pavlit në temën e Kon-
ferencës, përcakton një bu-
rim të kristaltë të spiritualitetit;
nga ky duhet të marrin të gjithë
ata që merren me mediat digji-
tale, që të transmetojmë “ujin e
gjallë” në “botën digjitale”.
Frazat e Apostullit të Kombeve
janë një zbulesë, që buron nga
përvoja dhe perspektiva shu-
më e gjerë ekumenike e për-
pjekjeve të tij: “U jam i detyruar
grekëve e barbarëve, të diturve dhe të pa-
diturve” (Rom. 1:14), “kjo është një nevojë e
madhe për mua dhe mjerë unë, në mos pre-
dikofsha ungjillin” (1 Kor. 9:16), “por në çdo
gjë e paraqesim veten tonë si shërbëtorë të
Perëndisë, me shumë durim, … në pastërti, në
urtësi, në zemërgjerësi, në mirësi, në Shpirt të
Shenjtë, në dashuri johipokrite, në fjalë të së
vërtetës, në fuqi Perëndie” (2 Kor. 6:4-7).
Uroj nga thellësia e shpirtit, që punimet e
Konferencës suaj të ofrojnë ide dhe propozi-
me të reja, të cilat do të fuqizojnë unitetin e
Kishës Orthodhokse dhe do të kontribuojnë
në dëshminë dinamike të Ungjillit të Krishtit të
së vërtetës, të dashurisë dhe të bukurisë, “që
të përhapet me të shpejtë dhe të lavdërohet
fjala e Zotit” (2 Thes. 3:1) edhe në atë që quhet
bota digjitale.
16 qershor 2018
Me dashuri të tërëshpirtshme
në Krishtin Jisu, Zotin tonë,
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë,
† Anastasi
Përshëndetje
drejtuar organizatorëve dhe pjesëmarrësve në Konferencën e Dytë
Ndërkombëtare të Mediave Digjitale dhe të Pimantikës Orthodhokse
Akademia Orthodhokse e Kretës, Kolimbari, 18-21 qershor 2018

3