EmailFacebookKontakt

Në Mitropolinë e Fierit

Në Mitropolinë e Fierit
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, në
datën 15 gusht, e kreu Liturgjinë Hyjnore në manastirin historik të kishës
sonë në Apolloni, i cili mban emrin “Fjetja e Hyjlindëses”. Ai meshoi
bashkë me Mitropolitin e Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Nikollën, dhe kleri-
kë të zonës, në prani të besimtarëve jo vetëm nga Mitropolia e Fierit, por
edhe nga zona të tjera të vendit. Kryepiskopi Anastas mbajti predikimin
e së kremtes, ndërsa Hirësi Nikolla e falënderoi për praninë në këtë të
kremte dhe për veprën e jashtëzakonshme për ringritjen dhe ecurinë e
Kishës sonë.

3