EmailFacebookKontakt

Nga shkatërrimi i plotë drejt zhvillimit të pashpresuar

Ishte fillimi i vitit 1991 kur Fortlumturia
e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i
Gjithë Shqipërisë, Anastasi, u caktua Ekzark
Patriarkal në Shqipëri. Në një intervistë
ekskluzive me “Albanian Daily News”,
Fortlumturia e Tij zbulon detaje të për-
pjekjes së Tij për të ringjallur Kishën
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
plotësisht të shkatërruar prej vitit 1967
nga regjimi komunist, në këtë vend të
Ballkanit.
“Më së shumti ne mblidheshim në gër-
madhat e kishave, në vende të hapura
poshtë pemëve dhe kudo, në mbarë vendin,
konstatova dëshpërim dhe shpresë”, thotë
Kryepiskopi Anastas, në lidhje me përpjek-
jen sfiduese për zhvillimin e Kishës Ortho-
dhokse të Shqipërisë, për të cilën, siç ai po-
hon, u bë një lypës ndërkombëtar.
“Unë e dija mirë se po lypja për diçka
shumë thelbësore dhe jo për veten time”,
thotë ai, duke shpjeguar se për realizimin e
projekteve të domosdoshme iu desh të rendte
në drejtime të ndryshme për të shpjeguar,
për të bindur dhe për të lypur. “Fola me të
gjithë miqtë e mi në Evropë, Shtetet e
Bashkuara dhe Australi, duke kërkuar
ndihmë nga fondacione dhe individë të
ndryshëm. Lavdi Perëndisë, ndihma erdhi
nga drejtime që nuk i kisha shpresuar
kurrë”, thotë Kryepiskopi Anastas. Ai flet
për dyshimin, veçanërisht për shkak të
origjinës së tij greke, për mundimet, keq-
kuptimet, akuzat dhe shpifjet, me të cilat u
përball gjatë gjithë këtyre viteve. “Në të
gjitha situatat e vështira dhe sfiduese,
streha dhe ngushëllimi ynë është siguria se
“Nëse Perëndia është me ne, kush mund
të jetë kundër nesh?””. Kështu pohon me
vendosmëri Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi
Anastas, në intervistën që vijon:
– “Kisha e ngritur nga gërmadhat”, Intervistë e Fortlumturisë së Tij,
Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit,
dhënë z. Genc Mlloja, në gazetën “Albanian Daily News”
(origjinal në anglisht “Church Raized from the ruins”) –
NGA SHKATËRRIMI I PLOTË
DREJT ZHVILLIMIT TË PASHPRESUAR
(vijon në faqen 6)

Fortlumturia Juaj, si u zgjodhët Primat
i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,
dhe cili ishte reagimi juaj kur feja rilindi në
Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist?
• Reagimi i parë ishte befasimi. Ishte fillimi i
vitit 1991, kur mora një telefonatë nga Pa-
triarkana Ekumenike e Konstandinopojës, që
kishte përgjegjësinë për t’u kujdesur dhe
mbështetur Kishat Orthodhokse në vështirësi,
e cila më kërkoi të isha Ekzark Patriarkal në
Shqipëri. Në atë kohë isha profesor i Histo-
risë së Fesë në Universitetin Kombëtar të
Athinës, Kryepiskop në detyrë në Afrikën
Lindore për organizimin e Hierapostullimit
Orthodhoks dhe moderator (kryetar) i
Komisionit dhe Konferencës për Misionin

Botëror dhe Ungjillëzimin, të Këshillit
Botëror të Kishave (studimet e mia pas-
universitare në Gjermani dhe shkrimet që
vijuan u fokusuan mbi Fetë e botës dhe
Dëshminë e krishterë).
Mbërrita në Tiranë në korrik të vitit 1991.
Pas kontakteve të para me udhëheqjen po-
litike, vizitova qytetet kryesore dhe një numër
të madh fshatrash ku tradicionalisht jetonin
komunitetet orthodhokse. Në shumicën e ra-
steve mblidheshim në gër-
madhat e kishave, në vende
të hapura poshtë pemëve dhe
kudo, në mbarë vendin, vura
re dëshpërim dhe shpresë.
