Fortlumturi,
Ju falënderoj ngrohtësisht sepse falë Jush vepra ime dhe
orkestra që mban emrin tim do të shfaqen para grekëve që
jetojnë në Tiranë, por edhe për publikun shqiptar, ndaj të cilit
ushqej gjithmonë ndjenja miqësore.
Nga ana tjetër nuk do të harroj kurrë gëzimin dhe emocionin
që ndjeva, kur m’u dha rasti, kohë më parë, të vizitoj Shqipërinë
dhe të prezantoj vetë veprat e mia për këtë publik.
Me vlerësim dhe dashuri të thellë,
Mikis Theodhorakis
Athinë, 8.11.2017