EmailFacebookKontakt

Përgjegjshmëri për përdorimin e drejtë të mjeteve digjitale

Fort të dashurit e mi, Krishti u Ngjall!
Hapat e shkencës dhe të teknologjisë në
fushën e mjeteve elektronike të komunikimit
po na çojnë nga një çudi në tjetrën. Si pasojë
direkte, sikurse dihet, sot kemi lidhjen e shpejtë
të njerëzve dhe të popujve midis tyre, me tri
karakteristika të qarta: Shtrirje globale, shpej-
tësi, lehtësi përdorimi. Këtu kemi të bëjmë me
një revolucion që ndodh për herë të parë në
mënyrën e përhapjes së ideve, pakrahasuesh-
mërisht më tepër mbresëlënës dhe më i shum-
anshëm edhe se zbulimi i shtypit. Interneti dhe
çdo gjë që lidhet me përdorimin e tij (Face-
book, Tweeter, Live Streaming, YouTube etj.)
përshpejton dinamikën e globalizimit, zgjidh
probleme të shumëllojta, duke krijuar të reja.
Në këto kushte, të pajetuara më parë, ne
të krishterët qëndrojmë me admirim duke për-
sëritur: “Sa të mëdha janë veprat e tua, o Zot,
të gjitha i ke bërë me urtësi (Ps.103:24), sepse
e dimë se çdo arritje e njeriut ka si origjinë
dhuratat dhe mundësitë që i fali Krijuesi i urtë.
Gjithashtu krijimtaria njerëzore është një
shprehje tjetër e cilësive të njeriut të krijuar
“sipas ikonës së Perëndisë”.
Këtë admirim duhet ta shoqërojë përgjegj-
shmëria për përdorimin e drejtë të mjeteve
digjitale të përhapjes së fjalës shpëtimtare të
Perëndisë së dashurisë, që këto mjete të reja
të mos bëhen, në mënyrë ekskluzive, mjete të
cilat fuqizojnë më tej pështjellimin, urrejtjen,
korrupsionin, mjete që mbështesin një globali-
zim të padrejtësisë, të gënjeshtrës dhe të kon-
flikteve. Por të vihen në shërbim të Ungjillit,
duke kontribuuar në një globalizim të solidari-
tetit, paqes dhe drejtësisë. Këtu gjendet edhe
sfida e jashtëzakonshme edhe për ortho-
dhoksët e shekullit të 21
-të.
Lavdërojmë Perëndinë Triadik, sepse thuaj-
se të gjitha Kishat Autoqefale Orthodhokse
kanë treguar tashmë një interes të veçantë për
këtë sektor. Përshëndesim dhe falënderojmë
nga zemra organizatorët dhe pjesëmarrësit në
këtë “Kongres Ndërkombëtar”, iniciativën e
të cilit e mori “Pemptousia” nën përkujdesjen
e Patriarkut Ekumenik, Vartholomeut.
* * *
Është nevojë imperative që mundësitë e reja
që ofrohen, të vlerësohen drejt, veçanërisht në
dy drejtime: Në unitetin e orthodhoksisë dhe
në dëshminë e saj apostolike në botën e sot-
me. Siç edhe u theksua në mesazhet e dy
Mbledhjeve të fundit të Primatëve të Kishave
Orthodhokse në Konstandinopojë, këto të

Përgjegjshmëri për përdorimin e drejtë të mjeteve digjitale
MESAZH- PËRSHËNDETJE
Për organizatorët dhe pjesëmarrësit në Kongresin e Parë të Mjeteve Digjitale dhe Pimantikës Orthodhokse
Athinë, 7-9 maj 2015

† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

dyja mbeten tema qendrore për Orthodhoksinë
moderne. Mjetet digjitale ftohen të ofrojnë,
përtej lajmeve, kontribut esencial në fushën e
Pimantikës dhe të Theologjisë, për thellim në
kuptimin e shpëtimit më Krishtin dhe përjetimin
e Ungjillit në kushtet e reja të krijuara.
Sfida e dytë e madhe është të përdoren sak-
të për dëshminë e Orthodhoksisë në botën e
sotme. Së pari, për riungjillizimin e bashkë-
njerëzve tanë, që janë zhytur në padituri dhe
në indiferencë. Së dyti, për përhapjen e me-
sazhit orthodhoks në ambiente të reja. Kur
Krishti i Ngjallur u dha apostujve porosinë e
Tij të fundit, “Shkoni, mësoni të gjitha kombet”
(Matth.28:19), ata përdorën mjetet e lëvizjes
dhe të komunikimit të asaj epoke për të kryer
veprën e tyre: ecje më këmbë, karroca, anije,
letra etj. Sot shtohen mundësi të reja. Porosia
“Shkoni…” mbetet gjithnjë po ajo: Ecni për-
para, transmetoni mesazhin shpëtimtar edhe në
zona të tjera qytetërimi. Kemi nevojë për një
dalje jashtë interesave tona që kufizohen te
vetja jonë, enoria jonë, Kisha jonë lokale, duke
pasur si horizont ekumenin, “të gjitha kombet”.
Në fund, duhet të kemi kujdes që të mos
përthithemi nga kopertina, nga paraqitja e
jashtme e website-ve. Ajo që është e vyer, vazh-
don të mbetet përmbajtja e mesazhit. Dhe që
t’ia dalim mbanë kësaj, duhet që përpjekja të
bëhet me studim serioz, përulësi, lutje, si shpreh-
je e dashurisë për Perëndinë dhe për marrësit.
Si një liturgji mistike, që vazhdimisht frymë-
zohet nga Liturgjia Hyjnore.
Uroj me gjithë shpirt, fryte të pasura në
punimet e Kongresit, si edhe në punët e çdo
pjesëmarrësi të tij, bashkëpunim krijues midis
të gjithëve ju në në të ardhmen. “Perëndia i çdo
hiri… ai ju bëftë të përsosur, ju forcoftë, ju dhëntë
fuqi, ju themelostë. Atij i qoftë lavdia dhe
pushteti në jetë të jetëve. Amin” (1Petr.5:10).
Me dashuri të tërëshpirtshme
në Krishtin e Ngjallur
† Anastasi
Këtë admirim duhet ta shoqërojë përgjegjshmëria, për përdorimin e drejtë të
mjeteve digjitale të përhapjes së fjalës shpëtimtare të Perëndisë së dashurisë, që
këto mjete të reja të mos bëhen në mënyrë ekskluzive mjete të cilat fuqizojnë më
tej pështjellimin, urrejtjen, korrupsionin, mjete që mbështesin një globalizim të
padrejtësisë, të gënjeshtrës dhe të konflikteve. Por të vihen në shërbim të Ungjillit,
duke kontribuar në një globalizim të solidaritetit, paqes dhe drejtësisë. Këtu
gjendet edhe sfida e jashtëzakonshme edhe për orthodhoksët e shekullit të 21
-të.

3