Diakonia Agapes (Shërbimi i
Dashurisë) – Zyra sociale, zhvi-
lluese dhe e emergjencës e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, me mbështetjen financiare
të DORCAS AID International
Albania, që nga muaji shtator 2014
po realizon projektin pilot 1-vje-
çar “Sherbela – risi zhvillimi për
fermerët”, në komunën Sinaballaj,
Rrogozhinë. Një nga partnerët
kryesorë të projektit është dhe
Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve
dhe Kullotave të komunës Sina-
ballaj. Qëllimi i këtij projekti pi-
lot, i cili zbatohet për herë të parë
në këtë komunë, është rritja e të
ardhurave të familjeve të varfra të
saj, duke përdorur teknikat dhe
teknologjitë bashkëkohore të
kultivimit të sherbelës.
Përfituesit e drejtpërdrejtë të
projektit janë 20 familje të varfra
(100 persona) të komunës Sina-
ballaj, ku çdo familje është mbë-
shtetur financiarisht për krijimin
dhe kultivimin e 1 dynym sherbelë.
Projekti është konceptuar në më-
nyrë që përfituesit të jenë kontri-
buues në realizimin e investimit (ku
80% e vlerës së fidanëve u finan-
cua nga projekti, ndërsa 20% u
financua nga përfituesit). Projekti
gjithashtu synon rritjen e kapa-
citeteve të fermerëve në teknikat
dhe praktikat bashkëkohore të
kultivimit të sherbelës dhe mena-
xhimit të fermës; ngritjen e 20 par-
celave të reja me sherbelë; si dhe
rritjen e bashkëpunimit të komu-
nitetit nëpërmjet rritjes së kapaci-
tetit të Shoqatës së Përdorimit të
Pyjeve dhe Kullotave të kësaj
komune.
Aktivitetet e para të organizuara
nga Diakonia Agapes ishin pre-
zantimi i projektit për fermerët në
fshatrat Sinaballaj, Fliballie dhe
Hemenraj të komunës Sinaballaj
dhe shkëmbimi i përvojës me fer-
merë të tjerë të suksesshëm nga
Malësia e Madhe, të cilët tashmë
e kanë shtrirë aktivitetin e tyre
bujqësor kryesisht në kultivimin e
sherbelës. Njëkohësisht u vizituan
prodhues fidanësh, si dhe gru-
mbullues të sherbelës.
Trajnimet teorike dhe demo-
strimet praktike për kultivimin e
sherbelës, dhe asistenca për çdo
fermer nga specialisti i bujqësisë i
zonës, mundësuan aplikimin e
teknikave të reja të kultivimit të
sherbelës, si dhe suksesin e inve-
stimit. Në kuadër të projektit janë
ofruar trajnime për marketingun e
sherbelës dhe si organizohen e
funksionojnë shoqatat me bazë
fermerët dhe shërbimet. Gjatë
kësaj periudhe u përgatitën mate-
riale të ndryshme informative, si
dhe broshura për kultivimin e sher-
belës, parimet e bujqësisë orga-
nike, zinxhiri i tregtimit të bimëve
medicinale etj.
Diakonia Agapes nëpërmjet
këtij projekti synon: inkurajimin e
përdorimit të metodave bashkë-
kohore në bujqësi nëpërmjet kul-
tivimit të sherbelës si një investim
afatgjatë; kontributin në ndryshi-
min e mentalitetit të fermerëve në
lidhje me strukturën e mbjelljes së
tokës, orientimin për kultivimin e
kulturave bujqësore më efektive;
përmirësimin e përdorimit të të
gjitha burimeve të disponueshme
të tokës dhe mbi të gjitha shfrytë-
zimin e sipërfaqeve të braktisura
të tokës në këtë zonë. Ky projekt
njëkohësisht siguron mundësi për
vetëpunësim të fermerëve, veça-
nërisht për gratë dhe të rinjtë.
Suksesi i tij do të motivojë banorët
e zonës për të qëndruar në fshat,
duke krijuar mundësi për të ndër-
tuar aty jetesën e tyre.
Mimoza Bezhani
Në ndihmë të fermerëve të zonave të varfra
Projekte të Zyrës Shërbimi i Dashurisë (DA) të Kishës Orthodhokse