EmailFacebookKontakt

Në vitin jubilar të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe arbërorët përmes burimeve agjiologjike

Në periudhën e Mesjetës, gjithë
kultura materiale e shpirtërore,
psikologjia dhe virtytet që i mbarti
populli ynë, në thelb konsistonin
në kultivimin e jetës shpirtërore
dhe adhuruese. Me të drejtë aka-
demikët shqiptarë si Aleks Buda
dhe Myzafer Korkuti, e cilësuan
Krishterimin faktor kryesor të
formimit të kombësisë arbërore .
Prandaj mendoj se historia e po-
pullit tonë nëse nuk renditet dhe
konsultohet me burimet fetare ose
në rastin tonë, me burimet agjio-
grafike, atëherë e vërteta historike
nuk do të ndriçohet drejt në aspek-
tet e saj.
Si rrjedhim, për historinë e ve-
ndit tonë, paragjykimi i burimeve
agjiografike ose konsiderimi i të
dhënave të tyre, me koeficent të
ulët besueshmërie, që lidhen me
besimin dhe ndikimin e tij në po-
pull, qëndron vetëm në faktin e të
parit të historisë me një sy në një
kohë kur shkencërisht këto buri-
me agjiografike, në disa raste, japin
të dhëna të vlefshme që nuk gje-
Në vitin jubilar të Heroit Kombëtar
Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe arbërorët
përmes burimeve agjiologjike
nden në burim tjetër. Atje vërehen
aspektet reale historike të popu-
llit, dëshmia e besimit dhe shpirti i
tij, të cilat u bënë premisa dhe fry-
mëzimi i rezistencës ndaj çdo pu-
shtuesi.
Ndërsa autorët e huaj që shkru-
an për historinë e vendit tonë iu
referuan të dhënave të burimeve
agjiografike dhe i përdorin ato si
faktorë përcaktues në analizat dhe
deduksionet e tyre për të parë të
vërtetën ballë për ballë. (Shembuj
të të dhënave agjiografike të re-
feruara nga autorë të huaj do të
përmenden në vijim të studimit).
II. Gjergj Kastrioti dhe
familjarët e tij në kontekstin
historik kishtar të shek. XV
a) Përmbajtja e akteve
të Hilandarit
Jetën e Gjergj Kastriot Skë-
nderbeut, studiuesit e ndajnë në dy
periudha studimi. Kufiri ndarës i
tyre është kthimi përfundimtar i
Heroit tonë në vitin 1443 në qytetin
e Krujës. Vështirësitë studimo-
re konsistojnë se historianët dhe
studiuesit e huaj e vendas që stu-
diojnë periudhën e Gjergj Kastrio-
tit, marrin ose jo parasysh pasaktë-
sitë dhe mungesat e të dhënave bu-
rimore të autorëve të mëparshëm
dhe nxjerrin konkluzione të ndry-
shme. Ashtu si te historianët os-
manë, i kopjuan kronikat e më-
parshme osmane dhe ndonjëherë
ndryshuan vitet, gjë që solli te të
gjitha studimet e mëvonshme nga-
tërrim sistematik episodesh dhe
ngjarjesh.
Megjithatë, siç dihet, Gjergj
Kastrioti rridhte nga një familje
që identitet dhe etnitet shpirtëror
të saj kishte Krishterimin e traditës
arbërore, Orthodhoksinë. Kështu,
mbështetur në traditën shpirtërore
dhe familjare të Kastriotëve, Gjergj
Kastrioti lindi orthodhoks. Çështjet
që lidhen me familjen e Gjon Ka-
striotit si feja e tyre, kur u morën
peng ose jo djemtë e Gjon Kastri-
otit, vrasja ose jo e vëllezërve të
Gjergj Kastriotit nga Sulltani etj.,
ndriçohen mjaft, nëse studiuesit
do t’u referohen të dhënave agjio-
grafike.
…Rëndësi të veçantë kanë ak-
tet e Hilandarit, të cilat janë doku-
mentet më të vjetra që përmendin
emrin e Gjergj Kastriotit. Këto do-
kumente agjiografike që lidhen
me historinë e Manastirit dhe të
familjes Kastrioti, përmbajnë të
dhëna të plota për periudhën e rini-
së së Gjergj Kastriotit, sidomos
për aspektin fetar, i cili ndikoi në
qëndrimet e tyre princërore.
Siç dihet, në përmbajtje të Ak-
teve të Hilandarit, Gjon Kastrioti
dhe katër djemtë e tij (Stanisha,
Reposhi, Kostandini, Gjergji) i ja-
pin Manastirit të Hilandarit, dy
fshatra dhe Kishën e Shën Marisë
të krahinës së Pollogut, si metoqe
dhuratë prej tyre. Kurse Akti i dytë
i nënshkruar prej të njëjtëve, bën
fjalë për blerjen e Pirgut të Shën
Gjergjit dhe dhënies së 60 florinjve
nga Gjoni dhe tre djemve të tij.

