Për herë të parë në histori
Patriarku i Moskës vizitoi Kishën e Shqipërisë
Nga data 28-30 prill, Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë priti Fortlumturinë dhe Shenjtërinë e Tij,
Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusive, Kirillin.
Kjo vizitë e parë paqësore dhe historike ka një rëndë-
si të veçantë, pasi të dyja Kishat kanë përjetuar një
persekutim të egër komunisto-ateist dhe më pas kanë
njohur zhvillim të vazhdueshëm.
Të shtunën, më 28 prill 2018, Patriarku Kirill dhe
delegacioni që e shoqëronte, u pritën në aeroportin
“Nënë Tereza” nga Kryepiskopi Anastas dhe anëta-
rët e Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Auto-
qefale të Shqipërisë. Për t’i pritur miqtë e shquar, ki-
shin dalë edhe të rinj e fëmijë me kostume kombëtare
dhe me tufa lulesh në duar.
Më pas, Fortlumturia dhe Shenjtëria e Tij, Patri-
arku Kirill dhe delegacioni që e shoqëronte, i përbërë
nga, Mitropoliti i V olokolamskut, Hilarioni, Drejtor
i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë të
Patriarkanës, Kryepiskopi (nënmitropolit) Sergei i
Solnechnogorskut, Kryesekretar Administrativ i
Patriarkanës së Moskës, Kryeprifti Nikolai Bala-
shov, Kryeprifti Igor Jakimchuk, Kryeprifti Andrei
Bondarenko, dhe atë Aleksander V olkov, iu drejtuan
kryeqytetit. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ai u
prit nga klerikë dhe besimtarë të shumtë jo vetëm nga
Kryepiskopata, por edhe nga të gjitha Mitropolitë.
Më pas vijoi Shërbesa e Dhoksologjisë, në fund
të së cilës Kryepiskopi Anastas përshëndeti Fort-
lumturinë dhe Shenjtërinë e Tij, Patriarkun e Moskës
dhe të Gjithë Rusive, Kirillin, i cili, ndër të tjera, tha:
“Me ndjenja dashurie vëllazërore, me gjithë shpirt dhe
me nderim të thellë, Ju presim sot, Vëlla i Shenjtë,
Patriark i Moskës dhe i Gjithë Rusive, z. Kirill…”.
Edhe Patriarku Kirill e falënderoi Fortlumturinë
e Tij, Kryepiskopin e Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë,
Anastasin, për fjalët dhe pritjen e ngrohtë.
Më pas, Patriarku Kirill, i shoqëruar nga Krye-
piskopi Anastas, vizitoi Paraklisin “Lindja e Krishtit”,
pjesë e kompleksit të Katedrales.
Pas pritjes dhe Dhoksologjisë në Katedralen
“Ngjallja e Krishtit”, Fortlumturia dhe Shenjtëria e Tij,
Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusive, Kirilli, dhe
delegacioni që e shoqëronte u takuan në Selinë e
Sinodit të Shenjtë me Kryepiskopin Anastas dhe gjithë
anëtarët e Sinodit. Patriarku Kirill dhe Kryepiskopi
Anastas patën edhe një bisedë të ngrohtë vëllazërore
në zyrën e Kryepiskopit.