EmailFacebookKontakt

Ngasjet në jetën tonë

«Lundra ishte tani në mes të detit
duke u përpjekur nga valët…» (v.24)
Zoti, pas shumimit të pesë bukëve, i detyroi
nxënësit e Tij “të hyjnë në lundër dhe të shkoj-
në përtej” v.22. Ai, pasi shpërndau turmat, u
ngjit në mal që të lutet. Kur nxënësit u nisën
atë natë me lundër, deti ishte i qetë. Kur ndryshoi
drejtimi i erërave dhe dallgët u bënë shumë të
mëdha, siç bëhen zakonisht në këtë liqen, lundra
filloi të përplasej sa andej-këtej dhe nxënësit u
trembën.
Zoti i paranjihte të gjitha këto. Por i la qëlli-
misht nxënësit e Tij, të ekspozohen ndaj rrezikut,
në mënyrë që të ndiejnë sa pa ndihmë dhe të
dobët ishin pa Atë, dhe të mbështeten në besën
e tyre. Në të gdhirë, Jisui shkoi t’i takonte, duke
ecur mbi ujëra.
I
Kur e panë nxënësit të ecte kështu mbi ujë,
menduan se ishte ndonjë fantazmë. U tronditën
nga frika dhe filluan të bërtisnin! Por menjëherë
Jisui u tha: ”Guxim! Mos u frikësoni! Jam unë!”.
Petroja i tha: Zot, në je ti, urdhëromë të vij
tek ti duke ecur mbi ujëra”. Edhe Ai i tha: –
“Eja”. Kështu, Petroja zbriti nga lundra dhe
filloi të ecte mbi ujë, që të shkonte tek Jisui.
Por, një moment, duke hequr sytë nga Jisui, era
iu duk shumë e fortë, dhe filloi të zhytej. Dhe
atëherë thirri: – “Zot, shpëtomë!”. Menjëherë
Zoti e kapi, duke shtrirë dorën dhe i thotë: – “O
besëpakë! Përse ngurrove?” Dhe sapo ata
hynë në lundër, përnjëherë pushoi era. Dhe ata
që ishin në lundër, vajtën dhe iu falën duke thënë:
– “Me të vërtetë je Bir Perëndie”. Dhe, pasi
kaluan detin, shkuan në Gjenisaret.
Me të vërtetë, sa mësim madhështor është
ky për besimtarët, në mënyrë që të mos dëshpë-
rohen kur ecin në rrugën që u caktoi Zoti; të
besojnë se Ai që i dërgoi në rrugën e tyre, kujde-
set për ta, duke ditur rreziqet që do të takojnë!
Por Perëndia, nuk rend menjëherë në ndih-
më. Provon besën e njeriut të drejtë, siç provohet
ari në zjarr. Kështu vepron Perëndia tek ata që
do. “Sepse Zoti atë që do e mundon, dhe rreh
çdo bir që pret pranë vetes” (Hebrenjtë 12:6).
Dhe, si torturë të fundit, dërgon atë më të ma-
dhen, siç thotë shën Joan Gojarti: “Krishti vuaj-
ti gjatë gjithë jetës së Tij mbi tokë, dhe kur
arriti në fund, në momentin e fitores, vuajti
torturën më të madhe, u kryqëzua dhe u
varros në dhé. Por kjo torturë e madhe, u
kapërcye shpejt dhe pas saj u gdhi dita e
re, dita e fitores me Ngjalljen e Tij” .
Tortura të tilla kaluan më vonë shumë nga
dëshmorët, për besën e tyre. Në fillim torturat
ishin të vogla, por dalëngadalë bëheshim më të
mëdha, shumë më të mëdha, derisa përpara
vdekjes, përballuan martirizimet më të tmerr-
shme, ngasjet më të këqija.
II
Zoti u tha nxënësve të Tij të tronditur:
“Guxim, jam unë, mos u frikësoni” v.27.
Dhembshuria dhe dashuria e Tij, nuk i lë kurrë
vetëm për shumë kohë njerëzit e Tij, në ngasje
të mëdha. “Guxim, jam unë, mos u frikëso-
ni”. Çfarë zë i mrekullueshëm! Çfarë fjalësh
jetëprurëse! Nga ky zë, demonët ikin, sëmundjet
largohen, të vdekurit ngjallen. Nga ky zë, morën
ekzistencë qielli dhe dheu, dielli dhe yjet, engjëjt
dhe njerëzit. Ky zë është burimi i çdo të mire,
jete, shëndeti, urtësie, ngazëllimi.
“Guxim, jam unë!” Nuk mundet çdokush
të dëgjojë këtë zë. E dëgjojnë oshënarët dhe të
drejtët, që durojnë për Krishtin. Nuk e dëgjon
zërin e Krishtit, ai që vuan në përgjithësi. Si mund
ta dëgjojnë të gjithë ata që vuajnë për mëkatet
