EmailFacebookKontakt

Një prift rus shërbeu në kishën tonë

Atë Grigor Aleksej Krizanovskij ka lindur
në një familje aristokrate ruse në Moskë më
1903. Kur u rrit, studioi theologji dhe më 1928 u
hirotonis prift. Meshonte në kishat e Moskës,
por më 1929, i persekutuar, si me prejardhje nga
familje cariste, u largua nga Rusia dhe u vendos
në fshatin Haracan, pranë Sarajevës të Bosnje
Hercegovinës, ku ishte vendosur një koloni
rusësh të bardhë. Shërbeu aty, si prift deri më
1949, kur u përzu nga regjimi jugosllav (sepse
nuk pranoi të ndërronte dokumentet identifikues)
dhe erdhi në Shqipëri bashkë me disa rusë të
bardhë të tjerë. U vendos në Tiranë. Me lejen
e Kryepiskop Paisit shërbeu si prift në kishat e
Tiranës, kryesisht në Kishën e Shën Prokopit.
Në rrethet shoqërore njihej si “prifti rus”. Merr-
te pjesë pothuaj në tërë meshimet kryesore.
Shërbeu në Kishën tonë Orthodhokse për 13
vjet.
Më 6 shkurt 1962, me prishjen e marrëdhë-
nieve politike me BS, ai u detyrua të largohej
familjarisht nga Shqipëria, duke pësuar kështu
dhe një dramë familjare, te familja e të birit (që
la gruan dhe të bijën këtu), ashtu siç e pësuan
Një prift rus shërbeu në kishën tonë
të gjithë familjet, që kishin një bashkëshort të
ardhur nga vendet e Lindjes. U vendos përsëri
në Moskë, ku shërbeu si prift deri në fund të
jetës së tij.
Ishte një prift shumë i përgatitur, i devotshëm
në detyrë dhe mjaft i komunikueshëm, familjar
shembullor, shumë i rregullt në paraqitje dhe
psalte me një zë të plotë dhe kumbues. Ishte
mjaft komunikues jo vetëm me priftërinjtë e
kohës, por edhe me besimtarët. Fitoi simpatinë
e besimtarëve tanë.
Për kulturën që kishte dhe shpesh për
mendimet e njëjta, si dhe njohjen e gjuhës sllave
nga disa klerikë u lidh me ta. Më i afërt ishte
me episkop Irineun, pavarësisht se ky i fundit
kalonte pak kohë në Tiranë, sepse shihej me sy
jo të mirë nga regjimi i kohës.
Historikisht njihet se konsullatat ruse në
territorin shqiptar, në të shkuarën kanë ndihmuar
në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit ortho-
dhoks, sidomos gjatë perandorisë osmane, por
edhe në pajisjen e veprave të kultit.
Kristofor Beduli

3