Akti i parë daton në vitin 1426.
Ndër të tjera, Gjoni shkruan: “unë
mëkatari dhe i pamerituari ..”
dhe “…i dhuruam Manastirit të
shenjtë sipas fuqisë sonë …”.
Këto janë shprehje që tregojnë
shpresëtarinë e tyre. Dhurimi, si-
pas dëshirës dhe fuqisë së tyre,
është vepër e pastër shpirtërore
ndaj manastirit orthodhoks.
Në këtë kohë, manastiri i
Hilandarit arriti në kulmin e tij. Ai
njohu bamirësi nga hegjemonët
serbë Stefan dhe Sava Nemanja,
ndërtues të manastirit me mirati-
min e perandorit të Konstandino-
pojës, Aleksit III, në fund të shek.
XII. Në vitin 1326, Hilandari bleu
manastirin e Shën Nikollës, Skor-
piu, që iu bashkëngjit të parit dhe
më pas, atë të Shën Vasilit, që qu-
hej dhe Manastiri i Pirgut (ose
Manastiri i Kullës). Në vijim Hila-
ndarit iu bashkëngjitën manasti-
ret: i Komitissis, Kalika, Paparkiki,
Omologjitu, Strovileas dhe Shën
Gjergjit.
Ky i fundit na intereson më
tepër, sepse këtë posedoi Gjoni
dhe të tre djemtë kundrejt vlerës
dhuratë (siç shkruhet më poshtë
në akt), blenë Pirgun e Shën Gjer-
gjit. Murgjit e manastirit i shesin
Gjonit dhe djemve, Reposh, Kosta-
ndin dhe Gjergj, këtë manastir të
Shën Gjergjit që quhej nga murgjit
“Pirgu i Shën Gjergjit” dhe më pas
u quajt “Arbanarsk Pirg” (Pirgu i
Shqiptarëve), bashkë me vreshtat
dhe katër adelfatet nga një për çdo
blerës.
Manastiri kishte fshatra metoqe
në varësi të tij, në zonën e Maqe-
donisë, Arbërisë dhe të Dukagjinit.
Vetëm në këtë të fundit kishte 193
fshatra metoqe. Këto më sipër
faktojnë pasurinë e madhe të ma-
nastirit të Hilandarit dhe hedhin
poshtë mendimin se mos ky ma-
nastir kishte nevojë t’ia shiste Gjon
Kastriotit dhe djemve për të për-
fituar ekonomikisht nga nënshkri-
mi në Aktin e Dytë të Hilandarit.
Në përmbajtje të Aktit të Dytë,
i cili pranohet se daton më vonë,
përmendet Gjoni dhe tre djemtë e
tij Reposhi, Konstandini dhe Gjer-
gji, ndërsa djali i madh, Stanishi,
nuk përmendet si në Aktin e Parë.
Në lidhje me këtë, studiuesit ko-
mentojnë se mospërmendja e dja-
lit të madh nga Gjon Kastrioti, është
e lidhur me faktin se në këtë kohë,
ai ishte islamizuar. Prania e djem-
ve në këto vite të nënshkrimit të
akteve te babai i tyre sipas Kristo
Frashërit kuptohet se Skënderbeu
qëndroi “vetëm tre vjet në Aka-
demi Ushtarake”. Si duket, ndë-
rrimi i fesë së Stanishit, shërbeu si
arsye e fortë për Gjon Kastriotin,
që të mos e përfshinte atë në Aktin
e Dytë. Mbi këtë koment, mund të
themi se, ndërrimi i fesë së Sta-
nishës, mjafton për Gjon Kastrio-
tin, që përpara bindjes shpirtërore
të tij dhe murgjve orthodhoksë të
Hilandarit, të mos e vendoste djalin
e tij të madh në blerjen e Pirgut dhe
të ndonjë adelfati.
b) Reposh Kastrioti,
murg apo jo
Reposhi, vëllai i Skënderbeut,
sipas Gjon Muzakës “u bë murg”.
