EmailFacebookKontakt

Një predikim i Shën Kozmait të Etolisë në zonën e Kavajës – Mbi përulësinë, sjelljen e butë, shpresën te Perëndia dhe respektin për priftërinjtë

“…Një gjë po ju këshilloj, o të krishterët e
mi: Nëse dëshironi, t’i mblidhni, të gjithë ju,
armët, t’ua dorëzoni zabitëve edhe t’u thoni
atyre: Nuk janë tonat këto. Neve, Krishti ynë,
Kryqin na ka dhuruar që të kemi, dhe jo armët.
Edhe përpiquni ta kuptoni, të krishterët e mi,
se, kur njeriu mban armë dhe shpresën e
mbështet në to, Perëndia nuk e ruan këtë njeri.
Dëgjoni t’ju rrëfej një shembull dhe kështu të
besoni: Dhjetë kusarë po rrinin ndanë rrugës
së Kavajës dhe ruanin se kur do të kalonte
ndonjë kalimtar që ta vrisin atë dhe t’i grabis-
nin gjithë ç’kishte. Vinte një njeri nga Arta e
V ogël (Narta) e Vlorës (Avlonës). E panë ku-
sarët dhe menjëherë brofën në këmbë, por
kur e panë se ishte i varfër, i paarmatosur, nuk
e nganë. Edhe thanë mes tyre hajdutët: “Le ta
lëmë të kalojë dhe të thyejë qafën, nuk ka as-
gjë për t’i marrë”. Edhe vazhduan të qëndro-
nin atje e të ruanin. Pas pak vunë re se po ka-
lonte kalëruar një njeri me një kalë krenar dhe
dy kobure varur, shpatë argjendi dhe thika dhe
me feste të shtrenjtë, tri groshë, në kokë. Me-
njëherë, sa e panë, kusarët menduan se do të
kishte me vete shumë të holla (aspra). I thirrën
të qëndronte dhe të ulte armët në tokë. Ai, si
kryeneç që ishte, duke mbajtur shpresën tek
Një predikim i Shën Kozmait të Etolisë në zonën e Kavajës
Mbi përulësinë, sjelljen e butë, shpresën te Perëndia
dhe respektin për priftërinjtë
Ndër shenjtorët më popullorë dhe gjerësisht të njohur në gjirin
e komunitetit orthodhoks të Shqipërisë është padyshim Shën Kozmai
i Etolisë. Edhe, ndërsa nderohet me aq përdëllimtari kujtimi i tij dhe
martirizimi për besimin e shenjtë më Zotin dhe Perëndinë tonë Jisu
Krisht, pak dimë për predikimin e tij dhe shumë më pak për stilin e
të mësuarit, didaktikën e plotë për besimin, Perëndinë, moralin e
Krishterë, dashurinë dhe misteret e besimit.
Janë të njohura në masat e popullit besimtar dhe më gjerë disa
nga thëniet e Shenjtorit me karakter profetik, është gjerësisht e
njohur fuqia e fjalës së tij shpirtërore dhe ndikimi që kishte mbi
masat e njerëzve që e dëgjonin dhe merrnin pjesë në mistagogjinë e
tij, madje dhe jeta e tij e shenjtëruar dhe martizimi me varje në fu-
shat e Myzeqesë. Ndërkaq, Shën Kozmai ishte mbi të gjitha një
mësues i madh i Ungjillit. Nga ai, ashtu siç njerëzit e kujtojnë, buro-
nte fuqia e tij dhe nga ai mbaronte e gjithë veprimtaria e tij për ri-
lindjen e shoqërisë përmes riungjillëzimit të popullit orthodhoks.
