EmailFacebookKontakt

Përpjekje për të regjistruar klerin dhe besimtarët orthodhoksë, të persekutuar gjatë regjimit ateist në Shqipëri

Kisha Orthodhokse këto një-
zet e pesë vitete fundit të linsé dhe
të përpjekjes për të gjetur rru-
gën e Demokracisë, krahas për-
pjekjes gjigante të nmëkëmbjes,

rikrijimit dhe riformimit të stru-
kturave dhe të administratës kish-
tare, krahas nndërtimit të kishave
dhe manastireve dhe pajisjes e
kompletimit të tyre me mjetet e
posaçme dhe të domosdoshme
liturgjike, krahas nigjallërimit të
besimit dhe transmetimit të me-
sazhit hyjnor të Ngjalljes së Zo-
tit Krisht te njerëzit, dhe mbë-
shtetjes shpirtërore e ndihmave
ekonomiko-humanitare për ba-
norët e shumëvuajtur të Shqipë-
nsë:, krahas kontributit në fushën
e shëndetit, të edukimit dhe arsi-
mimit të brezit të ni, krahas gjithë
këtyre përpjekjeve, një rëndësi të
veçantë 1 kushtoi edhe së kaluarës
së trishtë. Duke mbledhur mate-
nale, të dhëna dhe dëshmi nga
dëshmitarë të ndryshëm për per-
sekutimin e besimtarëve (klenkë-
ve dhe popullit) orthodhoks.

Përpjekje për të regjistruar
klerin dhe besimtarët orthodhoksë,
të persekutuar gjatë regjimit ateist në Shqipëri
Herë pas here në shtypin
kishtar vendas që prej vitit 1992
eden më sotnë gazetën “Ngjallja”
apo dhe në revistën “Kambanat”,
në kalendarët vjetorë dhe studi-

me të tjera janë botuar artikuj me
dëshmi, intervista nga persona të
ndryshëm, në të cilat pasqyro-
hen plot raste nga egërsia ateiste,
e cila kapërcente gjithë caqet
njerëzore. Po ashtu materiale
dokumentuese të përndjekjes
fetare-antiorthodhokse në Shqi-
përi gjatë periudhës komuniste
janë botuar edhe jashtë vendit
nga studiues dhe autorë të
ndryshëm. Janë kryer edhe stu-
dime shkencore në universitete të
ndryshme të botës. Në nëntor të
vitit 2014 brenda aktiviteteve të
“BUNK’ ART” Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale c Shqipërisë
në bashkëpunim me Agjencinë
Kombëtare të Turizmit (AKT)
dhe Komitetin Shtetëror për Kultet
organizuan në Tiranë ekspozitën
“Diktatura që nuk vrau dot
shpirtin”, Muzeun e persekutimit
fetar në Shqipëri. Atje, krahas
klenkëve dhe institucioneve të tje-
ra fetare të Shqipërisë që u marti-
rizuan nga regjimi totalitar ateist,
zë vend edhe klen orthodhoks.
Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale
e Shqipërisë vazh-
don përpjekjen e
saj për të grumbu-
Iluar materiale dhe
të dhëna për për-
ndjekjen fetare të
klerit dhe të besim-
tarëve orthodhoksë
të Shqipërisë. Nga
të dhënat c deri-
tanishme rezulton
se janë persekutuar
42 klerikë ortho-
dhoksë për çështje
besimi, prej të cilë-
ve: 20 janë vrarë, 11
kanë vdekur në burg
gjatë torturave, 11 janë burgosur
e internuar së bashku me familjet
dhe afro 200 të tjerë janë ndaluar

me dhuné té ushtrojné misionin e
tyre klerikal apo me ¢do formé
tjetër antidemokratike e çnjerë-
zore.
Sigurisht, në grumbullimin e
materialit nevojitet të tregohet
shumë kujdes, maturi dhe profe-
sionalizëm shkencor. Sepse ekzi-
ston rreziku që mund të burojë
nga parime dhe pozicionime ideo-
logjike, politike (antikomuniste)
të personave të vuajtur gjatë pe-
riudhës komuniste apo të fa-
miljarëve të tyre, të cilët, duke u
shtyrë nga ndjenja apo ngarkesa
emocionale, mund edhe të kaloj-
në në urrejtje dhe mllef personal
dhe si rrjedhojë dëshmitë e tyre
mund të sjellin deformim të së
vërtetës. Duke pasur si kriter bazë
dhe parësor regjistrimin e realite-
tit dhe të së vërtetës së perse-
kutimit ateist duhet që materialet
të përpunohen me korrektësi dhe
saktësi, me qëllim që të pasqyro-
(vijon në faqen 4)

(vijon nga faqja 3)
het në mënyrë objektive dhe të
paanshme e vërteta historike. Po
Përpjekje për të regjistruar
klerin dhe besimtarët orthodhoksë,
të persekutuar gjatë regjimit ateist në Shqipëri

ashtu nuk mund të mos përme-
ndim edhe një fakt tjetër që ek-
ziston në jetën shpirtërore dhe
metodën që ndjek
në përgjithësi Ki-
sha Orthodhokse
në lidhje me shenj-
torët: se shenjtorët e
Kishës 1 shpall Zoti.
Kisha më pas njeh
shenjtërinë e tyre.
Dihet që ekzistojnë
mjaft shenjtorë të
cilët mbeten të pa-
njohur për ne, por
që në mënyrë të çu-
ditshme, me vepri-
min mistik të Zotit,
ata mund të shfaqen
në çdo kohë, siç ka ndodhur në
mjaft raste. Prandaj dhe shumë
herë dëgjohet të përdoret shpreh-
ja se dita e Gjykimit të madh nga
Zoti do të jetë plot surpriza. Atë
ditë do të zbulohet gjithçka. E
gjithë e vërteta. Edhe të gjithë
shenjtorët e Kishës.
Në numrat e ardhshëm të
gazetës “Ngjallja”, do të botojmë
edhe dokumente dhe emrat e
klerikëve të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, të cilët
u martirizuan nga regjimi ateist
për besimin e tyre gjatë 50-vjeçarit
1940-1990.
Falënderojmë edhe një herë
personat e nderuar që kanë dhënë
dëshmitë e tyre.
Arkimandrit Kozma Sovjani

3