EmailFacebookKontakt

Një kodër e shenjtë në fshatin Sheqishte

Befasohet kushdo që e viziton
atë, sepse në një rreze jo më shumë
se 200 metra ndodhet në mes të
disa kishave dhe vendeve të shenj-
ta, gjithsej 9:
– Kisha e Shën Sotirit (Meta-
morfoza e Zotit Krisht),
– Manastiri i Shën Trifonit,
– Kisha e Shën Marisë – Fjetja
e Hyjlindëses (sipas gojëdhënës, kjo
kishë kremton edhe më 21 nëntor),
– Vendet e shenjta në të cilat janë
vendosur kryqe dhe konizma: Shën
Ana, Shën Llukaj, Shën Argjenda,
Shën Prokopi, Shën Filipi dhe Shën
Joani.
Më poshtë po japim disa të
dhëna për tre prej tyre.
Sipas gojëdhënave, kjo kodër e
quajtur Novo, ka qenë një qendër
e banuar e rëndësishme. Qendra
e saj ishte kisha e Shën Sotirit.
Këtu funksiononte një shkollë
greke, e dëgjuar në këtë trevë, ku
janë arsimuar edhe shumë priftërinj.
Në kohën e regjimit komunist kisha
ishte e shkatërruar plotësisht dhe
aty gjendeshin e mund të shikoje
monedha të vjetra, tjegulla, gurë të
lashtë etj. Në majë të kodrës ishte
vetëm një gur i madh i zi, ku shpre-
sëtarët luteshin fshehurazi. Që nga
viti 1999, në vendin ku ishte guri
ndodhet Hierorja e kishës së re të
Shën Sotirit.
Manastiri i Shën Trifonit,
sipas gojëdhënave, është ndërtuar
me kontributin e popullit dhe kuj-
desin e një kallogreje (murgeshe)
me emrin Vida (Parashqevi), që je-
toi në konakët e manastirit dhe si-
pas traditës gojore, varri i saj ndo-
dhet pranë manastirit. Kjo vajzë e
vogël ruante patat në vendin ku
ndodhet sot manastiri dhe për
shkak të diellit të nxehtë të asaj dite,
ajo u ul në hijen e një ulliri. Pas pak
e mori gjumi dhe dëgjon një zë që
thotë: “Aty ku po qëndron ti, janë
eshtrat e mia” (ky zë u përsërit 3
herë). Ajo u zgjua menjëherë dhe
shkoi e ia tregoi prindërve këtë gjë.
Ata ia rrëfyen ndodhinë kryepriftit
Një kodër e shenjtë në fshatin Sheqishte
të asaj kohe dhe, pasi gërmuan,
gjetën eshtrat e shenjtorit me emër
Trifon, te vendi që pohoi zëri. Në
murin e kishës së manastirit janë 2
pllaka ku përmenden 2 data restau-
rimi, më 1847 dhe më 1929.
Sipas gojëdhënave, shën Trifoni
kishte qenë student në shkollën e
përmendur më sipër, së bashku me
shenjtorët e lartpërmendur. Shenj-
tori e mbaroi jetën e tij me martirizim
dhe kremtohet çdo vit më 14 korrik,
por banorët e zonës e kremtojnë
edhe më 1 shkurt. Varri i shenjtorit
ndodhet brenda në kishën e
manastirit, ku shpresëtarët luten
dhe shërohen nga sëmundje e
situata të ndryshme. Mrekullitë e
shenjtorit janë të shumta. Ato
vazhdojnë të kryen edhe sot.
Kisha “Fjetja e Hyjlindëses”
Kjo kishë formonte trekëndëshin
me 2 manastiret e tjera, të Pojanit
dhe të Ardenicës. Ajo u prish
plotësisht në kohën e regjimit
komunist. Pranë kishës u ndërtua
edhe një repart ushtarak.
Diktatura u mundua ta fshinte
besimin te Zoti në ndërgjegjen e
njerëzve, por nuk ia arriti dot
qëllimit. Kështu, më 28 korrik 1994,
Kryepiskopi Anastas erdhi në
sheshin e kishës së shkatërruar dhe
dha lajmin e mirë për rindërtimin e
saj, që mbaroi në vitin 1995.
Që nga ajo ditë e deri më sot
kishat dhe vendet e shenjta të kësaj
kodre vizitohen rregullisht nga
njerëzit, jo vetëm të këtij fshati, por
edhe më gjerë, të cilët vijnë që të
adhurojnë Zotin dhe t’i luten së
Tërëshenjtës e shenjtorëve duke i
pasur udhërrëfyes dhe frymëzues
për imitim.
Marina Baba
Mitropolia e Apollonisë dhe Fierit

3