Gjithçka filloi në vitin 1991. Si
gjithë vendi, që po kalonte nga një
sistem në një tjetër, edhe Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
périsé nisi një rrugëtim të vështirë
e të gjatë për rmëkëmbjen e saj.
Fronëzimi i Kryepiskopit Anastas,
më 2 gusht 1992, shënoi dhe filli-
min e një epoke të re, si dhe sfida
të reja për Kishën. Gjithçka do të
niste nga e para. Duhej bërë në
mënyrë shumë urgjente naktivi-
zimi 1 gjithë sistemit të enorive.
Nevoja për të pasur objekte kulti
funksionale, ku të nfillonin shër-
besat e ndryshme kishtare, shtri-
hej në dy plane: së pari, ngritja e
kishave të reja dhe, së dyti, resta-
urimi e rikonstruksioni 1 kishave,
të cilat 1 kishin shpëtuar shka-
tërrimit. Shumë shpejt, përveç
organizimeve të tjera kishtare,
Fortlumturia e Tij u kujdes për
ngritjen e Zyrës së Shërbimit Tek-
nik, ecila që kur filloi të funksiono-
nte e deri në vitin 2001, 1 mbulonte
të dy sektorët: të ngritjes së kisha-
ve të reja dhe atë të restaurimit e
rikonstruksionit të kishave të
vjetra.
Fillimisht, u ndërhy në objekte
të cilat me pak punë mund t’i
riktheheshin funksionit të tyre të
dikurshëm. Ato ishin shndërruar
Organizimi i restaurimit
të Monumenteve të Kultit Orthodhoks
në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
1991-2016
nga regjimi ateist në kinema, salla
kulture apo palestra sportive.
Krahas këtyre nkonstruksioneve,
interesim 1 veçantë u tregua nga
Kryepiskopi Anastas për veprat e
kultit orthodhoks që ishin pjesë e
trashëgimisë kulturore.
Në fillim të viteve 1990, shteti
ishte në një emergjencë totale,
vendi rrezikonte të kalonte në
kolaps deri edhe për sai përket
furnizimit me ushqime. Në atë
kohë nuk mund të bëhej fjalë që
shteti të kujdesej për monumentet
e tij të kulturës. Nuk kishte as mu-
ndësi edhe as fonde për të bërë
këtë gjë. Si rrjedhojë, monumentet
e kulturës së kultit orthodhoks
mbetën pa përkujdesjen e shtetit,
eatij që duhet t’i mbronte. Në këtë
periudhë roli i Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë në
trajtimin e monumenteve të kul-
turës mori një rol parësor.
Shumë shpejt specialistë të
Zyrës së Shërbimit Teknik filluan
të bashkëpunonin me profesioni-
stë të organeve të trashëgimisë
kulturore, por edhe jashtë saj, të
cilët kishin krijuar një përvojë në
dhjetëra vite me restaurimin e kë-
tyre monumenteve, por që tashmë
kishin mbetur pa mbështetjen e
shtetit për t’u kujdesur për to. Ky
bashkëpunim u iniciua dhe u
mbështet shumë nga Kryepiskopi
Anastas. Nuk ishin vetëm finan-
cimet, por u vu në dispozicion një
logjistikë bashkëkohore, siç janë
makinat e transportit për zona
të vështira ku ndodheshin këto
monumente, zyra të pajisura në
mënyrë moderne me materiale
dhe instrumente që ndihmonin në
krijimin e grafikës së projekteve,
të cilat mundësuan dhe mbështetën
këta specialistë për të pasur një
kujdes sa më të mirë për monu-
mentet. Më pas upa e nevojshme
që punonjësit e Zyrës së Shërbimit
Teknik të mermin konsulencë dhe
përvojë nga jashté, për të pasuruar
njohuritë e tyre dhe për të përmi-
rësuar ndërhyrjet në monumentet
e kulturës, si në projektim, ashtu
edhe në terren. Për këtë u thirrën
specialistë të huaj, misionarë dhe
besimtarë, të cilët, me profesionali-
zimin e tyre, do të sillnin këtë për-
vojë të re. Përveç kësaj, pati edhe
specializime të inxhinierëve dhe
arkitektëve jashtë vendit. Puna
për restaurimin e monumenteve
të kulturës vazhdoi në mënyrë të
pandërprerë edhe gjatë viteve të
vështira 1996, 1997, 1998.
