“Duke përballuar shumë sprova dhe beteja në fillim të
shekullit të kaluar, prifti i ri Theofan Stilian Noli, që më pas
u bë një hierark me talente dhe dhurata të shumëllojshme,
ofroi lidershipin e nevojshëm e të përshtatshëm për të kriju-
ar enorinë e parë shqiptare në Amerikë. Kjo enori e Bostonit
u bë shtysë për një arkidioqezë të gjerë.
Episkopi Theofan, nuk e kufizoi kontributin e tij të
jashtëzakonshëm për Orthodhoksët e Amerikës, krijimta-
ria e tij, aftësitë intelektuale dhe të gjithanshme ndikuan
fuqishëm shqiptarët Orthodhoksë në atdheun e tij. Ai ishte
personalitet që jetonte me shqetësimet e kohës, shumë i
ndjeshëm për problemet botërore, për drejtësi shoqërore,
me interes të madh për njerëzit në nevojë; një person dinamik,
me horizont të gjerë, ide krijuese dhe nisma të guximshme
për përparimin e popullit.”
Nga përshëndetja e Kryepiskopit Anastas
në 100-vjetorin e krijimit të Kishës Orthodhokse
Shqiptare në Amerikë