EmailFacebookKontakt

Nga përshëndetja e Episkopit të Filomilit, Ilias, me rastin e 20-vjetorit të Seminarit Orthodhoks

Përballë rrethanave të vështira, me bashkëpunëtorë të paktë në numër, me mjete të
kufizuara dhe të ardhme të pasigurt, pasardhësi i apostujve dhe i dërguari Ekzark i Kishës
Mëmë të Kostandinopojës, Hirësia e Tij, Imzot Anastasi, i armatosur me besimin e tij të
thellë, i pajisur me dashurinë për Jisunë, Shpëtimtarin, dhe i zhvilluar nga zhytja e qenies së
tij në fjalët e Biblës së Zotit Krisht, iu përvesh punës misionare dhe pa ndrojtje mbolli farën
e seminarit në plazhin e Durrësit, që sot lulëzon si një Akademi në kodrën e Shën Vlashit.
Historia e Akademisë bashkëshkruhet me veprimtarinë e shumanshme të Kryepiskopit
Anastas.
Kur mendoj për ardhjen time për herë të parë në Shqipëri në vitin 1992 edhe shërbimin
tim si drejtor i Seminarit, atëherë strehuar në kampin e punëtorëve dhe e krahasoj me vizitën
e fundit në shtator të 2011, në ambientin e mrekullueshëm të Shën Vlashit, përkulem përpara
çudirave hyjnore, duke parë me sy ndryshimet dhe zhvillimet të realizuara me mundime,
sakrifica dhe punët e njerëzve të ndryshëm që kanë treguar dhe po vazhdojnë të tregojnë
dashurinë dhe devotshmërinë e tyre ndaj Zotit dhe Kishës së Tij të shenjtë në Shqipëri.
Nga përshendetja e Episkopit të Filomilit, Ilias, me rastin e 20-vjetorit të Seminarit Orthodhoks

3