Kjo përvojë, e krijuar deri në
vitin 2001, ishte një bazë e mirë
për të çuar në nivele më të larta
organizimin e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë në resta-
urimin e monumenteve të kulturës.
Tashmë ishin pjekur kushtet për
krijimin e një organizimi të veçantë,
të destinuar vetëm për objektet e
kultit orthodhoks, që 1 përkisnin
edhe trashëgimisë kulturore të ve-
ndit. Ideja për krijimin e Bërtha-
re
més sé Trashégimisé Kulturore
ishte e Kryepiskopit Anastas. Né
fillimet e saj, Bërthama u krijua
si një bashkëpunimi një pjese të
specialistëve të Zyrës së Shërbimit
Teknik, zyrë e cila më vonë uorie-
ntua vetëm për ndërtimet e reja
dhe mirëmbajtjen e tyre dhe, nga
ana tjetër, bashkëpunëtorë të ja-
shtëm, të cilët konsiderohen pro-
fesionistë të vërtetë në fushën e
restaurimeve, duke mbuluar kë-
shtu të gjithë spektrin e ndërhyrje-
ve restauruese, si ato konstruktive,
arkitektonike, në intenerë, atë të
restaurimit të afreskeve, të ikono-
staseve etj.
U angazhuan shumë speciali-
stë në fushën e gjeologjisë, hidro-
gjeologjisë, në fushën e përbërjes
së dherave, si edhe specialistë të
laboratorëve të trashëgimisë kul-
turore për të analizuar matenalet
e ndërtimit që gjendeshin dhe
merreshin si kampione në monu-
mentet e kulturës. Pra, gjithçka u
ngrit në nivele shumë të larta
shkencore dhe hulumtuese, për-
veç restaurimeve dhe ndërhyrjeve
të mirëfillta në objekte.
E gjithë kjo punë dhe ky ma-
terial 1 mbledhur në kohëra dhe
1 krijuar në gjithë këto vite pune
zhvilloi një pjesë tjetër të aktivitetit
të Bërthamës, atë të botimeve në
fushën e restaurimit dhe të organi-
zimit të aktiviteteve të ndryshme
shkencore me temë trashëgiminë
kulturore të besimit orthodhoks
dhe më gjerë.
Bërthama e Trashëgimisë Kul-
turore në organizimin e saj ka pa-
sur parasysh krijimin e një arkivi
grafik dhe digjital të matenaleve të
hershme, por edhe të kohës, për
sa1 përket informacionit bazë, si
edhe të materialeve ndërhyrëse
për secilin objekt në mënyrë të
specifikuar. Në arkiv numërohen
dhjetëra e dhjetëra projekte, ra-
porte para dhe pas ndërhyrjeve,
foto digjitale dhe foto filmike, që
na japin informacion viziv për
monumentet dhe gjendjen e tyre,
para ndërhyrjeve restauruese,
gjatë ndërhyrjeve, si edhe pas tyre.
Është krijuar një arkiv i plotë pro-
fesional, që pasurohet në vazhdi-
mësi dhe do të shërbejë si bazë e
mirë për brezat në të ardhmen.
Kisha Orthodhokse Autoqe-
fale e Shqipërisë, nëpërmjet Bër-
thamës së Trashëgimisë Kulturore,
1 ka kushtuar një rëndësi të veçantë
bashkëpunimit me institucionet
shtetërore të trashëgimisë kulturo-
re, duke ndjekur me përpikëri for-
mat ligjore në fuqi,si në hartimin e
projekteve të restaurimit nga per-
sona të licencuar në këtë fushë,
miratimin e tyre në organet e posa-
çme në rang kombëtar, ashtu dhe
zbatimin me përpikëri nga kom-
pani të licencuara për restaurimet,
kriteret dhe kushtet e vendosura
nga projektet e miratuara.
