Në dhjetëditëshin e parë të dhjetorit, Tërëshenjtëria e Tij,
Patriarku Ekumenik Vartholomeu I bëri një vizitë në Mitropolinë
Orthodhokse të Koresë. Ai kreu në datën 6 dhjetor Liturgjinë Hyj-
nore në Katedralen e Shën Nikollës, në Seul, me rastin e 50-vjetorit
të ngritjes së saj dhe pati takime të shumta e të ngrohta me besim-
tarët orthodhoksë koreanë, që bëjnë pjesë në juridiksionin e
Patriarkanës Ekumenike.
Të shtunën, 8 dhjetor 2018, Patriarku Ekumenik vizitoi Zonën e
Demilitarizuar, që ndan dy Koretë. Tërëshenjtëria e Tij theksoi
dhimbjen e popullit korean dhe për këtë kreu një shërbesë për të
rënët në këtë luftë, duke u lutur për paqe dhe ribashkim.
Gjithashtu, Patriarku Ekumenik Vartholomeu I u prit me të gjitha
nderimet edhe nga Presidenti korean Moon Jae-in.