“Një rol thelbësor pozitiv ka Imzot Anastasi, gjë që askush nuk
mund ta mohojë”
Nga Tritan Shehu (marrë nga profili në FB)
Të tërheq vëmendjen një “fushatë” e rifilluar artificialisht nga disa
burime kundër Sh. T. Imzot Janullatos.
Megjithëse kjo kërkon të serviret nëpërmjet sloganeve “patriotike”,
më tingëllon krejt e “stonuar” dhe atavike në formën, paraqitjen e thelbin
e saj.
Diçka duhet të kemi thellësisht në konsideratë, në shoqërinë tonë
tokësore asgjë nuk është e përsosur. Sepse gjithsekush nga ne mund të
ketë këndvështrime të ndryshme në perceptimin e të “përsosurës”.
Megjithatë, kjo nuk ia jep askujt të drejtën të kërkojë të cenojë vlerat
e gjithsekujt, atë që individë apo grupime me shumë mund, sakrifica, dije
të thella e vizion kanë ndërtuar e ndërtojnë në vendin tonë.
Veçanërisht kjo është e vërtetë për të gjitha kultet tona fetare, që u
rilindën mbas ndryshimeve demokratike.
Meqenëse sot po flasim për emra konkretë, dëshiroj të shpreh re-
spektin, konsideratën dhe vlerësimin tim për zhvillimet e Kishës sonë
Orthodhokse, kontributin e madh të saj në stabilitetin, përsosjen, rrugën
evropiane të vendit tonë.
Dhe për këtë një rol thelbësor pozitiv ka Imzot Anastasi, gjë që askush
nuk mund ta mohojë.
N.q.s. dikush do të pyesë se mbi çfarë atributesh unë marr përsipër
të bëj një afirmim të tillë, do t’i përgjigjesha se është më mirë qe kjo
pyetje t’u drejtohej atyre që shpërthejnë të tilla “stuhira”.