dhe padrejtësitë e tyre? Do ta dëgjojnë të gjithë
ata, që vuajnë për besimin e tyre tek Ai.
“Gëzohuni se jeni pjesëtarë të pësimeve
të Krishtit, që të gëzoheni duke u ngazëlluar
edhe në zbulimin e lavdisë së tij. Nëse shahe-
ni për emrin e Krishtit, jeni të lumtur; sepse
Shpirti i lavdisë dhe ai i Perëndisë prehet mbi
ju; sipas atyre shahet, po sipas jush lavdë-
rohet. Sepse asnjë prej jush le të mos pësojë
si vrasës, apo si vjedhës, apo si keqbërës, apo
si ndërhyrës në punët e huaja. Dhe në pësoftë
si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të lavdë-
rojë Perëndinë për këtë.” (I Petr. 4:13-16).
III
Kjo pjesë e Ungjillit shtrihet në çdo epokë
dhe në çdo njeri. Mos vallë ne jemi në një situatë
të ndryshme nga ajo e nxënësve? Është karak-
teristike se në gjuhën simbolike të Kishës sonë,
Kisha përngjasohet me një anije, si ato të her-
shmet, me direk Kryqin e Nderuar; me vela,
flladin e Shpirtit të Shenjtë; me spirancë,
shpresën, dhe litar, besën ndaj Krishtit; me
vozitës, Apostujt e shenjtë. Me udhëheqës të
besës sonë, Krishtin, në timonin e anijes. Me
yll polar, Ungjillin e shenjtë. Me destinacion,
limanin e qetë, Mbretërinë e Qiejve. Me breg,
Kanaanin qiellor dhe Jerusalemin e sipërm.
Sepse gjithmonë në këtë botë, Kisha lufton
brenda dallgëve të pabesisë, të dyshimit dhe të
armiqësisë së botës. Por edhe ne, dhe çdo be-
simtar, gjendemi vazhdimisht në një lundër, që
rrihet nga dallgët.
Shën Joan Gojarti vëren: “Me Kishën s’ka
asgjë të ngjashme. Është më e lartë nga qiejt
dhe më e gjerë se dheu” . Dhe siç na siguron
Zoti, “Dyert e hadit nuk do të kenë fuqi
përmbi të” (Matth 16:18). Prandaj, le të kemi
durim, guxim e tolerancë në ngasjet e jetës dhe
rrethanat e vështira. Shikimet tona të drejtohen
te Krishti, pa u shkëputur
, që të ecim mbi dallgët
e jetës, larg të qenit besëpakë dhe të dëshpëruar.
Bashkë me mendimet e besëpakësisë, janë dhe
mendimet e blasfemisë; këto mendime karakte-
rizojnë njerëzit që nuk pranojnë mësimdhënien
e Kishës sonë, dhe mohojnë Misteret e saj. Kë-
tyre mendimeve u përkasin edhe pasionet e
mendjemadhësisë, lakmisë, smirës, paragjykimit,
që ngrihen si mur dhe na ndajnë nga kontakti
me Perëndinë dhe Hirin e Tij. Gjithashtu edhe
pasionet trupore, që na pengojnë të trashëgojmë
Mbretërinë e Perëndisë, sipas apostull Pavlit, i
cili na porosit: “Mos u gënjeni; as të përdalë,
as idhujtarë, as kuro rëshkelës, as të zhbu-
rrëruar, as sodomitë, as vjedhës, as lakmi-
tarë, as pijanecë, as fyes, as rrëmbyes nuk
do të trashëgojnë Mbretërinë e Perëndisë”
(I Korinthianëve 6:9). Ajo që na shpëton nga
të gjitha këto është pendimi dhe jeta shpirtërore
më Krishtin. Pendimi dhe Hiri i Perëndisë djegin
gjembat e pasioneve dhe kultivojnë lulet e
virtyteve.
* * *
Nga thellësitë e shekujve, dëgjohet
inkurajuese jehona e mbretit dhe profetit David:
“Zoti është ndriçimi im dhe shpëtimtari im;
nga kush do të trembem?” (Psalmi 26:1). Dhe
zëri kumbues i shën Siluanit të Malit të Shenjtë,
thotë: “Zoti përdëllyes dëshiron që, shpirti i
cili njohu Krishtin, të mos i trembet asgjëje
tjetër, përveçse mëkatit! Sepse e di që Zoti
na do, dhe përderisa na do, përse të kemi
frikë?” Le të jemi të armatosur me armët
shpirtërore, që të luftojmë ngasjet dhe jo të biem
në përtaci dhe dëshpërim. Le ta kemi të kthyer
fytyrën tonë nga personi i Krishtit, që të mos
zhytemi në detin e ngasjeve të përditshme të
jetës sonë.
Hirësi Ignati
Ngasjet në jetën tonë

3