EmailFacebookKontakt

Pashka – Dalje nga dëshpërimi

Klerit dhe popullit shpresëtar e Orthodhoks,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
Krishti u Ngjalll
Krishti 1 Ngjallur: “Ç’janë këto
fjalë që flisni me njëri – tjetrin duke
ecur, dhe pse jeni të vrenjtur””
(Llk. 24:17)
Pas arrestimit, torturave të frikshme dhe
kryqëzimit të Krishtit nga kundërshtarët e
fuqishëm fetarë dhe politikë, zhgënjimi dërrmoi
shpirtrat e nxënësve të Tij.
t Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Këto ngjarje tragjike e kishin mbushur
zemrën e tyre me re të zeza dëshpërimi. Për
më tepër, ua shkatërruan shpresën se Jisul
ishte Shpëtimtari 1 popullit. Nxënësit kishin
parë t’u imponohej padrejtësia, gënjeshtra,
urrejtja për të vrarë të pafajshmin.
Por realiteti ishte ndryshe. Jisu Krishti 1
Ngjallur e zbuloi këtë kur 1u afrua dy nxënësve,
Kleopës dhe Llukait, në udhëtimin e tyre për
në Emaus: “O të marrë dhe të vonuar në zemër
për të besuar të gjitha ato që thanë profetët. A
nuk duhej t’i pësonte këto Krishti, dhe të hynte
në lavdinë e ti?” (Lik. 24:25-26). Më pas u
shpjegoi ato që ishin shkruar për Të në librat
profetikë. Qëndroi me ta, kur E lutën dhe iu
zbulua krejtësisht gjatë darkës, kur mon bukën,
e bekoi dhe pasi e preu, e ndau. Atëherë sytë
e tyre u çelën dhe “e njohën atë”: njohën Zotin
e Ngjallur.
Me Ngjalljen e Tij, Krishti hapi horizonte
të reja për nxënësit e tronditur e të trembur
dhe u fali fuqinë që të shkonin e të shpallnin,
me paqe të palëkundur dhe guxim të
pamposhtur, Ungjillin e dashurisë, 1 cili do të
ripërtërinte jetën e njerëzimit.
Edhe në ditët tona, një dëshpërim shu-
mëformësh dhe 1 papërcaktuar ka pushtuar
(Vijon në faqen 2)

