EmailFacebookKontakt

Në ndihmë të banorëve të zonave të përmbytura

Në ndihmë
të banorëve të zonave të përmbytura
Përmbytjet e ditëve të fundit në zonat e Jugut nxitën një garë
solidariteti edhe midis besimtarëve orthodhoksë. Ndihmat e para u
mblodhën në Mitropolinë e Beratit (Berat, Lushnjë, Fier, Vlorë) dhe u
dorëzuan në shtabet e emergjencës në Novoselë e Levan. Por mbledhja
e ndihmave dhe dhurimet u bënë në të gjitha dioqezat orthodhokse.
Kështu, duke u solidarizuar me banorët që ndodhen në këto vështirësi
të mëdha, të gjitha enoritë e Mitropolisë së Beratit u angazhuan për të
mbledhur ndihma ushqimore, veshmbathje etj. U përgatitën 50 pako me
ushqime, si dhe 50 pako me veshmbathje. Zëvendësia e Beratit, përgatiti
50 pako ushqimore gjithashtu dhe zëvendësia e Vlorës përgatiti 50 pako
të tilla. Kontingjenti i mësipërm u dorëzua pranë Shtabit të Emergjencave
Civile pranë komunës Novoselë dhe u erdhi në ndihmë të dëmtuarve në
zonën e Vlorës.
Zëvendësia Fier përgatiti 100 pako ushqimore dhe zëvendësia Lushnjë
përgatiti 90 pako të tilla. E veçantë në zëvendësinë e Lushnjës ishte
kontributi i besimtarëve të enorisë së Ungjillëzimit në Divjakë, familjet e
së cilës përgatitën nga 1 pako ushqimore, gjithsej 40 të tilla, duke lënë në
to dhe nga një shënim. Ky kontingjent u dorëzua pranë Shtabit të

Emergjencave Civile pranë komunës Levan dhe shkoi në ndihmë të të
prekurve në zonën e Fierit.
Një kontigjent i dytë, me sasi ndihmash të tjera, u dorëzua më 11
shkurt, në magazinat e vëna në dispozicion të emergjencave në Tiranë.
Për të përmbyturit, me dhuratat e besimtarëve orthodhoksë, ishin përgatitur
160 pako me ushqime dhe 330 bidonë (7 litërsh) me ujë. Dorëzimin e
bëri Episkopi i Bylisit, Hirësi Asti.
Këto ndihma, si dhe ato të sjella nga Komuniteti Mysliman, u pritën
nga Kryetari i Komitetit të Kulteve z. Ilir Hoxholli, i cili i falënderoi këto
komunitete për mobilizimin dhe mesazhin që përcjellin në këto ditë të
vështira.
Po kështu, në Shtabin e Emergjencave të Fierit u dorëzuan ndihmat
që u mblodhën në Mitropolinë e Korçës, pas thirrjes dhe sensibilizimit që
u bë në të gjitha kishat dhe në televizionin lokal.
Gjithashtu, një ndihmë nga Kisha jonë u dërgua në qytetin e Selenicës.
Pas daljes së Vjosës nga shtrati, u prish stacioni i pompimit dhe qyteti
mbeti pa ujë. Kështu, me kontributin e besimtarëve, u mblodhën 600
bidonë uji 8-litërsh, që u dorëzuan në shtabin e emergjencës.
Procesi i mbledhjes së ndihmave do të vazhdojë edhe në vijim.

3