EmailFacebookKontakt

Një ftesë mahnitëse

Klerit dhe popullit shpresëtar
Orthodhoks,
Bij të shtrenjtë më Zotin,
“Siç më dërgoi ati,
edhe unë ju dërgoj ju”
(Jn. 20:21)
Jeta adhuruese e Orthodhoksëve kulmon
në të kremten e tërëndritshme të Ngjalljes së
PASHKË 2018
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
Një ftesë mahnitëse
(vijon në faqen 6)
Krishtit. Pa Ngjalljen, predikimi i Ungjillit
përfundon në një kod të dobët rregullash mo-
rale. Apostull Pavli na e thekson me guxim të
madh këtë të vërtetë: “Edhe nëse nuk u ngjall
Krishti, pa fjalë, predikimi ynë është i kotë,
dhe besimi juaj i kotë” (1 Kor. 15:14).
Dinamika e mesazhit të krishterë përmblidhet
në fjalët “Krishti u Ngjall”. Ngjallja e Krishtit
shpall fuqishëm tejkalimin e vdekjes: “U
varrosëm pra, bashkë me të me anë të pagëzimit
në vdekjen, që, siç u ngjall Krishti prej së
vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe
ne të ecim në jetë të re” (Rom. 6:4). Krishti i
Ngjallur, i Cili dërrmoi pushtetin e vdekjes,
vazhdon të shpërbëjë çdo lloj fryme frike,
padrejtësie, urrejtjeje, zhgënjimi.
Kisha Orthodhokse nuk synon ta imponojë
këtë të vërtetë me argumentime shterpë, por

