EmailFacebookKontakt

Njoftim për pranimin e studentëve në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË
AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”
Shën Vlash – Durrës
NJOFTIM
Në datën 15 shtator 2016 zhvillohet konkursi për pranimin e
studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në
Shën Vlash. Kemi besim që Ministria e Arsimit do të miratojë
kërkesën tonë dhe viti 1 ri akademik do të nisë si pjesë e Universitetit
“Logos”. Pyetjet e konkursit janë rreth Dhratës së Re dhe katër
vëllimeve Besimi Orthodhoks.
Kandidatët duhet:
a. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse, të paktën një vit
më parë.
b. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës së tyre.
c. Të kenë mbaruar shkollën e mesme.
d. Të kenë një rekomandim nga Mitropoliti i Dioqezës.
e. T’i nënshtrohen konkursit për pranim.
Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs më 15 shtator, në
orën 10:00, ndërsa një javë para konkurrimit duhet të kenë dorëzuar
në sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:
1. Rekomandimi i Mitropolitit,
2. Kërkesa me shkrim e kandidatit,
3. Dëftesa dhe Diploma e shkollës së mesme,
4. Certifikata personale,
5. Certifikata e pagëzimit,
6. Vërtetimi mjeko – ligjor,
7. Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.
Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në
numrin e telefonit:
Sekretaria: 0692218928
ose në adresën e e-mailit: teolorthalb@yahoo.com

3