Kisha Orthodhokse e Ruma-
nisë e ka shpallur vitin 2017 “Vit
përkujtimor i Patriarkut Justinian
dhe i mbrojtësve të Orthodhoksisë
gjatë komunizmit”.
Ndaj, për të përkujtuar ata që
u persekutuan për besimin e tyre
Orthodhoks në Rumani gjatë pe-
riudhës së totalitarizmit komunist,
Patriarkana Rumune do të or-
ganizojë nga 24 deri më 26 tetor
2017, Kongresin Ndërkombëtar
me temë: “Jeta e Kishave Ortho-
dhokse gjatë regjimit komunist –
Persekutim, rezistencë, dëshmi”.
Pjesëmarrësit janë të ftuar të re-
ferojnë në të për atë që ndodhi në
kishat e tyre gjatë kësaj periudhe.
Referuesi nga Shqipëria, për pe-
riudhën e persekutimit komunist,
do të jetë z. Pirro Kondili. Edhe
Kisha jonë është e ftuar në këtë
event, jo vetëm si Kishë motër, por
edhe si një nga kishat që ka pësuar
persekutimet më të egra dhe ndo-
shta unike, me mbylljen dhe nda-
limin total të besimit në vitin 1967.
Kisha jonë do të përfaqësohet
nga Kryepiskopi Anastas dhe në
aktivitet do të marrin pjesë edhe
Patriarku i Moskës, Kirilli, dhe
Mitropoliti i Çekisë e Sllovakisë,
Rastislavi, si dhe përfaqësi të nive-
lit të lartë nga kishat e tjera motra.
Të premten, 27 tetor, në Kate-
dralen Patriarkale të Bukureshtit
do të kryhet një bashkëmeshim i
këtyre primatëve me rastin e së
kremtes së Shën Dhimitrit të Ri,
mbrojtës i kryeqytetit rumun. Të
shtunën, 28 tetor, do të marrin
pjesë në mbledhjen solemne të
Sinodit të Shenjtë të Kishës Ru-
mune, ku do të flasin për vështirë-
“Persekutim, rezistencë, dëshmi”
Veprimtari madhështore e Kishës Orthodhokse të Rumanisë
kushtuar viteve të persekutimit komunist
Do të marrë pjesë edhe një përfaqësi nga Kisha jonë,
e kryesuar nga Kryepiskopi Anastas
sitë e rrëfimit të besimit Ortho-
dhoks gjatë komunizmit dhe rë-
ndësinë e lirisë fetare sot.
Në këtë ngjarje, pjesëmarrja e
këtyre delegacioneve do të jetë jo
vetëm dëshmi e së kaluarës së vë-
shtirë të përbashkët, por edhe e
forcimit të lidhjeve mes tyre në di-
tët e sotme, mbi bazën e dëshmisë
së Besimit Orthodhoks.
Programi përmban edhe një
sërë vizitash në vende të shenjta,
kisha e manastire, ku janë varro-
sur edhe martirë të komunizmit,
Festivalin Kombëtar të Muzikës
Kishtare “Lavdëroni Perëndinë!”.
Kjo veprimtari zhvillohet edhe
në kuadrin e 10-vjetorit të zgjedh-
jes së Patriarkut Daniel në krye të
Kishës Orthodhokse të Rumanisë.