EmailFacebookKontakt

Në Mitropolinë e Korçës

Në Mitropolinë e Korçës
Në të kremten e Fjetjes së Hyjli-
ndëses, në kishën me të njëjtin emër
në Pogradec Liturgjinë Hyjnore e
drejtoi Mitropoliti i Korçës, Joani.
Në zonën e Korçës, një nga
kremtimet më tradicionale është ai
në manastirin “Fjetja e Shën Ma-
risë”, në Boboshticë. Çdo 15 gusht
në të mblidhen mijëra besimtarë
nga zona, por edhe nga gjithë vendi.
Liturgjia Hyjnore u krye në kishën
e rindërtuar, e cila është drejt mbari-
mit, nga atë Jani, atë Kiçoja etj.

Më 15 gusht, në fshatin Bezhan
të Kolonjës Liturgjia Hyjnore u
krye në kishën “Fjetja e Hyjlindë-
ses”, pas disa kohësh që nuk ishte
bërë për arsye objektive, pasi bano-
rët janë larguar prej vitesh. Ajo u
krye nga Stavrofor Anesti Dhimitri.
E veçanta e këtij viti kishte të bënte
me një organizim të bezhanllinjve,
për t’u rikthyer në vendin nga ku
kanë rrënjët, për të nderuar Nënën
e Zotit tonë Jisu Krisht. Gjithashtu,
me një organizim krejt të tyrin, me
mbështetjen edhe të Mitropolisë së
Shenjtë të Korçës, po ata mbledhin
fonde që do të shkojnë për rikon-
struktimin e kishës, e cila është
riparuar më parë në vitet ‘90.

3