Ai bëri jetë murgu në manastirin e
Hilandarit, aty dhe ku është va-
rrosur. Mirëpo, historiani Kristo
Frashëri, në komentin e tij të kon-
siderueshëm të dy akteve të Hila-
ndarit përmend se Reposhi nuk u
bë murg sepse ishte vetëm Dukë,
komandant i garnizoneve shqip-
tare, në mbrojtje të Hilandarit. Ai
shkruan: “ndryshe blerja e Pirgut
(të Shën Gjergjit) nuk do të kishte
kuptim”, nëse nuk përdorej për
qëllime ushtarake pasi edhe më
vonë ky pirg quhet si Pirgu i Shqip-
tarëve. Këtë interpretim të tij e
mbështesin dhe të tjerë, pasi te
mbishkrimi i varrit të Reposhit,
që ndodhet në kishën qendrore
(Katholikon) të manastirit të Hila-
ndarit, murgjit kanë shkruar për
Reposhin, titullin “Duka i Ilirisë”.
Ky i fundit tregon laicitetin dhe jo
murgërinë e Reposhit, se veshja e
një murgu, sipas komentuesit, ka
si kusht themelor heqjen dorë
nga gjithë titujt zyrtarë e fisni-
kërorë, thotë Kristo Frashëri.
Në fakt, mbishkrimi i varrit të
Reposhit, përveç pjesës që thotë:
Duka i Ilirisë” ka dhe pjesën tje-
tër që nuk përmendet në doku-
ment. I gjithë mbishkrimi shkruan:
“E ndërroi jetën shërbëtori i
Zotit, Reposhi, Duka i Ilirisë ”.
Pjesa “shërbëtori i Zotit”, vërteton
se Muzaka kishte të drejtë. Sepse
kjo frazë shkruhet për murgjit. Po
titulli, përse duhej të vendosej kur
ai ishte bërë murg? Këtu na vjen
në ndihmë Akti i Dytë. Aty për-
mendet se familja Kastrioti për
blerjen dhe bamirësitë do të për-
mendej prej murgjve derisa të
ekzistonte Hilandari. Nuk ka mu-
ndësi që Reposhi të ishte murg dhe
t’u impononte murgjve titullin e
Dukës së Ilirisë. Por ky titull që
përmendet në mbishkrimin e va-
rrit, shkruhet në nderim të tij nga
murgjit që e varrosën.
Kastriotët, si njohës të së kalu-
arës, e njihnin mirë asketizmin
orthodhoks të perandorëve biza-
ntinë, që fundin e jetës së tyre e
jetuan si murgj. Siç bënë Borisi I i
Bullgarisë në shek. IX dhe Stefan
Nemanja (ndërtuesi i parë i mana-
stirit të Hilandarit) dhe më pas djali
i tij po në Athos, në shek. XIII.
Me fjalë të tjera, murgjit hila-
ndariotë, shpresëtarinë e familjes
princërore Kastrioti e përjetësuan
me shitjen e Pirgut të Shën Gjergjit
dhe me varrosjen e murgut Re-
posh, Dukës së Familjes Mbretë-
rore Kastriote. Sipas një versioni
të shkruar në revistën Balkanica,
edhe Gjon Kastrioti u bë murg në
Hilandar në vitin 1437 dhe mori
emrin Joakim.
Për më tepër, le të themi se në
këtë vit, dy djemtë e tij Reposhi
(1431) dhe Kostandini (?) kishin
vdekur. Gjoni tërhiqet në këtë
manastir në fund të jetës për qetë-
si shpirtërore, sipas traditës së
asketizmit lindor. Kjo e fundit
mbështetet edhe tek arsyetimi se:
s’ka kuptim që të blesh Pirgun dhe
adelfatet, që në gjuhën murgëro-
re do të thotë bashkësi murgjish
dhe të paktën të mos e vizitosh ose,
e shumta, të mos murgërohesh,
siç bëri Reposhi dhe ndoshta edhe
Gjon Kastrioti.
Kujtojmë se tradita e popullit
në Shqipëri përmend se Skënder-
beu ka tri varre në vende të ndry-
shme. Kaq thuhet se ka edhe Alek-
sandri i Madh. Kaq ka edhe Shën
Joan Vladimiri, edhe piktori i njo-
hur Konstandin Shpataraku. Ky i
fundit u vra në shek. XVII nga
turqit otomanë. Të krishterët i bënë
tri varre që të mos bënin sakrilegj
në trupin e tij. Këto na çojnë nëpër
mend se trupi i Gjergj Kastriotit
mund të jetë çuar në një vend të
sigurt nga arbërorët, që turqit, të
cilët nuk e kishin në traditë hajma-
linë, të mos e trazonin Gjergjin në
varr. Ndoshta koha prej 10 vitesh
nga varrimi i Skënderbeut deri në
rënien e Lezhës në dorë të otoma-
nëve do të mjaftonte për të ve-
ndosur eshtrat e tij në një vend të
sigurt…
Thoma Shkira,
pedagog në Akademinë Teo-
logjike “Ngjallja e Krishtit”
Pjesë nga referati i mbajtur
në takimet e Lidhjes
së Intelektualëve Orthodhoksë

8