e kthen në festë, e shijon, e jeton dhe e shpall:
“U ngjall Krishti prej së vdekurish, duke
zgjidhur vargonjtë e vdekjes; ungjillëzo, o dhé,
gaz të madh” (shën Joan Damaskini). Ajo i fton
shpirtrat e besimtarëve me ritëm lavdërues që
të ripërtërihen, të lulëzojnë sërish, të shtojnë
fuqitë e brendshme, të intensifikojnë përpjekjen
e tyre shpirtërore.
Por e kremtja nuk kufizohet vetëm në
shpalljen e lajmit, ajo shkon më tej, drejt një
ftese mahnitëse. Kjo ftesë u formulua nga Vetë
Krishti në takimin e parë, pas Ngjalljes, me
nxënësit e Tij: “Siç më dërgoi ati, edhe unë ju
dërgoj ju” (Jn. 20:21). Ditët që i paraprinë
Ngjalljes, ishin të mbushura me vuajtje e
pasiguri dhe nxënësit ishin zhytur në dësh-
përim e zhgënjim. Me gjithë këto, Krishti i
Ngjallur nuk kufizohet vetëm në shpalljen e
fitores së Tij mbi padrejtësinë, urrejtjen, madje
edhe mbi vetë vdekjen, por i fton ata në diçka
unikale: të bëhen pjesëmarrës në veprën e Tij,
në përpjekjen për sundimin e drejtësisë, paj-
timit, dinjitetit, solidaritetit.
Kjo ftesë, njëkohësisht porosi dhe prem-
tim, u drejtohet apostujve, mbarë Kishës.
Ngjarjet shpëtimtare të Kryqit dhe të Ngjall-
jes duhet të bëhen të njohura në tërë botën:
“Shkoni, pra, dhe mësoni të gjitha kombet”
(Matth. 28:19). Ky mision shumëdimensio-
nal, i është ngarkuar Kishës, Trupit Mistik të
Krishtit, gjatë gjithë shekujve. “Siç më dërgoi
ati, edhe unë ju dërgoj ju”.
Nga ky çast, “Kisha, që është Një, e
Shenjtë, Katholike dhe Apostolike”, së cilës i
takojmë, nuk jeton vetëm për vete. Gjithçka
Një ftesë mahnitëse
(vijon nga faqja 1) që ajo është, që zotëron dhe gjithçka që ofron,
është e destinuar për mbarë njerëzimin, për
lartësimin dhe ripërtëritjen e botës. Kisha
nuk ka të drejtë të bëhet një shoqëri fetare
e mbyllur “shpresëtarësh”, ku, në mënyrë
ekskluzive, vetëm këta i shijojnë dhuratat e
Perëndisë. Ajo mbetet në mënyrë diakro-
nike komuniteti eukaristik i besimtarëve të
Krishtit që, duke rrezatuar dritën e Tij, krem-
ton përvojën e Ngjalljes, të fitores mbi vde-
kjen. Kisha, me anë të kësaj të vërtete, i jep
kuptim jetës së njeriut, e gjallëron dhe e tran-
sformon me liri dhe dashuri.
Të gjitha qelizat e Trupit kishtar, të gjithë
ne besimtarët, ftohemi të marrim pjesë në kë-
të detyrë që na e ka ngarkuar Perëndia, sipas
mundësive, dhuratave dhe kushteve ku je-
tojmë. Tradita ngjallësore për të përçuar fla-
kën e llambadhes paskale edhe te të tjerët, na
rikujton detyrën për të ofruar të vërtetën dhe
shpresën e Krishtit te njerëzit e tjerë.
“Siç më dërgoi ati, edhe unë ju dërgoj ju”.
Lidhëza krahasuese “siç” përcakton mënyrën
dhe moralin e nxënësve të Krishtit në kryerjen
e detyrës sonë, që realizohet, jo me anë të fuqisë
së pushtetit shtetëror ose ekonomik, por me
fuqinë e dashurisë së painteres, të përgjegj-
shmërisë vigjilente, të përulësisë së hijshme.
Vazhdimi i tekstit ungjillor, na zbulon pikërisht
Kisha Orthodhokse nuk synon
ta imponojë këtë të vërtetë…, por
e kthen në festë, e shijon, e jeton dhe
e shpall.
Krishti i Ngjallur … i fton ata në
diçka unikale: të bëhen pjesëma-
rrës në veprën e Tij, në përpjekjen
për sundimin e drejtësisë, pajtimit,
dinjitetit, solidaritetit.
Tradita ngjallësore … na rikuj-
ton detyrën për të ofruar të vërtetën
dhe shpresën e Krishtit te njerëzit e
tjerë.
Ejani të gëzojmë për besimin
tonë në fitoren e drejtësisë mbi pa-
drejtësinë, të së vërtetës mbi gënje-
shtrën, të jetës mbi vdekjen.
këtë burim fuqie: “Edhe si tha këtë, fryu dhe u
thotë atyre: Merrni Shpirtin e Shenjtë”. Do të
bëheni faktorë paqeje, pajtimi dhe solidari-
teti, jo me anë të fuqive tuaja, por me anë të
veprimit të Shpirtit të Shenjtë.
* * *
Veçanërisht në epoka të vështira, si kjo e
sotmja, ku dëshpërimi i thellë dhe shqetësimi
janë përhapur në mbarë shoqërinë dhe ku
zhgënjimi i shtyp zemrat, çdo besimtar ftohet
të marrë mesazhin ngjallësor të gëzimit, të
dashurisë dhe të paqes dhe ta transmetojë
tek ata që ndodhen afër dhe larg tij.
“Ejani të ngazëllohemi më Zotin, i Cili
dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi
gjindjen njerëzore”, psal Kisha jonë.
Ejani të gëzojmë për besimin tonë në fito-
ren e drejtësisë mbi padrejtësinë, të së vërte-
tës mbi gënjeshtrën, të jetës mbi vdekjen.
Ejani të përjetojmë më thellë mesazhin e
Ngjalljes së Krishtit.
Ejani, si gjymtyrë të Kishës, si qeliza të
Trupit Mistik të Krishtit, të marrim pjesë në
veprën e Tij rinovuese, në ofrimin e dashurisë,
të optimizmit dhe frymës krijuese në shoqërinë
tonë.
Krishti u Ngjall!
Me dashuri të tërëshpirtshme më Krishtin,
† Anastasi
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i Gjithë Shqipërisë
Prill 2018

3