EmailFacebookKontakt

Oshënar Nikodhim Agjioriti (14 korrik)

Ishte shkrimtar i palodhur dhe theolog i
shquar. Lindi më 1749 në ishullin Naksos,
në Egje, nga prindër fisnikë e të pasur Anto-
ni dhe Anastasia, e cila më pas u bë murge-
shë me emrin Agathia. U edukua në vend-
lindje dhe në Smirni të Azisë së V ogël
(1765-1770). Kur u kthye në ishull në vitin
1770, me sa duket për shkak të përndje-
kjeve të turqve, kishte arritur një nivel shu-
më të lartë në dijet theologjike. Atëherë u
njoh edhe me etër agjioritë, të cilët i zbulu-
an murgërinë.
Në një vizitë të shkurtër që bëri në ishu-
llin Hidra, takoi shën Makarin e Korinthit
(17 prill) dhe u lidh me të me një miqësi
shpirtërore. Të dy do të evidentohen më
vonë si prijës të lëvizjes, e keqkuptuar atë-
herë, të “kolivadheve”.
Më 1775 lundroi për në Malin e Shenj-
të. U qeth murg në Manastirin e Dionisiut
dhe, nga Nikolla që quhej, mori emrin
Nikodhim. Meqë donte qetësi absolute, u
shpërngul në një qeli afër Kariesit (qendra
e Athosit), ku kaloi pjesën më të madhe të
Oshënar Nikodhim Agjioriti
(14 korrik)
jetës. Qëndroi për pak kohë edhe në ve-
nde të tjera, si p.sh. jetoi për një vit i vetëm
në një ishull të vogël e të shkretë.
Mbante korrespondencë edhe me
Patriarkun shën Grigori V (10 prill) etj.,
kopjonte kodikë, që të siguronte jetesën
dhe njëkohësisht studionte. Krijoi apo
përpunoi më tepër se 100 vepra dogmati-
ke, shpirtërore, kanonike, himnologjike,
shpjeguese etj., të cilat kanë rëndësi edhe
nga ana letrare. Më të njohura janë “Filo-
kalia”, vepër shumë shpirtërore; “Për ku-
ngimin e vazhdueshëm”, vepër e cila bëri
bujë, të cilën e kundërshtoi dhe e dënoi
një patriark i tërhequr nga antikolivadhët;
“Evergjetinosi”, tërheqës; “Lufta e pa-
dukshme”, frytdhënëse; “Martirologu i ri”, i
çmuar; “Timoni” me kanunet e së drejtës
kishtare; “Sinaksari” i përmbledhur; “Ma-
nuali këshillues”, didaktik.
Duke qenë shëndetlig që nga viti 1805,
oshënari asketik, i përulur, i sjellshëm dhe
i varfër, fjeti më 14 korrik1809 në Karies,
ku ruhet edhe lipsani i kokës së tij.

3