EmailFacebookKontakt

Një dhuratë e re për të rinjtë e Mitropolisë së Gjirokastrës: Kryepiskopi Anastas përuroi shkollën e re të mesme të përgjithshme “Frymë Dashurie”

Plot me bekime e dhurata
shpirtërore ishte vizita e Kryepi-
skopit të Tiranës, Durrësit dhe të
Gjithë Shqipërisë, Anastasit, në
Mitropolinë e Hirshme të Gjiroka-
strës, nga 23-25 shtator 2017.
Kulmimi i saj ishte Liturgjia
Hyjnore e së Dielës, 24 shtator, në
Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku
bashkëmeshuan edhe Mitropoliti i
Gjirokastrës, Imzot Dhimitri, si edhe
Mitropoliti i Amantias, Imzot Natha-
naili, që shoqëronte Kryepiskopin,
dhe të gjithë klerikët e kësaj Mitro-
polie . Dhjetëra e qindra besimtarë
nga qyteti i Gjirokastrës, por edhe
enoritë përreth erdhën në këtë ve-
primtari adhuruese për të marrë
bekimet e Kryepiskopit dhe për t’i
shprehur nga afër urime të për-
zemërta për përvjetorin e 25-të të
Fronëzimit, si edhe falënderime për
gjithçka ka bërë dhe në mënyrë të
vazhdueshme bën mes sakrificash
vetëmohuese për përparimin e gjith-
anshëm të Kishës e shoqërisë sonë.
Atmosfera në kishë dhe gjithë
zonën përreth ishte panegjirike dhe
gëzimi i pranisë së Kryepiskopit
ndihej në gjirin e besimtarëve dhe
të komunitetit. Gjatë Liturgjisë
Kryepiskopi dha edhe një mësim
praktik të vyer për ofertën e besim-
tarëve dhe kontributin e tyre për
fuqizimin dhe mbështetjen e ve-
primtarive të Kishës. “Ndoshta
vonuam kur e nisëm rrugëtimin
tonë, sepse të tilla ishin kushtet
historike dhe sidomos vështirësitë
ekonomike të popullit, por tani
është koha që t’i kthehemi traditës
Një dhuratë e re për të rinjtë e Mitropolisë së Gjirokastrës
Kryepiskopi Anastas përuroi shkollën e re
të mesme të përgjithshme“Frymë Dashurie”
së Kishës Orthodhokse. Përditë,
por sidomos të Dielave, besimtari
nuk duhet të vijë duarbosh në Ki-
shë; duhet të ofrojë, të dhurojë pa-
varësisht nga sasia, për të mbështe-
tur njerëzit më të dobët, për të kon-
tribuuar në veprimtarinë arsim-
dashëse të Kishës, në veprimtaritë
për të luftuar skamjen, për të ndih-
muar të sëmurët dhe të pamu-
ndurit. Për të gjitha nevojiten mjete
financiare, të cilat në shekuj i kanë
ofruar bujarisht besimtarët. Këtë
mësim le ta marrin të rinjtë tanë, –
tha Kryepiskopi, duke marrë shkas
edhe nga prania e madhe e të rinjve
dhe nxënësve, – më i përfituar
shpirtërisht del ai që jep sesa ai që
merr. Është një mësim që, nëse i
përmbaheni, do ta ndieni vlerën e
tij gjatë gjithë jetës”.
Në Predikimin e tij mbi Ungjillin
e ditës, Kryepiskopi u foli atërisht
besimtarëve mbi dilemën që për-
mbahej në të, por që është edhe
dilemë sfiduese, që përditë i pa-
rashtrohet edhe çdo njeriu e be-
simtari. Dilema nga të anosh mes
përvojës, imponimeve të saj dhe
porosisë së Perëndisë. Peshkata-
rët-apostuj kishin për të zgjedhur
mes përvojës së tyre si peshkatarë
të regjur, që u thoshte, se përderisa
gjatë gjithë natës, që është koha e
përshtatshme për të kapur peshq,
nuk kishin zënë asgjë, pse duhej në
mes të ditës të hidhnin rrjetat? Dhe,
nga ana tjetër, ai urdhër i Zotit: hi-
dhini rrjetat me besim në fjalën ti-
me. Rezultati është i njohur natyrisht.
(vijon në faqen 2)