Mesazhi im i parë ishte:
“Guxojmë të shpresojmë.
Perëndia i dashurisë nuk ka
për të na braktisur!”. Fjalët e
para që mësova në shqip –
atëherë isha 62 vjeç, – ishin
përshëndetja paskale: “Krishti
u Ngjall!”. Pozita e Kryepi-
skopit, veçanërisht në rastin e
Shqipërisë, ku Kisha ishte
krejtësisht e shkatërruar, nuk
ishte një fron rehatie, pushteti
dhe lavdie, por një fron shër-
bimi me frymën e Kryqit. Jisu Krishti e
përshkroi mjaft qartë këtë detyrë: “Ai që do
të jetë i pari, duhet të jetë i fundit, dhe shër-
bëtori i të gjithëve”.
Cilët ishin hapat e parë për ringritjen e
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë në atë kohë dhe ku e gjetët forcën
për të kryer misionin tuaj? Cilët ishin mbë-
shtetësit tuaj moralë dhe financiarë?
• Ne nisëm të meshonim, të predikonim dhe
të qarkullonim Shkrimin e Shenjtë dhe Litera-
turën e krishterë në gjuhën shqipe. Organizuam
një komitet, ku merrte pjesë një prift i moshuar
dhe një laik nga çdo rreth për të përfaqësuar
Kishën Orthodhokse në marrëdhëniet publike.
Krijuam një seminar për përgatitjen e klerit
vendas. Meqenëse nuk kishim godinat e ne-
vojshme dhe mjetet për këtë gjë, morëm me
qira një hotel në Durrës dhe e hapëm me shumë
vështirësi Seminarin tonë atje. Pranuam
studentë me kusht që të kishin përfunduar të
paktën arsimin e mesëm. Me hirin e Perëndisë,
gjatë shërbimit tim këtu, kemi shkolluar, do-
rëzuar priftërinj dhe kemi mbështetur në veprën
e tyre më tepër se 160 nënshtetas shqiptarë.
Kur fillova punën këtu, nuk kisha asnjë
premtim, si për mbështetje financiare, ashtu dhe
për njerëz që do të më ndihmonin. E pranova
këtë sfidë me besim spontan te Perëndia dhe
duke iu bindur në mënyrë të pakushtëzuar
Kishës. E vetmja gjë e sigurt nga ana financiare
për mua ishte pensioni nga Universiteti i
Athinës. Për realizimin e projekteve të
nevojshme, duhej të shkoja në drejtime të ndry-
shme: të shpjegoja, të bindja dhe të lypja. Tro-
kita te të gjithë miqtë e mi në Evropë, Shtetet
e Bashkuara dhe Australi, duke kërkuar
mbështetje nga fondacione dhe individë të
ndryshëm. Lavdi Perëndisë, ndihma më erdhi
nga drejtime që nuk i kisha shpresuar. Për hir
të zhvillimit të Kishës Orthodhokse të Shqipë-
risë, unë u bëra një “lypës ndërkombëtar”, por
gjatë kësaj rruge, e dija fare mirë se gjithmonë
lypja për diçka shumë esenciale dhe aspak për
veten time.