Didaktika e Shën Kozmait, sipas studiuesit Joan V . Menounos,
që është marrë thellësisht me sistemimin e gjithë burimeve të shpë-
tuara, ka një karakteristikë bazike: Universalizmin e saj pavarë-
sisht nga koha dhe vendi ku u zhvillua dhe thjeshtësia e gjuhës,
dhe paradigmat që përdorte për të pëcjellë madhështinë e Misterit
të Perëndisë Triadik. Ndonëse është e sigurt se nuk përdorej tekst
i shkruar, të gjitha predikimet ruajnë linjë të njëjtë të përmbajtjes
dhe del qartazi adoptimi i gjuhës së ligjërimit sipas nivelit të popu-
llit që merrte pjesë.
Studiuesi Menounos dhe të tjerë që kanë trajtuar çështjen, janë
mbështetur në materiale që ndodhen në arkiva të ndryshëm dhe
përbëjnë shënime për didaktikën dhe ligjërimin e Shën Kozmait nga
shoqëruesit e tij apo dëgjuesit e vëmendshëm të drejtëpërdrejtë.
Thekson se nuk ekzistojnë të dhëna gjeografike për vendin ku janë
bërë ligjëratat e ndryshme, përveç njërës. Ligjërata e 5-të, sipas
numërimit sistemues të Menounos, është bërë në Kavajë, sikundër
del nga shembulli që Shenjtori përpiqet t’u tregojë besimtarëve që
ndiqnin ligjërimin.
Më poshtë kemi përkthyer pjesë nga kjo Ligjëratë didaktike –
Predikim si një kontribut për të njohur më thellë mësimdhënien
e Shën Kozmait të Etolisë dhe të Myzeqesë, shenjtorin aq shumë të
dashur për popullin besimtar dhe rilindasin e hershëm për popujt
e robëruar nën errësirën otomane.
armët që kishte me vete nuk iu përgjigj. Me-
njëherë, hajdutët e vranë, i morën ç’kishte me
vete, si edhe kalin dhe u larguan. Kam shumë
për t’ju thënë, por nuk kam kohë. Mjaftojnë
këta dy shembuj që të siguroheni.
Tani e kuptuat, vëllezërit e mi, se të varfrin
që nuk kishte armë dhe shpresën e tij e kishte
te Perëndia, si e ruajti Perëndia. Prandaj edhe
ju porosis, si bijtë e mi shpirtërorë, t’i braktisni
armët dhe të shpresoni te Zoti dhe, sikundër e
ruajti atë njeri që shpresën e kishte te Perëndia
dhe jo tek armët, kështu e ruan edhe bujarinë
tuaj. Doni nga ana tjetër të jeni kryeneçë dhe
ta keni shpresën tuaj tek armët? Ta dini se
Perëndia nuk ju ruan.
Më jepni një thikë. Ngrihu në këmbë, zo-
tëria juaj, që mbake kobure. Unë ngre thikën
të të vras. Më thuaj tani të vërtetën: ku të shkoi
menjëherë mendja? – Te koburja. – Të lumtë,
ulu tani në shesh! Ngrihu tani në këmbë ti që
nuk mban kobure. Dua të të vras. Më thuaj
tani ti që nuk mban armë, ku të shkoi mendja?
– Te Perëndia, shenjt i Zotit. – Pra, në këtë
mënyrë, bujaria juaj, gjithmonë shpresën tuaj
(vijon në faqen 10)

te Perëndia ta mbani dhe në këtë mënyrë mos
kini frikë, asnjë e keqe nuk ka për t’ju gjetur.
Zoti, duke e ditur se ne njerëzit nuk e kemi
mundësinë të gjithë të mësojmë shkrim e kë-
ndim dhe, akoma, nëse mësojmë, nuk i mbajmë
mend të gjitha, për këtë arsye dhe Zoti na dha
një porosi dhe, duke e mbajtur atë, do të
kalojmë edhe këtu mirë, edhe në Parajsë do
të shkojmë. Cila është kjo porosi? Kjo është:
“Atë që ti nuk e do, mos ua bëj të tjerëve; dhe
atë që ty të pëlqen, bëje edhe për të tjerët”.
