Nxënës të Zotit
Termat “apostull” dhe “nxënës” në Dhiatën e Re
Termi “apostull” në Dhiatën c Re nënkupton
disa grupe personash, 1 cili shumë herët u bë
term e gradë kishtare. Ka lidhje jo vetëm me thirr-
jen e dymbëdhjetë nxënësve nga Jisui, por edhe
me rrethin më të zgjeruar të dashamirësve ec
ndjekësve të Tij. Në letrën e apostull Pavlit
“Drejtuar Hebrenjve” kemi dëshminë c vetme
në gjithë Dhiatën e Re, ku Jisu Krishti quhet
“Apostull” dhe “Kryeprift” i besimit tonë (Heb.
3:1). Ky varg na jep kuptimin e saktë dhe të
vërtetë të apostolicitetit. Specialistë të fushës,
duke shpjeguar, pohojnë se apostoliciteti si
ngjarje eklisiologjike, ka pikënisjen e tij në
personin e vetë Jisu Krishtit, 1 Cili është një-
kohësisht dhe “Apostull” dhe “Kryeprift” 1 be-
simit dhe ka kuptim për historinë ¢ mëtejshme
të Kishës dhe veçanërisht në gjithë historinë c
Ekonomisë Hyjnore. Jisui kishte dijeni të plotë
të Apostolisë së Tij nga Perëndia Atë dhe bëri
pjesëmarrës, në përgjegjësinë c kësaj Apostolie,
edhe nxënësit e Tij (Jn. 17:18; 20:21-23). Që të
dërgojë nxënësit e Tij në botë, Ai përdori po të
njëjtin pushtet që edhe Ati pérdon kur dërgoi
Birin e Tij në botë. Me këtë mënyrë dërgimi 1
nxënësve merr menjëherë një rëndësi të veçan-
të dhe ka një kuptim të rëndësishëm për botën:
sepse nëpërmjet “apostujve” e “kryepnftériny-
ve” të rinj do të vazhdohet vepra e Jisu Krishtit:
të Vetmite të Madhit “Apostull” dhe “Kryeprift”.
I. Kuptimet e termit “apostull”
në Dhiatën e Re
Në Dhiatën e Re termi “apostull” përdoret
me dy kuptime:
a) Të ngushtë
Këtu përfshihen të dymbëdhjetë nxënësit e
Krishtit, të cilët u zgjodhën nga Vetë Jisui me
ftesë personale (Mt. 4:18-22; 9:9; 10:1-4. Mk.
1:16-20; 2:14; 3:13-19; Llk. 5:10-11, 27; 6:12-
16). Këta të dymbëdhjetë 1 dërgoi në fillim dy
nga dy në përpjekjen e parë apostolike (Mt. 10:5-
15, Mk. 6:6-13; Llk. 9:1-6). Pas Ngjalljes sé
Jisuit kemi një aktivitet të dytë hierapostullimi
nga ata që ishin shpémdaré dhe shkuan vend
më vend duke ungjillëzuar fjalën (Vep.8:4).
b) Të gjerë
Kuptimi 1 termit “apostull” pas Ngjitjes së
Krishtit në Qiej u zgjerua. Në të filluan të për-
fshiheshin edhe persona të tjerë përveç të dy-
mbëdhjetëve, të cilët u quajtën edhe ata apostuj.
Rasti konkret, ai 1 apostull Pavlit, 1 cili u ftua nga
Krishti me një mënyrë të veçantë dhe që jo
vetëm u njoh si apostull nga Kisha c hershme
për veprimtarinë e tij apostolike, por edhe nga
brezat e mëvonshëm, nga Etërit e Mëdhenj dhe
në përgjithësi nga tërësia e Kishës. Madje u
konsiderua si protokonifë. Shën Athanasi i Madh
thotë: “Apostuj janë të dymbëdhjetët, edhe
Pavli ”. Gjithashtu apostull është Jakovi, vëllai1
Zotit, të cilit iu shfaq Krishti, por edhe ata të
cilëve iu shfaq Krishti “më tepër se pesëqind
vëllezërve njëherësh” (I Kor. 15:6).
Përveç të dymbëdhjetëve – në ta përfshihet
edhe Matthia, që zuri vendin e të humburit Juda
– si apostuj kuptohen të gjithë sa u thirrën me
ftesë personale nga 1 ngjallur Jisu dhe një rreth
1 madh që përbëhej nga shtatëdhjetë e dy per-
sona (njihen ndryshe si të shtatëdhjetët), por
edhe një rreth akoma dhe më 1 gjerë, 1 cili u for-
mua me predikimin e apostujve dhe me aktivite-
tin e tyre apostolik (II Kor. 8:23), të cilët quhen
“apostuj të shenjtë” (Efes. 3:5), në kundër-
shtim me apostujt e rremë, mashtrues, që janë
shndërruar në formë apostulli të Krishtit (II Kor.