Sa i takon pyetjes, “Ku e gjetët forcën për
të kryer misionin tuaj?”, më duhet t’ju kujtoj
se e gjithë jeta ime është bazuar në sigurinë se
Realiteti Suprem në univers është Perëndia i
Dashurisë. Gjithmonë sjell në mendje vargun
e mrekullueshëm të shën Joan Ungjillorit:
“Perëndia është dashuri dhe kush qëndron në
dashuri, rri në Perëndinë dhe Perëndia në
atë”. Dhe jam i bindur se ky përkufizim
rreth Realitetit Suprem është më i rëndë-
sishmi, gjithmonë aktual dhe burim fry-
mëzimi. Sigurisht, unë e di se ka shumë
njerëz që nuk besojnë në Perëndi, ca më
pak në Perëndinë e Dashurisë dhe ndoshta
këta njerëz janë dyshues për keq, kur na
dëgjojnë të flasim rreth bindjeve tona. Res-
pektoj lirinë e tyre për të pasur secili idetë
e tij, por unë nuk resht së frymëzuari prej
besimit tim të krishterë, prej sigurisë së
pranisë së Krishtit në çdo
hap të përpjekjeve to-
na. Besoj me gjithë zemër se
gjëja më e rëndësishme që ne
mund të ofrojmë dhe të pro-
vojmë në këtë jetë është
dashuria. Se përpjekja më
esenciale e Kishës është të
jetë një punishte e dashurisë
që rrezaton dashurinë e
Perëndisë.
Gjatë gjithë këtyre viteve
jemi përballur shumë herë me
dyshime (veçanërisht për
shkak të origjinës sime gre-
ke), me sprova, keqkuptime,
akuza dhe shpifje. Në të
gjitha situatat e vështira dhe
sfiduese streha dhe ngushëllimi ynë ka qenë
dhe është siguria se “Nëse Perëndia është me
ne, kush është kundër nesh?” dhe në mënyrë
të veçantë eksperienca e apostull Pavlit, sipas
të cilit: “Mund t’i bëj të gjitha me anë të Krishtit
që më fal fuqi”. Unë e kuptoj se kjo gjuhë,
për njerëz që kanë bindje të ndryshme
fetare, është e huaj. I përmend këto për
të dëshmuar se ka një fushë të besimit dhe
të përvojës, e cila na fal fuqinë shpirtërore
për të kapërcyer pengesa dhe spro-
va. Besimi dhe lutja mbeten fuqia e fshehtë e
çdo njeriu që përpiqet të ketë një marrëdhënie
me Perëndinë dhe të shërbejë. Në këto
përpjekje, nuk isha i vetëm; gjatë 25 viteve
kam pasur bashkëpunëtorë të mrekullueshëm,
pjesa më e madhe e tyre vendas, por edhe
nga 4-5 klerikë të huaj dhe 5-8 laikë të ardhur
nga vende të tjera, njerëz me frymë dashurie
dhe sakrifice.
NGA SHKATËRRIMI I PLOTË
DREJT ZHVILLIMIT TË PASHPRESUAR
(vijon nga faqja 5)

Është një fakt i rëndësishëm historik se
në vitin 1912, me krijimin e shtetit shqiptar,
nisi një fazë e re për Kishën Orthodhokse.
Ardhja e pavarësisë politike solli kërkesa
të përsëritura për pavarësinë e të gjitha
komuniteteve fetare nga qendrat e tyre në
vendet e tjera. Si e konsideroni atë peri-
udhë?
• Ky ishte një synim i natyrshëm (meqenëse
shtetet e tjera ballkanike e kishin marrë Auto-
qefalinë prej Patriarkanës Ekumenike).
Gjithashtu ishte e domosdoshme që autoqefalia
të realizohej nëpërmjet Traditës dhe procedu-
rës së duhur kishtare. Gjithashtu duhej të ruhej
identiteti global kishtar si një gjymtyrë e Ortho-
dhoksisë dhe shprehja ven-
dore brenda Shtetit shqiptar.
Zgjidhja u realizua më në
fund pas një marrëveshjeje
të ndërsjellë midis Patriar-
kanës Ekumenike dhe auto-
riteteve shqiptare me ofrimin
kanonik të Autoqefalisë në
prill të vitit 1937. Ashtu siç
shkruhet qartazi në nenin e
parë të Statutit të saj: “Kisha
Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë, që ka si theme-
lues dhe Krye të saj Zotin
dhe Perëndinë tonë Jisu
Krisht, është institucion hyj-
nor si prania dhe shfaqja në
vend e Një Kishe të Shenjtë
Katholike dhe Apostolike, e
bashkuar në mënyrë të pandashme me
Patriarkanën Ekumenike, me të gjitha Kishat
simotra Autoqefale dhe ruan të paluajtshme
burimet e besimit, d.m.th. Shkrimin e Shenjtë
dhe Traditën e Shenjtë, si dhe Kanonet e
Shenjta apostolike e sinodike”.