Por, për të përjetuar sikundër
apostujt këtë eksperiencë dileme të
bekuar dhe për të zgjedhur jo çka
dikton përvoja, por urdhri i Zotit,
duhet të plotësohen katër para-
kushte: besim në fjalën e Perëndi-
së, bindje pa kushte në dëshirën e
Tij, përulje për të shmangur edhe
shenjën më të vogël të egoizmit, si
dhe guxim për të ndjekur deri në
fund rrugën e Perëndisë.
Kryepiskopi e lidhi gjithë këtë
pjesë nga Ungjilli me përvojën nga
historia 25-vjeçare e rrugëtimit
ngjallësor të Kishës sonë…
Mitropoliti i Gjirokastrës, duke
iu referuar të rinjve të shumtë entu-
ziastë të pranishëm, i kujtoi Kryepi-
skopit se edhe kur nisi përpjekja e
ringritjes së Kishës sonë ishin fëmi-
jët të parët që afroheshin, veçse tani
ka një ndryshim: Gjithë kjo rini e fë-
mijët janë tuajt, Fortlumturi, të shko-
llave të cilat themeloni e i mbani.
Në mjediset e sallës së veprim-
tarive të shkollës 9-vjeçare “Frymë
Dashurie”, vijoi festa e nxënësve
të qendrave tona arsimore, si edhe
pritja e takimi me besimtarët. Krye-
piskopi përsëriti nxitjen e tij të për-
hershme që edhe ky komunitet Or-
thodhoks i Gjirokastrës dhe i eno-
rive përreth të mos jetë i mbyllur e
klub vetëm për vete, por dritare e
hapur për të gjithë shoqërinë, ash-
tu siç duhet të jetë Kisha Ortho-
dhokse, pritëse dhe rrezatuese e
dhuratave të Shpirtit të Shenjtë:
dashurisë, paqes, zemërgjerësisë,
durimit etj.
Kryepiskopi Anastas u takua
edhe me klerikët e Mitropolisë,
shumica e të cilëve janë hirotonisur
prej tij, duke i mbështetur dhe fuqi-
zuar me fjalët e tij atërore në misio-
nin dhe punën e vështirë për gjallëri-
min e enorive dhe komuniteteve
lokale.
Të hënën, 25 shtator, para se
të vazhdonte rrugën drejt Tiranës,
Kryepiskopi Anastas ishte i pra-
nishëm në mjediset e kompleksit
arsimor “Emaus”, ku u bë përurimi
i fillimit të veprimtarisë së shkollës
së mesme të përgjithshme “Frymë
Dashurie”, vijim i asaj 9-vjeçare.
Bëhet fjalë për një dhuratë tjetër
dashurie të Kryepiskopit për të
kontribuuar në punët e arsimit ci-
lësor të brezit tonë të ri.
Shërbesa e Ajazmës u krye në
Paraklisin e Ngjalljes së Krishtit të
kompleksit, ndërsa Kryepiskopi
bashkë me Mitropolitin Dhimitër
prenë shiritin e përurimit. Pas pu-
nëve rikonstruktuese, kompleksi
ofron kushte ideale për shtrirjen e
plotë të procesit mësimor dhe
jashtëshkollor të këtij gjimnazi.
Më pas, në sallën polifunksio-
nale të kompleksit, vijoi veprimtaria
e rastit, ku të pranishëm ishin edhe
Mitropolitët Dhimitër e Nathanail,
Drejtoresha Rajonale e Arsimit,
znj. Lindita Rova, Konsulli i Greqi-
së, z. Vasilios Tolos, kuadro dhe ba-
shkëpunëtorë të Fondacionit “Fry-
më Dashurie”, klerikë, prindër e
banorë të qytetit dhe zonës. Me
fjalë shumë të ngrohta e të përze-
(vijon nga faqja 1) mërta, në emër të nxënësve të parë
dhe stafit pedagogjik të zgjedhur,
drejtori i shkollës, z. Theodhori Qe-
sku, shprehu falënderime për Krye-
piskopin dhe uroi për përvjetorin e
25-të të Fronëzimit, të cilit edhe i
përkushtohet kjo shkollë.
Kryepiskopi Anastas uroi që
shkolla të arrijë rezultatet e synuara
dhe të tregohet e denjë për besimin
që i ka dhënë Kisha dhe komuni-
teti ynë, por edhe të justifikojë
investimin dinjitoz që i është vënë
në dispozicion. Uroi nxënësit në
veçanti që ambienti i tyre të mos
preket kurrë nga mikrobe karakte-
ristike të shoqërive shkollore, siç
janë smira, xhelozia dhe egoizmi,
por përkundrazi, të jenë gjithmonë
faktorë të dashurisë, solidaritetit
dhe garës së shëndoshë. Me fjalë
të përgjithshme, Kryepiskopi nxiti
që edhe kjo shkollë e Fondacionit
“Frymë Dashurie”, themelues dhe
President i të cilit është ai vetë, të
jetë qendër ku të punohet për
dashurinë, të vërtetën dhe të buku-
rën të frymëzuar dhe mbështetur
nga Zoti ynë Jisu Krisht, që është
Dashuria e mishëruar e Perëndisë,
Bukuria e pambarim dhe e përkryer
dhe e Vërteta absolute. Kryepiskopi
përgëzoi stafin pedagogjik që në
një afat kaq të shkurtër ka arritur
që të ketë vijimësi në programin
mësimor dhe ambiente të pajisura
sipas kërkesave bashkëkohore.
Kori i shkollës 9-vjeçare e bëri
akoma më të ngrohtë atmosferën
dhe i dha jetë kompleksit.
Kryepiskopi e të pranishmit vizi-
tuan mjediset e shkollës, klasat,
laboratorët në funksion dhe ato në
ngritje, si edhe bibliotekën.
Orfea Beci

3