Edhe ç’do të na thotë kjo porosi? Atë që ti e
urren, thotë Perëndia, dhe nuk do që të tjerët
të ta bëjnë, edhe ti mos ua bëj të tjerëve. Edhe
tani, medito, çfarë është ajo që do? Do që tjetri
të të vjedhë, të të vrasë dhe të shpifin kundër
teje apo të të bëjnë diçka tjetër të keqe? Nuk
e do këtë. Këto mos ua bëj dhe ti vëllezërve
të tjerë dhe do të shpëtosh. Po ty çfarë të
pëlqen? Do që tjetri të të ushqejë, të të japë
për të pirë dhe të të bëjë rroba, të të bëjë gjithë
të mirat, të të falë edhe fajin tënd dhe të thotë
çdo fjalë të mirë për ty. Këto bëjua edhe ti
vëllezërve të tu dhe do të shpëtosh.
Tani, së fundmi, ju këshilloj të bëni secili
nga një komboskin, të mëdhenj dhe të vegjël,
burra edhe gra, djem edhe vajza, i cili të ketë
njëqind e tre kokrra edhe ta mbani në dorën e
majtë, edhe me të djathtën të bashkosh tre
gishtat e tu, të bësh shenjën e Kryqit edhe të
thuash: “Zoti Jisu Krisht, Bir dhe Fjalë e
Perëndisë së gjallë, me ndërmjetimet e
Perëndilindëses dhe të gjithë Shenjtorëve,
mëshiromë mua shërbëtorin tënd mëkatar dhe
të padenjë”. Te “Zoti Jisu Krisht…” përfshihet
Trinia e Shenjtë, Perëndi, esenca e mishëruar
e Krishtit tonë, Virgjëresha jonë Perëndilindëse
dhe të gjithë Shenjtorët.
…Do të doja, o të krishterët e mi, të jem
përgjithmonë me ju trupërisht edhe t’ju mësoj
herë një gjë dhe herë tjetrën, por çfarë të bëj
edhe unë se janë mijëra fshatra edhe vende që
nuk e kanë dëgjuar kurrë fjalën e Perëndisë
edhe më presin që të shkoj. Prandaj edhe ju
porosis, priftërinjtë e mi të hirësuar, të kujde-
seni për popullin sesi të shpëtohen edhe ata
dhe kështu të vijë shpëtimi edhe për shenjtërinë
tuaj. Po njësoj përsëri, ju laikët, të nderoni dhe
të tregoni respekt përdëllimtar për priftërinjtë
tuaj dhe të mos i ngarkoni me borxhe dhe ha-
raçe edhe të tjera detyrime, në mënyrë që ata
të kenë kohë të lirë t’i luten Perëndisë për
shpirtin tuaj dhe për jetët tuaja. Edhe për atë
që kanë për t’ju dhënë priftërinjtë, nuk pa-
suroheni, vëllezërit e mi; pasi t’ua keni falur,
kanë kohë që t’i luten Perëndisë për shpirtin
tuaj dhe për jetën tuaj.
Edhe nëse të rastis një prift dhe një mbret,
priftin të vësh më lart se mbretin për të ndenjur.
Edhe nëse të rastis një prift edhe një engjëll,
priftin të përshëndesësh më parë edhe se
engjëllin, sepse prifti është më lart se engjëlli
në pozitë. Këto t’i bëni ju laikët për dobinë
tuaj shpirtërore. Për priftërinjtë e shenjtë nuk
kam për të thënë asgjë. Unë e kam për detyrë
që sa takoj ndonjë prift, të përkulem t’i puth
duart edhe këmbët, edhe t’i lutem që t’i lutet
Perëndisë për mëkatet e mia, sepse sikur të
gjithë mbretërit, e gjithë bota, t’i luten Pe-
rëndisë për mijëra vjet, nuk kanë për të kryer
Misteret e Nderuara, edhe një prift, le të jetë
edhe mëkatar, mundet me hirin e Shpirtit të
Shenjtë edhe i kryen ato…”
(vijon nga faqja 9)

3