Smira është pësim i një shpirti të sëmurë, që shkrihet nga xhelozia,
kur shikon të afërmin të ecë përpara. Është mërzitje për të mirat e të
tjerëve. Është gjykues i gabuar për të mirat e të tjerëve. Smira është
rrënja e të gjitha të këqijave, burim i çdo fatkeqësie dhe shkaktarja e
të ligave. Smira është më e padrejta dhe më e drejta nga të gjitha
pasionet e dëmshme. Në rastin e parë, mundon veçanërisht të mirët,
në të dytin, i dëmton ata që e kanë. Njësoj si ndryshku që e prish dhe
e gërryen hekurin, kështu edhe smira e gërryen shpirtin që e ka. Smira
më parë prish atë që e ka dhe pastaj personin tjetër. Në fillim smira e
shkatërron shpirtin e atij që e ka – njësoj si gjarpri kafshon në bark atë
që e mbajti dhe e ushqeu – dhe pastaj i bën dëm tjetrit. Ngaqë smira
nuk ka asnjë shkak të ekzistojë në vetvete, prandaj është e vështirë
edhe të falet. Smira nuk shikon t’i lërë vend interesit vetjak dhe asnjë
pasion i dëmshëm nuk është më shkatërrues sesa ajo. Smira të mëson
vrasjen. E keqe e madhe është kjo sëmundje. Smira të nxin sytë e
shpirtit dhe i mbyll në errësirë të thellë. Smira u shkakton ndjenjave
anestezi të plotë, në fillim i ngurtëson dhe pastaj i vret.
Për smirën
Nga shën Nektari i Pentapojës