Në Traditën Orthodhokse, ne kemi një si-
stem sinodial: asnjë Kishë “Autoqefale” nuk
është e pavarur në kuptimin e një institucioni
shekullar. Ekzistojnë shumë marrëdhënie të
brendshme të vazhdueshme dhe ndërvarësi. Siç
u theksua edhe në Sinodin e Shenjtë dhe të
Madh të Orthodhoksisë në Kretë, më 2016,
“Kishat Orthodhokse Autoqefale nuk përbëjnë
një federatë Kishash, por Një Kishë, të Shenj-
të, Katholike dhe Apostolike. Çdo Kishë lo-
kale ndërsa ofron Eukaristinë e Shenjtë, është
prania lokale dhe shfaqja e Një Kishe, të Shenj-
të, Katholike dhe Apostolike”. ”Uniteti i Ki-
shës Orthodhokse bazohet në radhë të pa-
rë në Eukaristinë dhe në vijimësinë e pa-
ndërprerë apostolike të episkopëve të saj”.
Në këtë kornizë theologjike ringritja
e Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, pas shkatërrimit të saj të plotë
të kryer nga sistemi ateist, ishte e domos-
doshme të bëhej sipas traditës orthodho-
kse. Patriarkana Ekumenike, që i dha
Autoqefalinë Kishës së Shqipërisë, mori
iniciativën e ringritjes së Kishës së shka-
tërruar. Çdo gjë është bërë sipas rregullit
të saktë kishtar; ky fakt njihet jo vetëm
në qarqet orthodhokse, por përgjithësisht
në botën e krishterë.
Në nëntor të vitit 1967, Shqipëria u
shpall shtet ateist – i vetmi i këtij lloji në
botë dhe në histori. Në këtë shtet, të gjitha
format e shprehjes fetare ishin të ndaluara
me kushtetutë. Qindra kisha u shkatërruan
dhe shumë prej tyre iu ndryshua desti-
nacioni. Si e patë atë kohë të vështirë që
kaloi populli shqiptar? Cilat janë disa nga
përpjekjet dhe arritjet në punën tuaj për
ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë?
• Para se të vija këtu, ndiqja me dhimbje
dhe shqetësim të madh persekutimin e
tmerrshëm ateist në Shqipëri. Shkatërrimi, jo
vetëm i ndërtesave fetare, por edhe i besimit
në shpirtrat e njerëzve, ishte padrejtësia më e
tmerrshme. Çrrënjosja e besimit fetar nga
ndërgjegjja e popullit ishte me të vërtetë
një krim kundër njerëzimit. Por brenda me-
je ruaja sigurinë se Perëndia do të bënte
mrekullinë e lirisë fetare, që do t’i dhuro-
hej përsëri Shqipërisë.
Sa i takon përpjekjes sime, dua të shtoj në
lidhje me ato që përmenda më lart rreth për-
gatitjes së qytetarëve të Shqipërisë për shër-
bimin ndaj Kishës, se në vitet pasardhëse ne
ngritëm Akademinë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit” në Durrës dhe dy shkolla të mesme
kishtare me emrin “Kryqi i Nderuar”, si edhe
një shkollë të muzikës bizantine, të gjitha me
konvikt. Një prioritet kryesor, sipas stan-
dardeve të Orthodhoksisë, ishte krijimi dhe
zhvillimi i Sinodit të Shenjtë. Sot Sinodi
përbëhet nga Kryepiskopi, gjashtë mitropolitë
dhe një episkop. Dy hapa të tjerë të rë-
ndësishëm ishin hartimi i Statutit të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe
Marrëveshja me Qeverinë e Shqipërisë, që u
bë ligji nr. 10057 dt. 22. 2. 2009, të cilat për-
bëjnë dokumentet legale bazë të Kishës sonë.