Pashka – Dalje nga dëshpërimi
(Vijon nga faqja 1)
zemrat e njerëzve. Shumë gjëra që ndodhin
rreth nesh dëshmojnë se sundon padrejtësia,
se urrejtja mbizotëron, se e vërteta minohet.
Ata që përpiqen të jetojnë të virtytshëm bëhen
pre e shpifjeve dhe përndiqen nga qarqe të
errëta. Dhe kjo ndodh në jetën e secilit prej
nesh, në rrafsh lokal dhe global.
E kremtja e Pashkës vjen që të shpërbëjë
retë e dëshpërimit dhe të na çlirojë nga prirja
për të mbetur “të vonuar në zemër për të be-
suar”. Ajo vjen për t’i dhënë forcë lutjes sonë:
“Rri bashkë me ne, sepse është ndaj të ngrysur”
dhe që të na ndihmojë të njohim personalisht
Zotin e Ngjallur.
Besimi në Ngjalljen e Krishtit dhe rrjedho-
jat e saj diakronike e të përbotshme, ofrojnë
dritë dhe fuqi për të dalë nga kjo plogështi dhe
ky shkurajim shpirtëror. Krishti, duke pranuar
me vullnet pësimin e Tij të përulur, dërrmoi
dinastinë e pushtetit demoniak, 1 cili mbështetet
mbi arrogancën dhe interesin vetjak, asgjësoi
fuqitë e errësirës “dhe shfuqizoi vdekjen, duke
na dhuruar jetën e amshuar”. Perëndia Atë e
vendosi Birin e Ti të kryqëzuar dhe të ngjallur
“përmbi çdo autoritet e pushtet, dhe fuqi e
zotërim, dhe emër, që të quhet jo vetëm në
këtë jetë, por edhe në atë që vjen. Edhe të
gjitha 1 vuri nën këmbët e tij” (Efes. 1:21-22).
Dhe kjo është dalja çlirimtare, të cilën na e
shpall e kremtja e sotme, duke na ftuar të for-
cojmë besimin tonë në pushtetin e Ti.
Pushteti i Krishtit të Ngjallur lidhet me
Pësimin vullnetar. Jisui mbetet Ai që bashkë-
vuan me vuajtjen dhe sprovën e çdo njeriu. Ai
ul kryet me dhembshuri mbi të plagosurin nga
mëkati. Pushteti 1 Tij nuk sundon mbi të tjerët,
por shërben, nuk hakmerret, por fal; nuk shtyp,
por çliron. Nuk imponohet me anë të zhurmës
mashtruese, por vepron në heshtje, plot takt.
Kryesisht, vepron si një fuqi shpëtimtare, si
dhuratë faljeje dhe dashune. Krishti i Ngjallur
respekton lirinë dhe shenjtërinë e çdo personi
njerëzor – madje edhe të atij që ka dyshime
për Atë. Pushteti 1 Tij nuk shkakton frikë, por
e çliron qenien njerëzore nga frika, madje
edhe nga frika e vdekjes.
Vëllezërit e mi, le të mos harrojmë se Pashkë
do të thotë kapërcim, kalim, dalje. Fillimisht
referohej daljes së Izraelit nga skllavëria e
Egjiptit. Kjo “e kremte e të kremteve” na fton
në një dalje shumëdimensionale: Dalje nga
dëshpërimi për shkak të varfërisë, vështirësive
të pakapërcyeshme ekonomike, trazirave në
rajonin tonë, nga konfuzioni dhe pafuqishmë-
ria që shkaktojnë valët e refugjatëve dhe pa-
sojat e tyre. Dalje nga dëshpërimi që akumu-
lon hidhërimi 1 padrejtësisë, 1 shpifjes, 1 pa-
kënaqësisë dhe 1 zemërimit për shkak të mos-
mirënjohjes së atyre që kemi mbështetur ose
nga tradhtia e atyre që kemi dashur. Dalje nga
dëshpërimi që sjell dobësimi 1 shëndetit,
dhimbja e sëmundjes apo largimi 1 përhershëm
1 të afërmve dhe miqve. Dalje nga zhgënjimi
që shkaktojnë gabimet, rëniet, mëkatet, dë-
shtimet tona.
Fjala e Zotit të Ngjallur te dy nxënësit që
po shkonin drejt Emausit tingëllon personale
për secilin nga ne: “O të marrë dhe të vonuar
në zemër për të besuar gjithë ato që folën
profetët” (Llk. 24:25-26). Dhe na rikujton me
forcë sigurinë e fundit që u dha nxënësve të TIJ:
“M”u dha çdo pushtet në qiell dhe mbi dhë…
Edhe ja, unë jam bashkë me ju gjithë ditët deri
në mbarim të jetës” (Matth. 28:18-20). Kjo
është siguria që përsëritet gjatë pagëzimit të
çdo të krishteri.
Të gjithë ata që E besojnë dhe E ndjekin
me besnikëri Krishtin e Ngjallur, e dinë se nuk
janë të vetmuar në realitetin e ashpër njerëzor.
Nuk 1 anashkalojnë kushtet e vështira të jetës
së përditshme, por, me fuqinë dhe hirin e Ty,
përballen dhe shpesh 1 transformojnë ato.
Brenda dritës paskale mund të shikojmë
me optimizëm dhe mendim krijues jetën tonë,
me sigurinë se ecuria dhe zhvillimi 1 njerëzimit
nuk ndodhin pa Krijuesin e botës. Dhe, për
më tepër, marrim fuqi për të kryer ndërhyrje
të guximshme dhe përpjekjet e duhura sociale
duke filluar nga ambienti ynë 1 ngushtë, fami-
lja, qyteti, vendi ku jetojmë.
Le të marrim, pra, nga e kremtja e sotme e
ndritshme, fuqi ngjalljeje ndaj dekadencës që
na kërcënon, fuqi krijuese për një shoqëri
solidariteti dhe dashurie. Fryma e Ngjalljes,
le të fuqizojë ecurinë tonë për të dalë nga
çdo formë dëshpërimi.
Krishti u Ngjalll
Me dashuri të tërëshpirtshme më Krishtin,
tAnastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
Maj 2016

3