Edhe këtë Krishtlindje, për të qenë më afër njerëzve me nevoja
të veçanta, Rinia Orthodhokse “Bij të Dritës” e Tiranës, me bekimin
e Kryepiskopit Anastas, organizoi 2 nisma:
Nisma e parë synoi mbledhjen e fondeve monetare për sigurimin
e një ose më shumë veglave muzikore (fizarmonikë ose organo e
lëvizshme), për t’u përdorur nga nxënësit e Institutit të Fëmijëve që
nuk Shikojnë, në Tiranë. Këtë e kanë kërkuar nga vetë institucioni, si
një mjet i domosdoshëm për nxënësit e qendrës.
Nisma e dytë ishte realizimi i pakove me ushqime, që do t’u
shpërndahen disa familjeve në nevojë me rastin e Krishtlindjes.
Nismat përfundojnë më 18 dhjetor dhe menjëherë do të bëhen
blerjet dhe paketimet e nevojshme, për t’ua dorëzuar përpara festës,
sipas një programi paraprak.