Gjatë kësaj periudhe
ne arritëm të ndërtojmë
më shumë se 150 kisha të
reja, të mëdha e të vogla,
restauruam mbi 60 kisha
e manastire-monumente
kulture dhe mbi 160 kisha
ekzistuese. Gjithashtu ja-
në ngritur, blerë dhe ri-
konstruktuar më shumë se
70 godina për kopshte,
shkolla, qendra rinore,
qendra shëndetësore, seli
metropolitane, shtëpi prit-
jeje, punishte, mensa për
të varfrit etj. E gjithë vepra
ndërtuese arrin në mbi
450 objekte. Janë botuar
me dhjetëra libra teolo-
gjikë dhe shpirtërorë së bashku me periodikë
të ndryshëm; Kisha Orthodhokse ka shtyp-
shkronjën e saj. Janë formuar lidhjet rinore,
lidhjet e grave dhe të intelektualëve; si edhe
një stacion radiofonik, për të zhvilluar më tej
jetën dhe dëshminë e krishterë.
Gjatë këtyre viteve një çështje primare ishte
sigurimi i vazhdimësisë financiare për të gjitha
përpjekjet në të ardhmen. Kjo ëndërr ishte më
e vështirë për t’u realizuar. Me fuqinë e Perën-
disë, në vitin 2016 arritëm të ndërtojmë një hi-
drocentral afër Librazhdit. Ky projekt pati
katër parametra kryesorë: plotëson të gjitha
standardet mjedisore, përdor vetëm burime
energjie të rinovueshme, ndihmon në zhvillimin
e infrastrukturës së Shqipërisë, duke kontri-
buuar në shtimin e energjisë që disponon vendi
dhe ka një perspektivë të qartë sociale: të
ardhurat e përftuara nga kjo vepër do të mu-
ndësojnë vazhdimin e veprës sonë shpirtërore,
filantropike, edukuese dhe sociale.
(vijon në faqen 8)

Përveç fesë, a u përfshitë në projekte të
tjera për të mbështetur njerëzit e zakon-
shëm, gjendja e të cilëve ishte e vështirë në
atë kohë?
• Gjatë periudhave të vështira që kaloi vendi
(1992, 1994, 1997 etj.), ne u përpoqëm të
lehtësonim gjendjen e popullit që vuante.
Ofruam një ndihmë të gjerë humanitare, duke
siguruar e shpërndarë mijëra tonë ushqime, rro-
ba e medikamente. Një rëndësi të veçantë i
kemi kushtuar edukimit të përgjithshëm, që
evidentohet me ngritjen e rreth 30 shkollave
në të gjitha nivelet: kopshte, shkolla fillore e të
mesme, Institute të Formimit Teknik dhe një
Kolegj universitar (Kolegji universitar
“Logos”). Gjatë këtyre viteve kemi ofruar mbi
30.000 bursa dhe kemi ndihmuar mbi 11.000
fëmijë e studentë në shkollimin e tyre.
Në fushën e shëndetësisë, Qendra jonë
Mjekësore Diagnostike “Ungjillëzimi”, në
Tiranë, ofron shërbime të kujdesit shëndetësor
me kontributin e mjekëve të njohur dhe të
pajisjeve mjekësore moderne. Gjatë 17 viteve
të funksionimit të saj janë kryer më tepër se 2
milionë vizita dhe miliona analiza. Në disa
qytete dhe në fshatra janë organizuar
programe të tjera mjekësore në shërbim
të banorëve. Gjithashtu kemi zhvilluar dhe
mbështetur një numër të madh programesh
sociale, ku përfshihen edhe projekte zhvi-
llimi në zona malore.
Një përpjekje shumë e rëndësishme u bë
në vitin 1999, kur mijëra refugjatë nga Kosova
mbërritën në Shqipëri. Kisha jonë, në ba-
shkëpunim me Kishat e tjera evropiane,
ndihmoi dhe strehoi mbi 33.000 refugjatë.
