Nga jeta
e shenjtit martir
dhe apostullit
të vërtetë,
shën Kozma Etolosit
(Siç na e përshkruan shën Nikodhimi
në Martirologun e ri të tij)
“Si një yll u shfaqe në këtë jetë, o Kozma,
dhe botës, me fjal’ e me gjak, i dhe dritë”
Ai, qëishte me të vërtetë njeri i Zotit, mësue-
si dhe përhapësi i Ungjillit të shenjtë, Kozmai,
rridhte nga një fshat 1 vogël i Etolisé që quhej
Mega Dhendro. Ishte bir prindërish që e dëgjonin
fjalën e Zotit, të cilët e mëkuan dhe e edukuan
“me mësimet dhe këshillat e të Plotfuqishmit”,
siç shkruan apostulli. Kurishte njëzet vjeç, ndo-
shta dhe pak më irritur, filloi të merrte mësimet
e para nga hierodhjakoni Anania Dervisani. Por
meqë në atë kohë u hap në Malin e Shenjtë
shkolla e Vatopedit, që bëri shpejt emër, ai shkoi
aty me shumë moshatarë të tij… Por, ndërsa
bënte pjesë në klasën e laikëve, dukej i stolisur
me thjeshtësinë e klasës së murgjve dhe përpiqej
e ushtrohej vetë për t’ u bërë 1 denjë 1 kësaj klase.
Kur ajo shkollë e famshme u shkretua përsëri
pas ikjes së mësuesve dhe u katandis në gjen-
djen e mëparshme, atëherë dhe i ndritun Kosta
u largua prej aty në Manastirin e Shenjtë të Filo-
theut, ku veshi shpejt rrobën e murgut dhe i hyri
me shumë dëshirë mundimeve të jetës murgë-
rore. Pas kësaj, meqenëse manastiri kishte ne-
vojë për prift, i nxitur e i lutur nga etërit u dorëzua
hieromonak. Qysh kur ishte laik, ai digjej nga
dëshira të ndihmonte vëllezërit e krishterë me
dituritë e tij. Shumë herë thoshte se vëllezërit
tanë të krishterë kanë shumë nevojë për fjalën
e Zotit dhe se ata që fitojnë dije, kanë për detyrë
të mos vrapojnë në shtëpitë e arkondéve dhe
në oborret e të mëdhenjve, ku i bëjnë të pavlef-
shme dituritë e tyre me mendimin të fitojnë pa-
suri dhe ofiqe, por duhet, sidomos, të mësojnë
njerëzit e thjeshtë, të cilët jetojnë në padituri dhe
mungesë të madhe qytetarie.
Megjithëse kishte një dëshirë aq të madhe e
një zell i fuqishëm digjte shpirtin e tij të shenjtë
për të ndihmuar të shumtët, përsëri nuk guxoi të
ndërmerrte vetë ai misionin apostolik, pa kup-
tuar më parë vullnetin e Zotit. Ai, njeni 1 thjeshtë
ei virtytshëm, e mendonte sa gjë e vështirë dhe
e madhe ishte të bëheshe përhapës 1 fjalës së
Tij. Kështu, duke dashur të saktësonte ishte a
s’ishte kjo gjë në dëshirën e Zotit, hapi Shkrimin
e Shenjtë dhe – çfarë çudiel – u ndodh përpara
noe
shprehjes së apostullit që thotë: “Le të mos pér-
piqemi vetëm për interesin tonë, por edhe për
interesin e vëllait tonë …”.
