EmailFacebookKontakt

Panairi i Shën Joan Vladimirit në Manastirin që i kushtohet shenjtorit

Edhe këtë vit, dita e Shën Joan
Vladimirit u kremtua në një at-
mosferë të bukur festive dhe ma-
sivitet, në manastirin me të njëjtin
emër në fshatin Shijon, pranë
qytetit të Elbasanit.
Me qindra besimtarë nga vendi
dhe rajoni, vendas e të huaj, kishin
ardhur për të marrë pjesë në krem-
tim me këtë rast.
Për të drejtuar shërbesat në
darkë dhe të nesërmen në mën-
gjes ishin të pranishëm Mitropo-
liti i Elbasanit, Hirësi Andoni,
dhe Mitropoliti i Amantias, Hirësi
Nathanaili.
Për të uruar për festën, kishin
ardhur gjithashtu edhe drejtues
të pushtetit lokal dhe përfaqësues
të komuniteteve të tjera fetare të
Elbasanit.
E kremtja e Shën Joan Vladi-
mirit festohet prej shekujsh në kë-
të manastir, kisha e parë të cilit u
ndërtua në shek. XI. Në vitin 1381
princi Karl Topia ndërtoi mana-
stirin, duke sjellë dhe eshtrat e
Panairi i Shën Joan Vladimirit
në Manastirin që i kushtohet shenjtorit
Shijon, Elbasan – 4 qershor 2018
shenjtorit në të. Shën Joan Vladi-
miri është i njohur për mrekullitë
dhe shërimet që kryen te besim-
tarët që i luten me shpresë, si dhe
te vendi i bekuar ku ai u varros në
këtë manastir të hirshëm.

3