…Kur Kisha Orthodhokse Au-
toqefale e Shqipërisë ishte shpër-
bërë qysh prej 23 vjetësh, auto-
riteti i vetëm kishtar që kishte
kompetencën për të marrë ni-
smën për ringritjen e saj, ishte
Patriarkana Ekumenike e Kon-
standinopojës. Ishte kjo Patri-
arkanë që i kishte dhënë Auto-
qefalinë në vitin 1937 dhe që nga
ana tjetër është përgjegjëse për
Kishat Orthodhokse të ndodhura
në rrethana të vështira – siç kjo gjë
njihet në mënyrë të pandërprerë
nga e tërë bota orthodhokse.
Gjatë periudhës tranzitore
1991-1992, asnjë statut tjetër i
vjetër i Kishës së Shqipërisë nuk
kishte fuqi kanonike. Të vetmet
dokumente që ruanin fuqinë e tyre
kanonike ishin Tomosi Patriarkal
dhe Sinodik mbi Autoqefalinë
dhe Kanonet e Shenjta. Në bazë
të këtyre, u ringrit Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë
në themele kishtare të padisku-
tueshme dhe për këtë arsye njihet
nga të gjitha Kishat Orthodhokse,
nga të gjitha shkollat teologjike
orthodhokse dhe në përgjithësi
nga bota e krishterë.
Zgjedhja e Kryepiskopit, më
24 qershor 1992, ishte, sipas rre-
gullave të Orthodhoksisë, një
fakt i kryer kishtar. Ky akt iu bë i
ditur me Letra zyrtare patriarkale
të gjitha Kishave Orthodhokse
Autoqefale, për të përfshirë në
diptikët e tyre, pas 40 vjetësh
mungese, emrin e Kishës së Shqi-
përisë dhe emrin e Primatit të saj,
i cili po merrte përsipër ringritjen
e saj nga gërmadhat. Procedura
e zgjedhjes u plotësua me për-
caktimin e thirrjes së Kryepisko-
pit të Shqipërisë si “Fortlumturi”,
siç bëhet me patriarkët, përveç atij
ekumenik, dhe me kryetarët e
kishave orthodhokse autoqefale
(nr. proto 1092/24 qershor 1992).
Duhet të rikujtojmë këtu se
edhe Sinodi i parë kanonik i Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë u zgjodh në prill të vitit
1937, në Konstandinopojë, nga
Patriarkana Ekumenike, pa pje-
sëmarrjen më të vogël të faktorë-
ve të tjerë.
Fronëzimi i Kryepiskopit u
krye, pas një sërë negociatash me
autoritetet shqiptare kompetente,
në Kishën Katedrale të Ungji-
llëzimit të Tiranës, më 2 gusht
1992, në prani të të gjithë kle-
rikëve, si edhe laikëve nga të gji-
tha dioqezat e Shqipërisë. Gjatë
Liturgjisë Hyjnore u lexua zyr-
tarisht Letra Patriarkale dhe Si-
nodike (nr. proto 936, 16 korrik
1992), “Drejtuar Klerit dhe po-
pullit të Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë”. Liturgjia Hyjnore, si
edhe ceremonia e thjeshtë e fro-
nëzimit u kryen sipas rregullave…
Marrë nga libri
i Kryepiskopit Anastas
“Ringritja e Kishës
Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë (1991-2012)”
Ngjarje që shënuan
ringritjen kanonike të Kishës sonë