Pasi mori vesh, pra, këtë gjë nga fjala e Zotit
dhe pasi ua shfaqi qëllimin e vet edhe etërve të
tjerë kishtarë, duke marrë dhe pëlqimin e tyre,
shkoi në Konstandinopojë për t’u takuar me të
vëllanë, dhaskalin Krisanth. Ai 1 mësoi edhe disa
gjëra prej artit të gojëtarisë që të kishte dhe një-
farë metode në fjalët që do të mbante. Të njëjtin
mendim ua shfaqi dhe priftërinjve e dhaskalë-
ve të atyshëm, të cilët e nxitën në këtë vepër të
shenjtë. Mori dhe leje me shkrim nga Patriarku
i atëhershëm, Serafimi, me origjinë nga Delvina,
dhe kështu nisi fatlumi të përhapte Ungjillin e
Mbretërisë së Shenjtë…
… Kudo që shkonte e ndiqnin pas dyzet den
pesëdhjetë priftërinj. Kur shkonte nga një qytet
në tjetrin, u çonte fjalë besimtarëve të krishterë
të rrëfeheshin, të agjëronin dhe ta kalonin gji-
thë natën duke u lutur nën dritën e qirinjve. Për
këtë qëllim kishte përgatitur disa kasa druri dhe
çdonjëra merrte njëqind qirinj qëi shkrinte dhe
merrte me vete. Pastaj u ndante të gjithëve qirinj
falas, vinte priftërinjtë dhe lexonin Efqelinë e
Shenjtë. Besimtarët lyheshin me vajin hyjnor dhe
më pas ai mbante fjalën e Zotit. Meqë 1 shkonin
pas shumë njerëz, dy a tre mijë, jepte porosi
qysh në darkë dhe bënin gati shumë thasë me
bukë dhe kazanë me grurë të zier. Pastaj 1
nxirrnin jashtë në rrugë, aty ku do të kalonte
populli, dhe të gjithë mermin bukë e grurë, du-
ke falur të gjallë e të vdekur.
Me shën Kozmain Zoti bëri çudi të mëdha
edhe në Shqipëri, ashtu si dhe në vende të tjera.
Agallarët e Filatit shkuan të shihnin shenjtin
dhe të dëgjonin fjalët e tij. Meqë ishte verë, u
shtrinë dhe fjetën jashtë në fushë. Për një çast,
në errësirën e thellë të natës, panë një dritë
qiellore si re, që mbulonte vendin ku rrinte shenj-
ti dhe këtë ua treguan të krishterëve. Në më-
ngjes kërkuan që vetë sheniti t’u jepte uratën e
tij me gjithë shpirt dhe jo vetëm me fjalë.
Në vendin e quajtur Lëkurës, afër Fanarit,
një turk pa kryqin që pati lënë aty shenjti siç e
kishte zakon, e lëvizi nga vendi ku ishte dhe po
e çonte në shtëpinë e vet, që të bënte dy dërrasa
për krevatin. Por menjëherë – çfarë çudiel –
ndodhi një si tërmet i fuqishëm dhe, duke mos
mundur të qëndronte më këmbë, ai ra përtokë e
përpëlitej, shkumonte e kërciste dhëmbët si 1
çmendur. Kjo vazhdoi gjatë dhe, pasi erdhi në
vete 1 ndihmuar nga dy kalimtarë, kuptoi se ki-
shte rënë mbi të zemërimi hyjnor, ngaqë guxoi
dhe hoqi kryqin nga vendi ku ishte. Kështu, vetë
al e shpuri dhe e vendosi kryqin përsëri në ve-
ndin e vet, aty ku ishte më parë. Shkonte çdo
ditë dhe e puthte me përkushtim të madh…
Shenjti arriti t’i bindte me fjalët e tij gratë që
mbanin stoli, që t’i hiqnin të gjitha. Një grua e
pasur nga Korça kishte një fëmijë, të cilin e
stoliste me monedha floriri dhe stoli të tjera të
tepërta. Këtë grua shenjti e këshilloi shumë he-
rë t’ua ndante stolitë fëmijëve të varfër po qe
se donte të jetonte edhe biri. Por ajo nuk e dë-
gjoi. Më në fund i tha se, po të mos 1 hiqte stolitë
nga fëmija, do ta humbiste shpejt. Gruaja përsëri
nuk u bind, ditën tjetër e gjeti të birin të vdekur
në shtrat dhe e kuptoi se Zoti e ndëshkoi për
mosbindjen e saj.
Shenjti, kudo që shkonte, i mësonte të kri-
shterët të mos bënin shitblerje të dielave, as pu-
në të tjera, por të shkonin në kisha për të ndje-
kur Meshën e Shenjtë dhe fjalën e Zotit. Kush
nuk bindej, do të merrte dënimin e Zotit.
Shën Kozmai thoshte shumë herë se Vetë
Jisu Krishti e thirri për të shpallur Ungjillin dhe
se nga dashuria për Të ai do të flijohej…