Këto janë një pjesë e vogël e përpjekjeve kon-
krete që kemi realizuar, por në këtë intervistë
nuk është e mundur të hyjmë në më shumë
detaje (informacion shtesë mund të gjendet në
faqen tonë të internetit:
www. orthodoxalba-
nia.org, si dhe në botime të tjera të rëndësishme
të Kishës).
Mbi 800 persona janë punësuar nëpër
departamente të ndryshme, fondacione dhe
institucione të krijuara nga Kisha, dhe kanë pu-
nuar gjatë gjithë këtyre viteve; duke i shtuar
kësaj shifre edhe numrin e madh të punonjësve
të kompanive të ndërtimit, të cilat kanë punuar
në shumë projekte të ndryshme të Kishës gjatë
25 viteve. Këto shifra flasin sadopak rreth
kontributit social dhe financiar të Kishës për
zhvillimin e vendit. Përmbledhtazi, Kisha jonë
ka kontribuuar në mënyrë substanciale për
rindërtimin dhe zhvillimin social e shpirtëror
të Shqipërisë.
Cilat janë lidhjet dhe bashkëpunimi i
Kishës Orthodhokse të Shqipërisë në
nivelin ndërkombëtar?
• Ne marrim pjesë me të drejta të plota
në të gjitha aktivitetet e Kishave Ortho-
dhokse. Vitet e fundit, Kontributi i Kishës
sonë ka qenë shumë i rëndësishëm në
“Sinakset” – Mbledhjet e Primatëve të
Kishave Orthodhokse dhe veçanërisht në
Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të Ortho-
dhoksisë në Kretë, qershor 2016. Kisha
jonë është gjithashtu anëtare e Konferen-
cës së Kishave Evropiane (Gjenevë), e
Këshillit Botëror të Kishave (Gjenevë), si
edhe e Konferencës Botërore Ndërfetare
“Fetë për Paqen” (Nju-Jork). Është fakt i
njohur se në të gjitha këto organizata
ndërkombëtare, ne patëm një pjesëmarrje
aktive (në Konferencën e Kishave Evro-
piane kam qenë zëvendëspresident, në
Këshillin Botëror të Kishave president
dhe në Fetë për Paqe president nderi i
kësaj organizate ndërfetare).
Shqipëria është vlerësuar për harmoninë
fetare në vend. Si e konsideroni këtë fakt
dhe cili është roli juaj në këtë përpjekje?
• Edhe para se të vija në Shqipëri, isha
anëtar i “Grupit Theologjik të Punës për Dialog
me Njerëz të Feve dhe Ideologjive të Tjera”,
të Këshillit Botëror të Kishave. Këtu në Shqi-
përi, ne jemi në një “dialog jete” të vazhdue-
shëm, me respekt të thellë për çdo person
njerëzor pavarësisht bindjeve të tij fetare apo
se çfarë idesh filozofike ose bindje ka. Që në
vitin e parë ne punuam për marrëdhënie të për-
zemërta midis kryetarëve të Komuniteteve të
ndryshme fetare. Morëm iniciativën për krijimin
e Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale. Gjitha-
shtu, kemi krijuar Këshillin Ndërfetar të
Shqipërisë dhe jemi bërë anëtarë të Kon-
ferencës Botërore të Feve për Paqen. Në për-
gjithësi, jemi përpjekur për promovimin jo
vetëm të tolerancës, por edhe të bashkëpunimit
vëllazëror dhe të bashkëjetesës harmonike. Ky
fakt është njohur publikisht prej autoriteteve
shtetërore. Harmonia fetare në Shqipëri
është një fryt konkret i përpjekjeve të ndër-
gjegjshme dhe të zellshme nga të gjitha ko-
munitetet fetare gjatë gjithë këtyre viteve
dhe duhet të vazhdojë të jetë një aset i vyer
shpirtëror i shoqërisë shqiptare.
(vijon nga faqja 7)

3