11:13). Sipas dëshmisë së Llukait (10:1; 17),
Jisui, pas zgjedhjes së dymbëdhjetë apostujve,
“zgjodhi dhe shtatëdhjetë nxënës të tjerë, të
cilët i dërgoi dy nga dy përpara tij në çdo
qytet dhe çdo vend ku kishte për të shkuar
ai (Lk. 10:1). Këtyre Ai u dha të njëjtat porosi
dhe udhëzime me ato që u pat dhënë edhe të
dymbëdhjetëve.
Duhet theksuar fakti se ekziston vështirësia
e përcaktimit të të gjithë emrave të shtatëdhjetë-
ve, sepse asnjë nga ungjillorët nuk na jep të dhëna
për këtë çështje. Disa përpjekje që u bënë për
të shkruar lista ose katalogë me emrat e tyre, siç
pranojnë hulumtues dhe studiues biblikë e
historianë, u përkasin shekujve të mëvonshëm
(shek. III-VII), ku janë regjistruar mjaft emra
të nxënësve ose bashkëpunëtorëve të të 12 apo-
stujve dhe të Pavlit, të cilët përmenden në librat
e Dhiatës së Re.
Në zgjedhjen e apostull Matthias morën pjesë
“rreth njëqind e njëzet veta” (Vep. 1:15), prej
të cilëve një pjesë duhet të ishte nga të shtatë-
dhjetët. Që të shtatëdhjetët gjenden shumë pra-
në dymbëdhjetë apostujve dhe të gjithë bashkë
ditën e Pendikostisë ngritën barrën c misionit,
të përballimit dhe zgjidhjeve të problemeve të
ndryshme të Kishës së hershme.
Numri 1 shtatëdhjetë e dyve krahasohet me
shtatëdhjetë e dy përkthyesit e Dhiatës së Vje-
tër. Gjithashtu dhe me shtatëdhjetë c dy Pres-
viterët, që Moisiu zgjodhi si ndihmës me urdhrin
e Perëndisë (Num. 11:16; 25). Numri më vonë
(nuk dihet kur) u rrumbullakos nga shtatëdhjetë
e dy në shtatëdhjetë dhe nga Etërit e Kishës u
krahasua me shtatëdhjetë palmat në Elim (Eks.
15:27).
2. Termi “nxënës” në Dhiatën e Re
Shpeshherë në Dhiatën e Re krahas emrit
apostull përdoret edhe termi “nxënës”, por me
disa kuptime. Ai ka lidhje me mësuesin dhe u
referohet: a) Nxënësve të Moisiut në krahasim
me ata të Zotit (Jn. 9:28), b) Nxënësve të Joanit
(Jn. 1:35, Mt. 14:12, 11:2; Mk. 2:18; 6:29; Lik.
7:18; 11:1; Jn. 3:25); c) Nxénésve té Farisenjve,
duke 1 krahasuar me ata té Joanit dhe té Jisuit
(Mt. 9:14; Mk. 2:18; Lik. 5:33); d) Nxënësve të
Irodhianëve (Mk. 12:13; Mt. 22:16) dhe në fund
e) Nxënësve të Zotit Jisu, të cilët Ai 1 quajti
apostuj (Mt. 10:1-4: 11:1; Mk. 3:16-19; Lik. 6:
13-16; Jn. 1:35-52).
Duke analizuar kuptimin e fundit të termit,
vërehet se në Ungjijtë e Mattheut dhe të Markut
nxënës quhen vetëm dymbëdhjetë apostujt
(kuptimi 1 ngushtë), ndërsa te Ungjilli 1 Llukait
kuptimi 1 tij zgjerohet edhe më shumë. Sipas tij,
(kuptimi 1 gjerë) të gjithë besimtarët janë mbajtës
të mësimdhënies dhe veprës së Jisu Krishtit dhe
të gjithë janë të ftuar që ta ndjekin Atë dhe të
bëhen nxënës të Tij (Lk. 6:13, 17). Por veçanë-
risht në Veprat e Apostujve kemi një zgjerim e
përmbledhje të termit “nxënës” (Vep.6:1-7,9:25:
18:27, 19-1; 21:16). Në të përfshihet çdo besim-
tar, 1 cili dëgjon besimin dhe lidhet në mënyrë
eklisiologjike me grupin e parë të dymbëdhjetë
nxënësve (vlen këtu për t’u përmendur dhe opi-
nioni 1 shën Joan Gojartit që thotë: “Nxënës qu-
hen edhe ata që nuk bënin pjesë në rrethin
e të 12, sepse të gjithë quheshin nxënës”.
PG. 60, 167). Qëllimi dhe misioni 1 të gjithëve
lidhet me qëllimin dhe misionin e të dymbë-
dhjetëve që morën si porosi – urdhër nga Krishti
1 Ngjallur: “Shkoni…, mësoni…” (Mt. 28:19).
Arkimandrit Kozma Sovjani