Kontrolli dhe ndjekja në terren
e restaurimit të monumenteve or-
thodhokse të kulturës nga specia-
listët e Bërthamës së Trashëgimisë
Kulturore, por edhe më parë nga
Zyra e Shërbimit Teknik, është bë-
rë në mënyrë të vazhdueshme dhe
profesionale. Specialistët ushtroj-
në kontroll në mënyrë periodike,
duke kontrolluar cilësinë e puni-
meve, si dhe, nëse lind nevoja, për
korrigjimin e mundshëm të ndër-
hyrjeve restauruese nëse gjatë
restaurimit do të ndodheshin para
fenomeneve të papritura, gjith-
monë në bashkëpunim të ngush-
të me organet e specializuara të
shtetit. Në çdo moment dhe për
të gjitha këto ndërhyrje është ndi-
er kujdesi 1 drejtpërdrejtë 1 Krye-
piskopit Anastas, 1 cili jo vetëm ka
siguruar fondet e nevojshme, por,
edhe si një njohës 1 mirë 1 tyre, ka
orientuar në vazhdimësi Bërtha-
mën e Trashëgimisë Kulturore për
t’u fokusuar në monumentet me
probleme më emergjente dhe tek
ato më me vlera.
Gjatë periudhës 1991-2016
janë restauruar plotësisht rreth 63
(Vijon në faqen 8)
(Vijon nga faqja 7)
kisha dhe manastire, pa përme-
ndur këtu ndërhyrjet shpëtuese
dhe emergjente, të cilat janë të
shumta. Deri tani, nga Kisha Or-
thodhokse Autoqefale e Shqipë-
risë janë investuar në fushën e re-
staurimeve mbi 10 milionë euro,
një investim shumë i madh, i cili,
duke pasur parasysh periudhën e
vështirë që ka kaluar vendi, por
gjithashtu edhe angazhimet e tje-
ra të shumta të Kishës, tregojnë
më së miri këtë angazhim serioz
dhe të pandërprerë të Kryepisko-
pit Anastas dhe të Kishës Ortho-
dhokse.
Më poshtë, po përmendim disa
nga 63 kishat dhe manastiret e
restauruara, të cilat janë më të njo-
hura dhe kanë vlera unikale për
trashëgiminë tonë kulturore:
Manastiri i Ardenicës, Lushnjë:
Manastirii Shën Kozmait, Kol-
kondas, Fier, Manastiri i Fjetjes
së Hyjlindëses, Zvërnec, Vlorë:
Kisha e Gjithë Shenjtorëve, Hi-
marë, Manastiri i Shën Dhimitrit,
Qeparo, Manastri i Shën Jorgjit,
Çukë, Sarandë, Kisha e Fjetjes
së Hyjlindëses, Vraho-Goranxi,
Gjirokastër, Kisha e Fjetjes së
Hyjlindëses, Zervat, Gjirokastër,
Manastiri i Shën Nikollës, Nivan,
Gjirokastër, Kisha e Fjetjes së
Hyjlindëses, Leusë, Përmet, Ki-
sha e Manastirit të Shën Pro-
dhromit, në Voskopojë, Korçë,
Kisha e Manastirit të Shën Joan
Vladimirit, Elbasan, Kisha e Shën
e Premtes, Çetë, Kavajë, si dhe
shumë kisha e manastire të tjera,
të cilat janë po aq të rëndësishme
sa edhe këto që përmendëm.
Aktualisht, Bërthama e Trashë-
gimisë Kulturore pranë Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë vazhdon aktivitetin e saj,
duke hartuar projekte për kishat
e monumentet e kulturës në ne-
vojë, ndjekjen e punimeve të re-
staurimit, por edhe pa u shkë-
putur nga puna hulumtuese e
shkencore dhe në vijimësi me bo-
time të librave dhe botimeve peno-
dike të ndryshme. Duke parë
gjithçka në retrospektivë, kontri-
buti dhe puna e kryer nga Krye-
piskopi Anastas dhe Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë
tashmë kanë lënë gjurmë të forta
dhe të pashlyeshme në historinë
e restaurimit dhe kujdesit ndaj
objekteve të Kultit Orthodhoks
të trashëgimisë sonë kulturore.
Për Bërthamën
e Trashégimisé Kulturore
Ark. Rest. Gentian
Stratobérdha