EmailFacebookKontakt

Nga kremtimi me madhështi i Pashkës në Kryepiskopatë

Nga kremtimi me madhështi i Pashkës
në Kryepiskopatë
E kremtja e Pashkës është gjithmonë e tejmbushur me
dritë, të cilën e rrezaton anembanë. Kjo dritë shpërthen
edhe brenda shpirtit tonë, duke na ndihmuar të shpërndajmë
errësirën që na rrethon. Me një dritë të tillë të shkëlqyer
ishte mbushur edhe Pashka e sivjetshme në të gjitha enoritë
e Kryepiskopatës së Shenjtë, pas ditëve të Kreshmës të
mbushura me lutje. Veçanërisht këtë shkëlqim e kanë
shërbesat e Javës së Madhe, që i mbushin kishat ortho-
dhokse si rrallëherë.
Që në hyrjen e Javës së Madhe, e Diela e Dafinave
mblodhi në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë
besimtarë të shumtë. Liturgjia Hyjnore u krye nga
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë,
Fortlumturia e Tij Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i
Amantias, Hirësia e Tij Nathanaili, dhe klerikë të tjerë.
Në fund, Kryepiskopi Anastas u foli besimtarëve për rë-
ndësinë e të kremteve të Javës së Madhe, duke i ftuar ata në një rinovim shpirtëror
gjatë saj, duke marrë pjesë në shërbesa. Po atë ditë, pasdite, Shërbesa e Dhëndrit e
mbushi sërish Katedralen me besimtarë që u mblodhën për të marrë pjesë në rrugën
e Zotit drejt Kryqit dhe Ngjalljes.
E kështu, ditë pas dite, shtohej numri i besimtarëve që mblidheshin në shërbesa,
madje edhe paraditeve, megjithëse ishin ditë pune, shumë prej tyre arrinin që të ishin të
pranishëm në shërbesa, duke sjellë edhe fëmijët me vete.
Një pikë kulmore është gjithmonë e Premtja e Madhe, ku të gjithë vijnë në kishë për
të nderuar Epitafin – Varrin e Zotit dhe, sidomos në pasdite, Shërbesa e Epitafit, që
mbushi me besimtarë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Natën e Ngjalljes, të shtunën në darkë, mijëra besimtarë u mblodhën në Katedralen
“Ngjallja e Krishtit”, për të marrë dritën që nuk perëndon dhe për ta çuar atë në shtëpitë
e tyre, për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe për të dëgjuar Mesazhin paskal të
Kryepiskopit Anastas, të cilin po e botojmë të plotë.
Të nesërmen, në Selinë e Sinodit të shenjtë, Fortlumturia e Tij dhe anëtarë të Sinodit
pritën besimtarë dhe personalitete orthodhokse. Erdhën për të uruar edhe Kryetari i
Kuvendit, z. Ilir Meta; Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha; Ministrja e
Mirëqenies Sociale, znj. Olta Xhaçka; z. Gramoz Ruçi; z. Vangjel Dule; Kryetari i
Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; kryetarë e përfaqësues të komuniteteve të tjera
fetare, ambasadorë e diplomatë etj.

3