EmailFacebookKontakt

Në Mitropolinë e Gjirokastrës

Në Mitropolinë e Gjirokastrës
Në Mitropolinë e Shenjtë të Gjirokastrës janë të shumta enoritë që
kanë kishat qendrore apo paraklise dhe për më tepër manastire, që nde-
rohen në kujtim të Gjithmonëvirgjrës Mari. Përdëllimtaria e popullit be-
simtar Orthodhoks i ka qëndisur këto kisha me një hijeshi dhe bukuri të
veçantë dhe Hiri i së Tërëshenjtës u jep atmosferën mjaft domëthënëse
shpirtërore. Ai Hir që i mblodhi besimtarët gjatë gjithë periudhës thuajse
dyjavore në Parakliset e përditshme të pasdites si një rast i mirë që kle-
rikët pavarësisht nga mungesat e theksuara, sipas programit që Mitropo-
liti u kishte përgatitur, i vizituan të gjitha enoritë për të përmbushur nevo-
jat adhuruese të besimtarëve.
Të veçanta për nga pjesëmarrja në lutje dhe adhurim, ishin edhe këtë
vit Panegjiret e Fjetjes të së Tërëshenjtës Mari përveçse në qendrat e
rëndësishme urbane: Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Himarë etj., edhe në
ato qendra dhe destinacione historike pelegrinazhi si Manastiri i rikon-
struktuar nga Kryepiskopi Anastas në Kosinë, në Dervician, në Manastirin
e Kamenas në Delvinë, në atë të Soronesë në Sarandë, në Dhivri, por
pas shumë vitesh edhe në Manastirin e Fjetjes në Kakome, duke kapërcyer
vështirësitë e aksesit nga abuzuesit mbi pronat manastiriale.
Mitropoliti i Gjirokastrës celebroi Liturgjinë Hyjnore në Kishën e Shën
Harallambit të Sarandë, duke përkujtuar njëherësh edhe përvjetorin e
Shenjtërimit të saj nga Kryepiskopi Anastas, në vitin 2011. Kujtimin e
Shenjtërimeve që Kryepiskopi ka kryer në periudhën e së Kremtes së
Fjetjes, ndër vite i kujtoi në të njëjtën mënyrë në datën e tyre edhe në
Enori të tjera si në Livadhja, Mesopotam, Këlcyrë.
I veçantë ishte këtë vit edhe meshimi në kishën e rikonstruktuar të
fshatit Peshtan, i cili u krye me fondet e dhëna nga një banor i tij.

3